Prof. Dr. Ylli Pango

Arsimi:

  • 1965-1969 : Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Qemal Stafa” – Tiranë
  • 1969-1974 : Student në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Diplomuar për matematikë 5-vjeçar.
  • 1981-1983 : Studime Pasuniversitare në psikologji, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale
  • 1989 : Kurse trajnimi në Psikologji, Itali, (Bari, Romë)
  • 1994-1995 : Studime Pasuniversitare (1-Planifikimi dhe adminstrim i arsimit 2- Psikoterapi – Universiteti i Bostonit. Programi i bursave Humphrey USA, program Profesional dhe Akademik (Programi i Shkëmbimit Fulbright)

Titujt Shkencorë & Eksperiencat Profesionale

1975

Matematikan-(Diplome universitare-Dega matematike 5-vjeçare)

1987

Kandidat i Shkencave Psikologjike

1992

Doktor i Shkencave Psikologjike

1994

Profesor

1976-1983

Lektor në Shkollë të Lartë & Mësues në Shkollë të Mesme

1983

Studiues dhe Shef i Departamentit të Psikologjise dhe Pedagogjisë në Institutin e Studimeve Pedagogjike, Tiranë.

1992-1994

Zëvëndës Ministër i Arsimit

1992-1994

Zëvëndës President i Komisionit të Lartë të Kualifikimit Shkencor, Shqipëri

1997-1999

Lektor, profesor i psikologjisë, Universiteti i Tiranës

1997-1999

Kryetar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar

1999-2005

Dekan i Fakultetit te Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranes

2002

Këshilltar politik i Presidentit të Shqipërisë

2005-2009

Deputet i zgjedhur në zonën nr.38 Tiranë. Anëtar i Parlamentit të Shqipërisë.

2007-2009

Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë

2010-2013

Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit

2013

Lektor Universiteti Europian i Tiranes(UET), Universiteti i Elbasanit, Kolegji Universitar "Dardania" Prishtine-Kosove

2018-Present

Expert - Programme Project Evaluator - EACEA-EUROPEAN COMMISION-Brussels

Publikime

  • Të vegjlit e mit (2024)

  • VIP (2022)

  • Transplanti i Paganinit (2022)

  • Një mal diamanti – Francis Scott Fitzgerald (Përkthim) (2019)

  • Psikologji Shqiptare (2019)

  • Zogu i Zi – Letërsi, Kujtime fëmijënore

  • Vip (Essè) (2010) – 170 faqe

  • Skandal – Ese mbi moralin shqiptar (2010)

  • Psikoterapia – Manual për diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve psikologjike (2004) – 870 faqe

  • Krim – Artikuj dhe Ese (2003) – 130 faqe

  • Prostitucioni – Plagë e hapur e shoqërisë shqiptare (2002)

  • Edukimi qytetar – Edukim për demokraci (1999)

  • Psikologjia sociale (1998) – 300 faqe

  • Amerika (1996) – 200 faqe

  • Rrënoja (1994) – 120 faqe

  • Arsimi i mesëm në Europë (1994) – Bashkëautor, kapitulli “Arsimi i Mesëm në Shqipëri” (Publikim i Këshillit të Europës 1992–1993)

  • Plani i zhvillimit afatmesëm për sektorin e arsimit (1993) – Drejtues i studimit

  • Të fshehtat e kujtesës (1990) – 210 faqe

  • Psikologjia e të menduarit të fëmijës (1987) – 130 faqe

  • Metodat statistikore në psikologji (1985) – 130 faqe

  • Probleme të organizimit dhe metodologjisë së studimeve sociale dhe psikologjike

