Psikologji- Letersi- Ese - Kujtime

Nje pjese e shkrimeve me poshte jane publikuar si statuse ne faqen time ne Facebook(2015-2019)
 
Prill 2019 - ArtMediaHistori—-BIZNES—-Bar

Andrey Rieu ne muzike, Coelho ne letersi. Ca të tillë në përmasa shumë më xhuxhore në Shqypni. Ç’lidhje kanë me njeri tjetrin? 
Kur e pyeta mikun tim Kultivar Kulturiçi “ si te duket Coelho”, mu pergjigj ne kavajishte te kulluar:” Shet libra shet...fito shume pare kadoshi”. Coelho divulgoi letersine e madhe ne ate digestive. E mpleksi dhe me dogmen fetare. Nuk i thone shaka:2.4 bilion njerez, 33 % e besimtareve, jane katolike. Rezervuar lexuesish.Pak luster misteri fetar, nje histori dashurie ne mes, jo shume faqe libri bla-bla-bla per te mos e lodhur shume lexuesin dembel dhe voila.Paraja vuuuuu. Andre Rieu qerrata po ashtu, kapi llokmën më të tretshme, më të njohuren nga cilido, ate te popullarizuar te muzikes klasike. Ate pjese qe “ e kapin” te gjithe. Motivet muzikore la-la/la, qe fershellehen per qejf ne ashensore, te lagjja, ne stadium...dhe i nxorri me pompë në piazza, podiume publike, rruge. Vetë ne violine, ca femra te bukura me fustane shumengjyreshe ballosh ne instrumenta, atmosferë e hareshme dhe... that’s it: parja lumë. Divulgimi “ demokratik” i muzikes klasike. (Klasikja do sallat e medha te operave, dhomat e vogla, klasin. Apo?...Kush po pyet)
Mikroshembuj banalë në Shqypni: Eleni Kocaqi ne histori. Histori sipas miteve, pak fantazi, pakëz kripë gjelle amvise, pseudopatriotizem me shumice: dhe gjella eshte gati. Si vellai i saj Blendi Fevziu: biznes me pare të modhe në shitje me shumice ne lëmē të gjithologji-banalizim-banalitetit. Tablloja:Mediokriteti ne mazhorance paraqitet i ngopur. Jo vetem ha, jashteqet, bo qejf. Po njef dhe artin, letersine, muziken, historine, shkencen, blendologjine. Me një “të pame” të synit, me një te “nigjume” të veshit, me një të shtypme të pultit. Pa asnji “të rame të lapsit”. (Lene mo “të vrame të menjes”). Kollaj fare mër jahu. Së fundmi jepen mendime:” Bravo ja keta jane tamam. Hallall paret. Meritojne dhe presidenta me qenë vallahi!.Ajo Kocaqi per shembull, e modhe fare.” 
Pse jo? Davatë behen deri aty ku blegërin kopeja. Art-Histori-media? Apo biznes? Kjo eshte çeshtja. Jetojme ne kohra te tjera. Çdo gje konvertohet ne bar. Ha ha ha. Pi. Mbush barkun. Ngopu. Shoqeri konsumi. Bleres sa te duash.Mallra kallp. Me çmim te lire. Me tru te lire. Pa shpenzim. Pa mundim. Ça do mo shumë mër jahu

Raportet mes njerezve -Kur ca njerez papritur prishin raportet me njerezit, me miqte , zymtohen, ngrysen, hungerojne a flasin neper dhembe, shajne, fëlliqin prapa kraheve, zakonisht pyetet “ç’i kafshoi vallë?”. Paveresisht si e spjegojne, “jo po ai keshtu, jo po ajo ashtu” etj, më ka rezultuar e njejta aresye: Në 99% te rasteve i ka kafshuar i njejti gjarper:Gjarperi me zile ...i zilise.Jo rrallë bashkë me të, dhe sivellai i tij: mola, apo krimbi gjithherë grryes i ambicjes së parealizuar.(Cikli:” Psikologji per te gjithe”)

-FAKE apo TRUE news-
Xhon S. Mill shkruante se “...arsyeja e vetme per te kufizuar lirine e fjales, eshte te parandalosh demtimin e trurit te njerezve me fjale( lajme )qe nxisin urrejtjen, agresivitetin, dhunen.Perndryshe çdo lloj lirie tjeter e fjales duhet mbrojtur. EDHE NESE E DIME QE ESHTE “fake news”( lajm i rreme), eshte gabim ta ndalojme a censurojme ate. Sepse ne luftojme paragjykimet dhe dogmatizmin dhe arrijme te kuptojme te verteten, nepermjet diskutimit te lire dhe mbrojtjes se asaj qe besojme, ne lufte kunder asaj qe eshte kunder bindjeve tona” e mbyll Mill. 
- Une them:” Po Xhon Mill. Per atje tek ju idea eshte shume interesante:Po e permbledh: ” Tregu i lire i fjales,( i info-s)”. E në kete treg zgjidh sipas gustos( inteligjences, dijes). E drejte per shoqeri si juaja: ”Even if we know a view is false.....”. (EDHE NESE E DIME se nje lajm a interoretim eshte fallso). E pra, dear Xhon, tek ne kjo shprehje e ben diferencen. Tek ne mendojme se “ it is not false” ( nuk eshte e rreme) sepse kaq dime. Ose se e “ tha media” qe prape mjaft njerez i sugjestionon, ose se na pelqen te shahet kundershtari. Pra nuk qendron çka thua per shoqeri allo soj, si jona ku spikat alergjia per te verteten dhe librin( kukumjaçka vanitoze desh i beri te gjithe liber-dashes me nje te rene lapsi, edhe pak ta linin te nuseronte ne fron ministror). 
- Tek ne me shpesh triumfon the fake news, si i vetmi lojtar ( pa kundershtar) ne fushen e rrafshte te betejes se truve pa rrudhë.
Kujtese: Ne pamundesi per te bere debat live me Xhon S.Mill duhet t’ju them se e ka shkruar nje shekull e gjysem me pare, per nje shoqeri te po aq koheve me pare.

