Psikologji Shqiptare

Çfarë besojnë shqiptarët, çfarë është fama dhe farsa e famës, bjerrja e vlerave dhe hierarkia e tyre, si mendojnë dhe e paragjykojnë shqiptarët njëri-tjetrin, struktura amorfe e shoqërisë shqiptare, si e shikojnë shqiptarët veten, si e ndihmojnë njëri-tjetrin në hall e nevojë, si nënshtrohen e përshtaten me të keqen, bindja e verbër si shkalla më e ulët e konformizmit, psikologjia e emigracionit e mjaft tema sa interesante aq edhe provokative për mendimin, do të gjeni në këtë libër psikologjie të rrallë, jo vetëm si zhanër i lëvruar midis të tjerësh në shkencën shqipe, por edhe si përmbajtje që thërret për qytetari bashkërenduese, në kuptim dhe aksion qytetar, për të ndërtuar sjellje dhe psikologji e cila të na bashkojë me vlerat universale të kontinentit ku jetojmë e të na përmirësojë jetën sociale në veçanti.
Ajo që është interesante në këtë libër, është që do të gjeni opinione të hershme dhe bashkëkohore për botën shqiptare, do të mund të krahasoni ato me opinionet tuaja, dhe do të mund të detajoni e ndani në rrafshe specifike, atë eksperiencë shpesh të hidhur të jetës suaj, që rri e pashkruar dhe disa herë e paemërtuar, e ndrydhur në ndërgjegjen tuaj, si një shtresë e blurtë kuptimi, e cila nën projektorin e këtij punimi të “laboratorit social psikologjik”, do të mund të ndriçohet e të vetësqarohet në brendinë tuaj, shpesh duke u pohuar a u shtuar prej përvojës suaj, a ndoshta, pse jo, edhe paksa duke u kundërshtuar a pasuruar me pohime pozitive të zhvillimit të vështirë shqiptar, por jo të pamundur, ku sarkazma spontane dhe e dobishme e Ylli Pangos, vetëm sa na bën më reflektivë e reagues për fenomenin që na prodhon duke e prodhuar.