  • Psikologjia e rinisë shkollore – Artikuj, studime, prezantime

Publikimet e plota

Autobiografi

Autobiografi nga Prof. Dr. Ylli Pango

Jam lindur në Tiranë, në një familje të thjeshtë nëpunësi. Në vitet e para, kam qenë fëmijë i urtë e i tërhequr. Fillova studimet në klasën e parë të shkollës 11 vjecare “Qemal Stafa”. Aso kohe kjo shkollë realizonte 11 vjet shkollim që përfshinte atë elementar, shtatëvjecar e të mesëm. Pas klasës së parë e deri në klasën e 11 të shkollës së mesme, kam qenë fëmijë i dobët, disi anemik e i ndrojtur. Transformimi nga rosak i shëmtuar në mjellmë, të themi:), ka ndodhur në vitin e fundit të shkollës së mesme. Kam qenë nxënës me rezultate të mira në mësime por me prirje të theksuar në fushën e letërsisë. Kam shkruar që në klasën e parë të fillores poezi, tregime të vogla,humor etj. Të drejtën e studimit  që mu dha në 1969 pas mbarimit të maturës, e ndryshova nga letërsi në matematikë pa ndonjë dëshirë të vecantë për këtë të fundit, por vetëm për faktin se ishte hapur dega e Matematikës 5-vjecar.Pozicioni i matematikanit në ndonjë qendër shkencore a industriale në qytet, më dukej shumë më joshës se ai i mësuesit të letërsisë në ndonjë fshat të largët. Ishte koha kur luftohej për një vend në qytet dhe puna e jetesa në fshat gllabëronte vite të tëra të rinisë e periudhës më produktive të jetës. Arrita të fitoj të drejtën e vazhdimit të studimeve në degën e matematikës 5-vjecare, pas vitit të tretë, si rrjedhojë e rezultateve shumë të mira në provimet e viteve të para. Pas mbarimit me rezultate shumë të mira të fakultetit, punova një vit si matematikan në Byronë e Projektimit të Pyjeve në Tiranë (1974-1975) dhe më pas për shkak biografie u transferova në Lushnjë si mësues i matematikës nga viti 1975-1979. Në vitin 1980-1981 punova përsëri si mësues e drejtor shkolle në fshatin e thellë malor Vrap të Tiranës. Nga viti 1981-1982 kreva kursin e psikologjisë e pedagogjisë pranë Universitetit të Tiranës. U riktheva sërish në Vrap e më pas në Mullet të Tiranës si mësues e drejtor i shkollës tetëvjecare.

Në 1984 fillova punë si kërkues shkencor në Institutin e Studimeve Pedagogjike në Tiranë  ku pata dhe gradimin e parë si shef i sektorit të psikologjisë e pedagogjisë dhe fillova botimin e librave të pare. Kësaj periudhe i takojnë librat “Metodat statistikore në studimet psikologjike”,” Psikologjia e të menduarit të fëmijës”,“Të fshehtat e kujtesës” etj.. Në 1986 mu dha grada shkencore “Kandidat i shkencave psikologjike” e më vonë në 1989-1990 titulli "Doktor i shkencave psikologjike". Ishte një periudhë kur kam përpirë së lexuari libra të tërë psikologjie, jam specializuar në Itali e së fundmi kam arritur në pragkolapsin e komunizmit me një bagazh të madh në këtë fushë. Ndërkohë, njëkohësisht gjatë kësaj kohe,për të mos humbur profesionin e pare të matematikanit, për rreth 5 vjet kam dhënë mësim si lektor i matematikës në Fakultetin e Inxhinierisë  të Universitetit të Tiranës, (pedagog i jashtëm). Në fillimet e viteve 90 u aktivizova që në fillim në lëvizjen demokratike, shkruajta pa rreshtur në organet e para opozitare RD e Republika, u përfshiva si politikan në kryesinë e një parite opozitare e për rrjedhojë u emërova zv.ministër i arsimit në qeverinë e parë demokratike. Këtu punova nga viti 1992-1994.Gjatë kësaj kohe vazhdova mësimdhënien në Universitet dhe në vitin 1993 mora edhe titullin e profesorit.