-ÇUN I MIRE
Nese dikush sillet a eshte njelloj i mire, me te gjithe, me te mire e me te ligj, me kurnace e me bujare, me hajdute e me fisnike, quhet çun i mire. Ne shumicen e rasteve( ka perjashtime) kjo eshte TAKTIKE. “Çuni i mirë,” do te perfitoje nga te gjithe. Ky eshte nje stil fitimprures i jetes, per disa. Ose ky tip, e do vehten aq shume, sa do ta shohe ate te dashur “vehte”, pak a shume si Krishtin. Qe te duhet nga te gjithe.Por edhe ketu ngec se dhe Krishti kishte dishepuj e armiq. Njerezit nuk mund te trajtohen njelloj, se paku nese do t i ndihmosh te behen me te mire. Kurnaci p.sh. qe e qerasin vazhdimisht, do e perforcoje vesin e tij...-vijon-

---Post Media-Show Pyesni veten pasi mbarojne analizat e ngjarjeve te medha ne ekranet tona.A keni marre vesh gje? A ka dale ndonje konkluzion qe nuk e keni degjuar dhjetra here, pak ore me pare ne lajme? Zorr se. A e dini pse? Te gjithe anal-istet dhe “ ekspertet”, (Pa harruar moderatorin) duan te tregohen shume te zgjuar, zihen me njeri tjetrin, jane hiper- kompetente ne çdo fushe. Ne fund largohen, shume te kenaqur me njeri tjetrin, me trajtimin e subjektit, me kompromisin e arritur: qe “ seicili ka te drejte” ( sipas te vetes) . Ju si teleshikues, ç’kini? A u sqaruat? Nuk jini te kenaqur?

15 Prill 2019 -Votimi i parlamentit hollandez—-
—-Pergjithesimi i gabuar- ——Mendjeshkurtesi e diskriminim parlamentar. Tipar psikologjik i njerezve te pakultivuar e te pakulturuar—
Personalisht ndjehem i fyer nga propozimi dhe votimi i ardhshem i parlamentareve hollandeze. Edhe pse do ju dale bllof. Si ka mundesi te duash te denosh 3 milion njerez per disa qindra, qofte dhe disa mijra kriminele, ( edhe kjo e pamundur se gjithsesi se s’jane kaq). I bie te denosh miliona per faj te 0,3 % apo shume me pak te tyre. A nuk ju duket raciste, diskriminuese, madje edhe e poshter dhe idiote. Ç’dine per shqiptaret keta njerez? Kë njohin dhe çfare njohin? Vetem disa kriminele dhe bemat e tyre? Si mund te arsyetojne keshtu. Dhe ju lutem mos e lidhni kete me asnje lloj qeverie, qeverisje, politike etj. Eshte e poshter dhe idiote. Çdo vend ka kriminelet e vet. Edhe Hollanda. Askush nuk duhet te ndeshkohet per faj te tjetrit. As edhe nje individ. Jo më nje popull i tere.

P. S. Ne librin “ Psikologji Shqiptare” kam shkruar per mbipergjithesimin e gabuar, si tipar psikologjik i shqiptareve ne gjykimin e njeri tjetrit. Po me rezulton qe nje pjese ( e theksoj “ nje pjese e vogel” qe te mos bie ne po ate gabim) e Europianeve, drejt te cileve duam te shkojme, qenkan me keq. Paragjykojne popujt)