Në vitin 1994 fitova pas konkurimit, bursën qeveritare amerikane Humphrey, pjesë e Fulbright Scholarship Program dhe shkova për studime në Boston-Sh.B.A, ku qëndrova deri në vitin 1996. U ktheva  nga Sh.B.A me diplomën pasuniversitare të firmosur edhe nga presidenti Bill Klinton dhe qëndrova 5 muaj pa punë, ish- zv.ministër me  gradën e doktorit e titullin e profesorit. Në 1996 fillova punën si pedagog i thjeshtë në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. Vazhdova si lektor deri në fund të vitit 1999 e ndërkohë shkrova librat “Amerika”, Psikologji Sociale”, “Edukimi qytetar, edukim për demokraci”, etj. Në të njëjtën kohë u zgjodha nga Parlamenti shqiptar dhe punova njëkohësisht edhe si Kryetar i Këshillit Drejtues të  Radiotelevizionit  Shqiptar. Ndërkohë u propozova nga stafi i fakultetit  për tu zgjedhur dekan dhe u zgjodha i tillë në dhjetor 1999. Në vitin 2002 u rizgjodha për herë të dytë dekan nga stafi i fakuletetit dhe gjithashtu vazhdova aktivitetin politik në shtypin e ditës, deri në mars 2003 kur në garazhin e shtëpisë time u vu një bombë që shpërtheu në këmbët e mia dhe desh më mori jetën. Pas një operacioni tre orësh u nxorrën një pjesë e ciflave nga trupi im dhe mbijetova. Kam ende në trup dhjetra copë të tilla. Gjatë kohës së punës time si dekan mu propozua nga presidenti i Republikës i asaj kohe pozicioni i këshilltarit politik me kohë pune të plotë, pozicion që nuk e pranova. Vazhdova punën time si dekan dhe si këshilltar me kohë të pjesshme i presidentit. Në vitin 2005 kandidova nën siglën e Partisë Demokratike në Zonën Elektorale 38 të Tiranës, dhe fitova kundër kandidatit më të fuqishëm të Partisë Socialiste,  Ministrit të Financave të asaj kohe, Anastas Angjeli.U zgjodha kështu deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe punova si i tillë dhe si nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Medias e Edukimit deri në Mars të vitit 2007. Në këtë muaj u emërova Ministër i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve. Punët e kryera në drejtimin e kësaj Ministrie mund të shihen bashkangjitur.

Ne vitin 2010, emerohem Drejtor i Agjensise se Kerkimit Shkencor, Teknologjise dhe Inovacionit (AKTI-shqip) (ARTI-english). Brenda vitit agjensia u be pjese e network-ut europian te agjensive homologe dhe ne vitin 2011 ne progres-raportin e Komisionit Europian per Shqiperine agjensia u vleresua pozitivisht si institucion per punen e kryer. Ne vitin 2013, pas zgjedhjeve parlamentare dhe ndryshimeve politike dhe qeveritare, pushohem nga puna ne menyre te pamotivuar. Nga viti 2013 e deri ne Janar te vitit 2018 kam dhene mesim si lektor ne UET, ne universitetin e Elbasanit, kolegji Dardania, Prishtine dhe kam udhehequr 6 kandidate doktorante per marrjen e grades Doktor i Shkencave.

Nga Shkurti i vitit 2018, pas aplikimit individual jam Ekspert i Komisionit Europian per vleresimin e projekteve ne fushat e Kultures, Trashegimise Kulturore, Medias, Rinise, Arsimit te larte dhe Shkences.

Resume

Arsimimi

1965-1969
Tiranë

Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Qemal Stafa”

1969-1974
Tiranë

Student në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Diplomuar për matematikë 5-vjeçar.

1981-1983
Tiranë

Studime Pasuniversitare në psikologji, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale

1989
Bari, Romë

Kurse trajnimi në Psikologji, Itali, Spanje etj.