SHTOJCE( frymezuar nga Paridi pa e permendur Paridin ne tekst. E falenderoj):
Se pari per mua levizja e lire, jo vetem e jona, eshte nje e drejte dhe jo nje privillegj. Per mua ishte nje nga gabimet, nemos padrejtesite me te medha me popujt, te qeverive te medha me megallomane, ne fillim shekullin e kaluar. Nje bote shtetesh e popujsh, kaq e vogel ne gjithesine pa fund, qe pengon njerezit te njohin njeri tjetrin, kulturat, shpirtrat ,mrekullite e krijuara nga njeri tjetri. Nje levizje transfuzive qe do minimizonte paragjykimet, urrejtjet, krimet e popujve ndaj njeri tjetrit. Per ne shqiptaret, levizja e lire, nuk qe privilegj,por u be nje e drejte e fituar me mundim pas nje poshtersie te ngjashme me kete, te Enver vrastarit( me e madhja e tij) qe na izoloi per gjysem shekulli. Së dyti ne kete rast po tu realizohej deshira egokombetare dhe antishqiptare, hollandezeve, por nuk do digjej dhe i njomi me te thatin, siç thuhet ne shqip, por vetem i njomi. D.m.th.: NE. Ai “i thati”, d.m.th krimineli, me pagese, me kalim te paligjshem kufiri, me korrupsion me ambasadat perkatese, do ikte prape kur t’i donte kokrra e qejfit dhe disa nga ambasadat do te ktheheshin prape ne miniera ari, siç u kthyen, ne fillim te viteve 90. Eshte mendjeshkurtesi parlamentare e shteterore, le më hollandeze, te mendosh se do pengosh kriminelet kesisoj. Aty do i kene: madje edhe me te rafinuar e me te shumte, kalitur nga pengesat. Pastaj dhe nga pikpamja psikologjike eshte e poshter:” Quhet: Diskriminim, si shprehje konkrete, nepermjet veprimit, (riizolimit te nje populli) e paragjykimit. Le t’i kontrollojne ne kufi me lupë, le t’i skedojne, perndjekin kriminelet, ti ngordhin fare, nese jane shtet tamam. Po jo tu bien popujve. Njelloj sikur nje pedagog i mrekullueshem, le te themi matematike, tu thoshte studenteve qe mezi presin te mesojne e te fitojne kulture prej tij: ” Qerohuni. Nuk dua te bej me mesim me ju. Kini ca ngelsa ju,qe ma nxine jeten.” .,,Kjo rruge qe duan te zgjedhin, eshte me e shkurtta por me e papergjegjshmja, me e dobta e me e padrejta.
- P.S Jam per ca dite mes gjermanesh e hollandezesh. E di qe nuk do rri dot pa e shperthyer debatin. Besoj do ja dal. Se nuk e kam patetizem nacionalist maskarenjsh. E kam bindje, besim, jo vetem shqiptare, por psikologjike dhe globale.

---AJO DIHET MËR JAHU
“Këtë e dine te gjithe” “ ajo dihet” “e kam te sigurt”. Asnje nga këta qê flasin kështu, s’ka informacion, ska bere statistika, sondazhe. Zakonisht ato qe “dihen”, janē ato që nuk dihen ose që nuk vlejnē pêr asgjë. Nuk vlejnë pēr të të mësuar të bësh një jetë më tē mirë. Për tu ruajtur nga diçka e keqe. Për të ditur si funksionon bota, vendi, e mira dhe e keqja. Si të shtypin. Si të rrejnë e mashtrojnë. Pushtetin e informimit( dhe te disinformimir) e kanë pushtetet, sherbimet sekrete,mediat. Shpërndarjen e këtij informimi sipas interesave të këtyre pushteteve, e bëjnë veglat e tyre. Zukatjen e kanë thashethenexhinjte e shpifësit. Por dhe këta me ose pa vetēdije u shërbejnë pushteteve. Këta dhe ata që hiqen se dinë gjithshka. Mendoni ç’konfuzion. Dhe njeriu i shkretë thotë ” Këtë e di mirë, e kam të sigurt”. Njeriu i sotshëm, pre, viktimē, produkt, formatim i informacionit te gabuar. Kjo e fundit, po që dihet.Apo duhet të dihet.

----Mars 2019 Aforizëm i përditēsuar-
“Punën e sotme lere për nesër. Punen e neserme, (jo më të pasnesermen pastaj),as mos e mendo ta besh sot.Pse mbaruan ditët kështu? Ka ditë perëndia...”
(Më shkurt: Bota punon, ne e shtyjmê...për nesër)

---LIDERET/KOMANDANTE-
Per lideret-komandante populli mbetet nocion abstrakt, i manipulueshem per fjalime e fushata, disi më konkret diten e zgjedhjeve, kur i servilosen per t i marre jo voten por shumatoren e votave. Pas kesaj nuk ka me popull,por individe te veçuar, mjerane ne raport me liderin, nevojtarë ( jo rralle nevojtore) te tij, me nivele te ndryshme nevojash, nga me e ulta ekzistenciale deri te endrra oborrtare. Si te tille, komandanti nuk e ka kurre frike popullin. Populli nuk ekziston më pas zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve populli nuk eshte veçse nje teresi individesh nevojtarë. Pa kokê të përcaktuar. Pa identitet. Çdo individ qe kerkon nje te drejte, pyetet:” Pse populli je ti? Jo more. Ti je hiçi. Populli eshte i madh( Po ku eshte? Rezulton abstrakt, i padukshem). Problemi eshte kur njerezit behen bashke( sado rralle)e kane nje qellim veprimi. Ketu nderhyjne organizatoret, lideret e ardhshem. Populli nuk vetorganizohet dot per te rrezuar ata qe i ka hypur ne fron. Dalin prape nga barku i vet me te mençurit a me rrafinatot, ata qe arrijne t’ja mbushin mendjen t’ i komandojë. Me keta merret komandanti ne fuqi qe i fut ne burg, i vret ose i miklon. Qe populli te mbetet prape kashte e koqe. Po nuk i futi komandanti ne fuqi ne burg, do e fusin ata atë ne burg.Dhe keshtu ndrrohen burrat mbi karrike, mbi fron, mbi kurrize njerezish. Zapata ish-rebel, hypen ne majë dhe nis e fut ne rreth emrat e rebeleve.Ky eshte problemi sizifian i demokracise( vetëm tonës?)...ngjisim deri ne majë e na rrokulliset prapë natën në sheshin pêrpara, i njejti gur:“ Hipokrizia në pushtet“ (Nga pjesa e munguar e librit “ Psikologjia Shqiptare”)