1994-1995
Boston, Massachusetts

Studime Pasuniversitare (1-Planifikimi dhe adminstrim i arsimit 2- Psikoterapi – Universiteti i Bostonit. Programi i bursave Humphrey USA, program Profesional dhe Akademik (Programi i Shkëmbimit Fulbright)

Eksperiencat Profesionale

1976-1983

Lektor në Universitet & Mësues në Shkollë të Mesme

1983

Studiues dhe Shef i Departamentit të Psikologjise dhe Pedagogjisë në Institutin e Studimeve Pedagogjike, Tiranë.

1992-1994

Zëvëndës Ministër i Arsimit

1992-1994

Zëvëndës President i Komisionit të Lartë të Kualifikimit Shkencor, Shqipëri

1997-1999

Lektor, profesor i psikologjisë, Universiteti i Tiranës

1997-1999

Kryetar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar

1999-2005

Dekan i Fakultetit te Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranes

2002

Këshilltar politik i Presidentit të Shqipërisë

2005-2009

Deputet i zgjedhur në zonën nr.38 Tiranë. Anëtar i Parlamentit të Shqipërisë.

2007-2009

Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë

2010-2013

Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit

2013

Lektor Universiteti Europian i Tiranes(UET), Universiteti i Elbasanit, Kolegji Universitar "Dardania" Prishtine-Kosove

2018-Present

Expert - Programme Project Evaluator - EACEA-EUROPEAN COMMISION-Brussels

Aftësitë Gjuhësore

Shqip (Gjuha Amtare)

Anglisht

Frëngjisht

Italisht

Rusisht

Publikime

Botime ne Shqiperi

TE VEGJLIT E MI

Lexo më shumë

TRANSPLANTI I PAGANINIT

Lexo më shumë

PSIKOLOGJI SHQIPTARE

Lexo më shumë

ZOGU I ZI

Lexo më shumë

RRËNOJA


Lexo më shumë

METODAT STATISTIKORE NË STUDIMET PSIKOLOGJIKE

Lexo më shumë

EDUKIMI QYTETAR - EDUKIMI PËR DEMOKRACI

Lexo më shumë

TË FSHEHTAT E KUJTESËS

Lexo më shumë

PSIKOLOGJI SOCIALE

Lexo më shumë

PSIKOLOGJIA E TË MENDUARIT TË FËMIJËS

Lexo më shumë

NJË MAL DIAMANTI(PËRKTHIM)

Lexo më shumë

PSIKOTERAPI

Lexo më shumë

ME KË FLET O NJERI?

Lexo më shumë

Botime & Projekte Nderkombetare

MY LITTLE ONES

Lexo më shumë

Secondary Education in Europe: Problems and Prospects (Guide to Secondary
Education for Europe)

Bashkë-autor

General Human Development Report Albania-1998

The Albanian report gives a summary of the development within certain fields of the society such as the economy, social cohesion and the transition process. The principal chapter focuses on the rise and fall of the economy.
Principal Contributors: Dr. Ylli Cabiri - ChairpersonMilva EkonomiPiro MishaRemzi LaniDr. Vasillaq LenoProf. Dr. Ylli Pango

Secondary Education in Albania”(L’Enseignement secondaire en Albanie)- Guide to Secondary Education for Albania( Ylli Pango)

Skills on the practice of work with the victims of traffic”,(“Shprehi ne praktiken e
punes me viktimat e trafikimit”)(Project and Book)

Project and Publication “The prostitution, an open wound for the Albanian
society” Prostitucioni nje plage e hapur e shoqerise shqiptare

CO-AUTHOR

Project and book: “The enhancement of democratic skills and promotion of ethics
in local power governance”. (Permiresimi i aftesive demokratike dhe nxitja e etikes
ne qeverisjen vendore)

CO-AUTHOR

Project and book;Manual for the Human Rights Promotion in Universities;(Manual
per promovimin dhe njohjen e te drejtave te njeriut ne Universitete)

CO-AUTHOR