----FRUTA dhe GJETHE
.. Edhe mediokrit mund te hypin ne maje te pemes, por si gjethe ...dhe kur bien, renia e mediokerve eshte si renia e gjetheve,me shumice, pa u ndjere. Jane te lehte. i merr era. Te aftet bien si frutat, kur piqen shume...e ndjejne vete se duhet te shkojne ne toke, te shkrihen. treten aty, nga kane ardhur...Ose, ose frutat bien edhe kur i godasin, kur pema ka kokrra. Gjithsesi,nje here bien. Me ose pa goditje. Por edhe kur bien, nuk u humbet vlera, ushqejne token, behen pjese e saj...gjethet i merr era...edhe kur bien, bien diku...nuk dihet ku...Dhe nuk kalben dot vetem, kalben se bashku, shushurijne nen hapat e te gjalleve:” edhe fruti u kalb, edhe fruti...” ... Por eshte ndryshe...Toka i merr frutat ne gji. Pema pa kokrra trishtohet...i kujton..Gjethet jo...gjethe ndrron gjithnje, ndrron sa te doje..
( In memoriam: per ministren Gjethe Harito)

---Media kudo në botë…po sidomos tek ne -
Që kurse media u shpall e paprekshme dhe ndjeu se ishte pushtet, nuk mund të ishte më vetëm e dobishme, as e pavarur dhe e paanshme. Si çdo pushtet.Sot ka arritur të jetë dhe super e fuqishme, përderisa arrin deri të ngjisë dhe rrëzojë edhe presidentë nga karrikja. Si të gjithë pushtetet ushtron dhe ajo dhunën e vet( pa armë por vrasëse) korruptohet, bën aleanca, gënjen, shpif, shërben, kërkon paprekshmërine vetëquhet “ lule mos prek”,...Por bën dhe shumë punë të mira: informon me shpejtësi rrufe, investigon,zbulon, sensibilizon, hap sy, ndriçon,sakrifikon duke humbur dhe jetën për lajmin. Është si njeriu, si shumë njerëz bashkë. Vetëm një gjë nuk duhet të bëhet me dashje: instrument i së keqes.

---...Diten e pare te mbrritjes diku larg, unê jam xhind, zihem me recepsionistet, kamarieret,:krevati, ushqimi, ripp off...( rrjepja nga paratê etj )...më duket cdo gje kot, si do i kaloj kaq apo aq dite ne kete vend m...pastaj filloj zbutem, ja hyj vendit mbare, eksploroj, notoj si i çmendur.,vizitoj...ze e shijoj, zbutem me njerezit, behem mik me ata qe jam zene diten e pare...dhe kjo fillon qe diten e dyte. Kam nje proces te bukur aklimatizimi, perjashto diten e pare. (Më ndodh si atehere kur nxehem me dikë, pendohem për pesë minuta, shaj vehten pse u zura.). Aq sa miqte me thone:” Po ti more maskara më bëhesh kaq i butë e i dashur,xhentil edhe me kamarieret e me ne sillesh harbutshe”. “ E po me ju ka mbaruar me kohe aklimatizimi Jam si të jem shpesh me vehten, kur më mërzitet, kur e gërgas “

---Variacione per nje temë të shpifur-
..Çdo njeri duhet te jetoje jeten e vet. Mund te beje shume gjera te bukura me te. Mjafton te dijë ose te dojë. Kur s’di apo nuk do, merret me jeten e tjetrit.Ja se si:. ...Eshte njelloj si te te kene dhuruar nje makine, me te cilen do udhetosh me vite. Ndofta jo aq te madhe, a te bukur, po do jetë jotja. E ti ne vend qe ta rregullosh, ta mbash mirë, te mesosh ta ngasesh. pastaj te udhetosh, me te, te shohesh vende te bukura,...ne vend te ketyre, ta lesh te pluhuroset, te ndryshket, te vejë dëm. E pastaj meqe nuk ke as vullnet e as dashuri te levizesh jo atē por as vehten, ...te rrish ulur, te fryhesh, enjtesh, rendohesh, te marresh ate çehren e verdhe ne kafe qe marrin gjerat qe kalben. E pastaj, nga dritarja perpara te ciles te kanë ulur,te shohesh rruges makinat e te tjereve , tu hedhesh gure, t’i peshtysh, t’ju a besh pis, po munde edhe t’ju a shkaterrosh. ..Pastaj ikin vitet e ajo rraqja jote behet per varreza...Pēr varrezαt e makinave? Jo! Behet per Sharre apo per Shtish Tufine. Eshte fjala per shpifesin e kthyer ne rraqe. 
- E ilustroi K. Myftaraj e te tjere-

---Ligjet themelore europiane e amerikane,kushtetuta e kohes se Xhefersonit ,te tjera ligje te eterve themelues, Konventa Europiane per te drejtat e njeriut, etj, jane shkruar ngritur mbi themelin e detyrimeve e te drejtave te patjerersueshme te njeriut.Ato derivojne nga porositë bazê të doktrinave fetare qe zene fill edhe më parë nga 10 porositë e Moisiut e perketej. Sigurisht te rafinuara e te persosura ne shekuj. Kane fondamente a rrenje te thella fetare. Prandaj dhe njerezit i kane zbatuar. Se në thelb kane besuar. Qe hershem. E kjo eshte trasheguar. Ne familje. Ne shoqerite e tyre.Ne i kopjojme, rimbjellim ligjet e tyre. Dhe themi:” Ligjet i kemi tē mira por nuk i zbatojmë””Jo!” I mbjellim por duam t’i mbjellim pa rrenje. Ndaj bien gjithnje menjehere e shkelen nga kushdo. Se i kemi pa rrenje, e çdo gjë pa rrenje nuk rri dot në kembe.. Se kurre nuk kemi besuar e as besojmë: në asgjë...me rrënjë”.
(nga libri “ Psikologji shqiptare”,pjesa e munguar)

---SHPIFESI
( Përrallë pej vërteti)
ShPIFESI jetonte ne nje guve te erret dhe shihte njerezit nga nje vrime. Njerezit qe kalonin, flisnin, hanin, kendonin, dashuronin. Shpifesi i urrente. Shkruante sharje per ta ne letra te vogla. Letrat i hidhte jashte nga vrima. I jashteqiste. Njerezit lexonin shpifjet e shpifesit per njeri tjetrin, talleshin me njeri tjetrin, ziheshin, shanin shoshoqin. Shpifesi gezohej. Vazhdonte te hidhte flete. Njerezit mahniteshin. “ Sa bukur e ka shkruar.” “ Po ç’bukur? Ai shpif. Keto nuk jane te verteta. Ai ( i shari) nuk eshte ashtu!” “ Si nuk eshte. Ashtu eshte. Shpifesi ka te drejte. Nuk shpif. Ku keni pare ju shpifes te shpife?! “Por edhe po nuk qe e vertete, bukur i qendis” tha nje artist. “ Atij qenit.... mire ja beri, ja futi” tha nje tjeter per komshiun. Pastaj shpifesit ja zgjeruan vrimen, i hapen nje dritare te madhe. Shpifesi dilte ne dritaren e madhe dhe shpifte me ze te larte. Bertiste. Qeshte. Tregonte kalimtaret me gisht. Njerezit grumbulloheshin me turma rreth dritares.Duartrokisnin. Brohorisnin. Filluan ta paguajne per shpifjet. Mire e me mire. Para kishte. Populli paguante shume taksa. Edhe taksen e shpifjes. Me e larta. ..Nje dite vdiq. Vdiq por s’vdiq. ...Aty ku u varros, perrreth u helmua bari, lulet, ajri. Mbiu kudo perrreth vetem nje lloj lule. Lule shpifca. Keshtu shpifesi vazhdoi te jetoje. Edhe sot. Njemije e njeqind e nje vjet...

(Perralla u pajis me ilustrime nga K. Myftara)j-

---JETUAT
Ka njerëz që jetuan pa qenë gjallë
Njerëz që s’u ndjenë, vegjetuan, 
ka dhe që s’lindēn fare, 
T’i ngjizin s’u “mundua” kush..., nuk deshën..., a vallë harruan?

Të tjerë pra do te vinë,e ca fare s’vinë
Mos u trishtoni që u larguat,
As mos u pendoni për gjë:
Rrojtët pa u plakët, thonë të moçmit: 
JETUAT!

P.S Mos kërkuat gjë, një jetë pa fund? 
...e vdekjes t’i humbiste kuptimi?
...Po do humbte bashkë me të dhe jeta vlerë...
....Apo vdekjes do i rritej vallê çmimi?

Shkurt 2019---PËRMENDORJA E MADHE
(Në pritje)
A e kini vënë re sa të vogla janë bustet, statujat tek ne? Statujat e rilindasve,mbretit, poetëve, atyre pak shkencetareve tanë? Ja shikoni: De Rada Zogu, Ismail Qemali, N.Frashëri, Çabej...Ndofta disa njerëz i ruajnë dimensionet për një pasardhes më të madh. Për Njëshin e njëshave. Ndofta po ruajnë bosh piedestalin e madh. Se shohin në ëndërr monumentin e madh. Më të madh se ai i Enverit...Monumentin e vehtes. Këta njerëz janë ata. Vetë monumentet e mëdhenj. Por ende të gjalla....O njerëz! Si nuk po i vini re? Si nuk po ju ngrini përmendore? Po vinë e po ikin duke vënë statuja të vogla. Statuja të vogla të paraardhësve të mëdhenj. A nuk kini frikë se do ikin duke mbetur të vegjël? Edhe më të vegjel se statujat e vogla. Gjynah.

---LOJRAT Njerezit kanë shpikur shumë lloj lojrash: Për tu kënaqur me njeri tjetrin? Për të kaluar kohën? Për të jetuar më bukur (më keq)? Për tu ndjerë mirë? Për të harruar? Për cilën nga këto? Apo për të gjitha këto? Gjithsesi kanë shpikur: lojra luftash ku vrasin njeri tjeterin, lojra parlamentesh ku debatojnë a shahen me njeri tjetrin, bëjnë të rëndësishmin, lojra punërash, artesh(o zot sa seriozë janë njerëzit në gjithë këto punëra të tyre), lojra sportesh, lojra gjigantesh, kollosesh( këto lojra nuk i bën dot çdo njeri dhe shpallen të tillë disa pak që bëjnë ca gjera me shumë rendesi për gjithë universet, e qe nuk i bejne dot te tjerët, si futja e topit në rrjetë, në kosh, vrapi më i shpejtë etj etj. ). Sa serioze i benin te dukeshin të gjitha keto femijet e kohës tonë kur imitonin të rriturit me lojrat e tyre jo serioze luftash, toparrasash, shpiash, topagropthi, kukafshehti...apo fëmijët e sotëm që i bëjnë të gjitha këto në celularë apo kompiutera...
P.S Veçse që disa nga keto lloj lojrash, njerëzit i çojnë aq larg, sa bëjnë të vuajnë e vdesin njerëz

--- Dash Shehi :Ka thone njoni që Dash Shehi e ka mësu politikën si jevgu gernetën, pa nota. Ngjan e thënë bukur. “ Meloditë” e Dashit duken si të mêsuara pa nota. Me vesh. “Rreni veten” po ju them në emër të Dashit.“Notat i kom ditë para jush. Meloditë i boj vetë. Poplli mi kupto. I qu popullore. Ju politiqejt e ”zamonit”, kot i keni mesu notat. Konget ju a bojnë të tjerët. Ju nuk boni kongë. As me knu nuk knoni. Recitoni ”. P.S “Dashi di me fol vetë” do më thotē ndonjoni.“ “ E di, po e kom mik. Ma ka dhonë lejen. Plus qê ma pati qejfi me fol i herë si Dashi. Pa nota”..

--- Gjithë këta njerëz, bartës iluzionesh e deziluzionesh të pafundme deri në finishin e deziluzionit të madh të largimit nga skena e jetës ...E megjithatë për seicilin syresh, bota rizbulohet nga e para, përjetohet si të mos e ketë përjetuar njeri tjetër dhe kjo e mban në këmbë vijimësinë, progresin por dhe regresin e jetës njerëzore. Pastaj vjen magjia e krijimit e e rikrijimit, motorri, perpetum mobile i makinës së jetës njerëzore. Ndofta këtu fshihet dhe sekreti. Dikush lëshon nga lart mbi ne shkëndija të kreativitetit dhe ne ndizemi, ndezim dhe ne diçka me atë shkëndijë, prometej të vegjël që imitojmë në miniaturë kreatorin( cilido a sido qoftë) dhe ushqejmë vijimësinë qoftë edhe me diçka sado të vogël që krijojmë a rikrijojmë. Apo dhe me iluzionin se edhe ne si ca më të mëdhenj, sajojmë, bëjmë,krijojmē diçka. Kësisoj vijojmë jetēn
deri në fund...

---DO TË DOJA
- Do të doja te isha ndër ata që copë e gojë, çanë oqeanin me anije në shekujt që shkuan, që mbrritën dhe qanë kur panë Statujën e Lirisë...do të doja të isha mes atyre që kërcenin e thithnin ajrin e lirisë në maj 1945,.. do të doja te isha me ata që hynë në ambasada në 1990, dhe përjetuan emocione qe brezi ynë nuk do i provojë më kurre...Do të doja të isha emigrant irlandez a italian në mos korçar a përmetar (pa llotari) i atyre shekujve, ...a ikanak shqiptar i viteve 90, ...do të doja të isha anglez i thjeshte mes turmës që pas lufte dëgjonte fjalimin e triumfit tē Çurçillit. Do të doja...Do të doja të jetoja në shumë kohë nga pak kohë, të gjendesha nga pak në kthesa a brryla të historise së njerëzisë, spektator i vogël diku në cep..,s’ka gje... Do doja..,dhe s’po kërkoj hiç pak, e di: Dashkam të mbledh gjithë adrenalinën e kohrave e ta ngjëroj, në këto kohra gjithë monotoni ...e di.. ..,Por dhe më falet. E dini pse? Se di ama dhe ç’nuk do doja..Një gjë veç nuk do doja, të isha qetë, pa halle e pa derte, pa ulje, e pa ngritje, ...të vegjetoja thjesht pa emocione...diku në hije, në shtrat monotonie, gjumi, vdekje a rehatie. Mos o Zot 
- ndofta vijon-

--GËRVISHTJE
( Djalka)
Parkingu i madh i fakultetit ishte plot. U përpoqa të parkoj duke lëvizur mbrapsht. Ishte vetëm një hapësirë e vogël mes makinave. U fërkova pak me një makinë. Parkova. Vrapova të shoh dëmin. Pothuaj nuk dukej asgjë. Por ja ku mbrrin i zoti i makinës. Profesor Progresi. Shkumëzon. “ Kjo duhet bërë”thotë.” Çfarë duhet bërë”? e pyes “ I gjithë parakolpi”. “ Po këtu nuk duket gjë..pothuaj fare. .ndofta pak bojë.» Jo jo ,duhet bërë”. “ “Ok.Çoje makinën diku rregulloje..më thuaj sa bën, të jap paratë. Të iki tani se kam mësim?” “Jo nuk bëhet kështu...duhet me siguracion..” “ Ok bëje me siguracion.” “ Jo nuk vete kështu.. “ “ Po çfarë do,si e do?Nuk i kam mbetur njeriu borxh, ..,besoji fjalês..pastaj ku do vete, jemi në një fakultet...””Jo more, ç’êshtë kjo fjalë, kjo besë..me kanun jemi këtu..” “
“Po si e do?”...” Shiko se thërres policinë ...”” Ok thirre dhe policinë ..:po është budallallëk...dy profesora...Ok bëje si ta duash...gjithsesi më lerë të shkoj te studentët.Tu them që të presin.” Takohemi për 10 minuta...” Jo.” Më zuri rrugën.“ More po ç’kërkon?” ...” More po na direkt leket, sa bën?”, Jo mor jo. Nuk me shqitej. Mu kujtua Mazuti: ai që të vriste per nje gervishtje makine. Por ishte viti i katrahurës. 25 vjet të shkuara
...Papritur më ra perdja. 
U kujtova: Atëhere ishte i ri. Gjithnjē i majmë, i bardhë, i përkëdhelur. Djalkë blloku. Fliste si me llastim. Me pak aksent lab. Si baballarët. Edhe me shokët: “ Hë mo djema si jini?” Nxitonte të bëhej i madh.Edhe bark vuri që 20 vjeç. Kokën e mbante pak anuar. Si vajzë. Imitonin djalin e Ver Vrastarit. Dy herë u fejua. Të dyja vajza të bukura. Linte kokën për to. Pastaj i dolën me biografi të keqe: njera pas tjetrës. Njerën,atë që i përjashtuan babanë nga partia, e ndau me korespondencë. Nuk e lanë fare të shqetësohej. Ishte jashtë shtetit me studime. Dërguan tezen në gjyq. Me shkrese perfaqesimi. Firmën e hodhi i jati. Djali ishte larg. Regjimi u dha të drejtë. Nuk mbahet gruaja me biografi të keqe de! Vajza u flak.Djaloshi Progres, u kthye nga specializimi. Pas do kohe, po kështu dhe me tjetrën. Pak a shumë kështu“. Me të tretën i eci. Të dy mbetën me biografi qelibar. Nuk u ndanë kurrë. U martuan.Bënë fëmijë. ..Mirë aso kohe. Mirë edhe sot. Djalin e ka me pozitë. 
...Ky njeri nuk humbi kurrë gjë. S’i morën as edhe një gjë. S’pēsoi kurrë gjë. Nuk mësoi të gërvishej një herë. Mori gjithshka pa.I takonte gjithshka. Vinte nga oborri. Ja pse u “ fërkuam”. Nuk ishte mësuar. Ishte “Herë e parw”.

---/-“ Enderr urbane” .
- ..Pastaj u pa se nuk kishte me vend jo me per sheshe ndertimi qe jo e jo, por as per pallate mes pallateve. Tokat u zune te tera. Pallatet ishin aq prane, ngjeshur ngjitur, brinje me brinje. Atehere u vendos te bashkoheshin pallatet me ca si tip urash si ato te komplekseve te medha te magazinave, e mbi keto ura te ngriheshin prape pallate. Qyteti u kthye sipas projektit te Lubonjes ne nje fjetore te ngrohte gjigande. As era nuk kish nga hynte me brenda pallateve sup me sup e gjoks me gjoks bashkuar. Enveri dergoi nje pershendetje nga varri. ...Ne nje epoke me vone u vendos se edhe rruget e automobilave nuk para duheshin. I madhi kishte thene se “ne kemi me shume kembesore se shofere, prandaj te mendojme me shume per trotuare”. Rruget u makinave u mbuluan me pallate. Trotuaret me vone. Për nder te kembesoreve. Por nuk kishte nevoje me as per kembesore. Kjo ngase transporti urban behej nga taraca ne tarace. Me hobe-taksi qe i hidhnin njerezit nga taraca e tyre, te e komshiut( per nje kafe), nga taraca në taracë, e deri ne taracat me te largeta ku kishin zyrat. Kadareja shkroi romanin “ Taraca te largeta” e me pas “ “Pallatet e taracave te enderrta”. Në ato kohe fatlume, njerezit zunë e punonin vetem ne zyra. Se fushat ishin zene prej kohesh me pallate kurse malet që nuk i mposhti as turku, kishin rënë dhe ato së fundmi. I kishte grryer e pastaj rrezuar per toke, Bim Çaçasi (e ca miq te tjere te federatave te guroreve e zhavorreve). Pastaj dhe transporti publik mes pallateve, doli i tepert se njerezit nuk kishte nevoje te leviznin. As te punonin. Pra as edhe te hudheshin nga njera godine ne tjetren. Ata vetem hanin letra dhe flinin se punet i bente qeveria. Dhe pastaj mbi taraca u mendua te ngrihen prape pallate te tjera... Vendi po ngrihej la e më la dhe se bashku me te dhe lavdia e tij. Te huajt po shkruanin gjithnje e me shume per ne. Nje enderr e kahershme e vendalinjve kjo. Nder gazeta, ca filluan ta quanin vendin Ngrehina e me pas Ngrehinia. Ca te tjere Shkemb Granit Ngrehinia ose Foleja e Ngrehinave. Ca te tjere Shteti i Nje mbi Nje Pallateve. Dhe ndodhi nje dite që duke mos e mbajtur dot mbi supe gjithe ate lavdi, ra e gjithe Njembinje kalaja. U shua nen rrenoja e gjithe Ngrehinia e me te bashke edhe gjithe njerezia. Por mbeti ama... lavdia...

---DERI NE VDEKJE
(Lavamani dhe populli)

E veshi rrobën e politikanit dhe nuk e hoqi mē kurrē. Kaloi rininë, pjekurinë, u bē me nipër e mbesa, kaloi moshën e pensionit por rrobën nuk e hoqi. Rroba u bē pis, u zhubravit, u vjetērua, u hollua, u konsumua, u rreckos. Nuk mbulonte më gjë. Tani të gjithë, edhe të verbrit e shihnin. Mes rreckave filloi të dukej mishi i rrudhur, i zbehtë, anemik i trupit tē një njeriu qē kish vite qē nuk shihte mē dritē të vërtete. Pastaj trupi u squll, u flashk, pastaj u tha si mēlçi pijaneci, derisa mbeti vetēm lëkura, LËVOZHGA, pa asgjë brenda. Se shpirti kish kohē që kishte fluturuar. Fytyra ishte e vetmja që ende shihte njerëz, diell.Në pamundësi për ta mbuluar, veshur, fshehur për të mos ja vrarë drita, ai vuri maskē. Maskē mimike, maskë plastike. Mimika-plastika. Aktori më i madh i vendit e mēsoi ta përdorte. Fliste, qeshte, qante, shprehej, mbante fjalime, qante halle me maskë. Maskē-mimikë. Së fundmi dhe maska u drobit.U rrudh, u zhubravit, u tëhollua, u tha. u bë PERGAMENË. Kur vdiq e xhveshēn. Hoxha u vu ta lajë. Nuk mundi. Lëvozhga e pergamena u kthyen në fije. U shkërmoqën, u bënë thërrime, grimca. Pastaj u bënë pluhur. Pluhuri u shpërnda. Fluturoi. Të afërmit tentuan ta kapin nē ajēr, ta mbledhin, por pluhuri ju dredhoi. Ju shkau ndër duar,u shmang, prapē dredhoi e së fundmi shkoi e u tret nē vrimēn e lavamanit. Kēshtu ju plotësua dēshira e jetës. Dhe amaneti i fundit: Të shkrihej për popullin. .

---CONI—-
U ula ne kafe me nje mik. Ne tryezen perbri nje zogazias i vjetër(vendas nga teritoret e Zogut të Zi) me shoqninë e vet. Më i madh se une në moshë. Po më shifte. “ Ç’kemi Cono?” i them. E kishte emrin Hason. “ Ouuu” ja boni Coni” Më make mend o presor,” “Kisha më shumë se gjysëm shekulii pa e pa. “ Si jo mër Con. Kena qenë me nji lagje. Masanej ke pas lujt ene futboll. Me të ritë e Tirones”” I modh je vallahi! E make men ene kte? I modh, i modh. Edhe me te rritmit më murën po vrava gjunin, m’zuni gjuni ujë dhe e lashë”. Coni u gëzua kaq shumë. Filloi të fliste(prapë?) me shokët ne tavoline per kohen e arte kur “ lunte fatboll”...
...Zorr se e mbajne mend tifozët Conin. Nuk u bo i famshem. Po une e mbaja mend. Të vegjlit i mbajne mend gjithnje me te medhenjte.Për më tepër edhe kujtesën e kam të fortë. Po nuk ja thashë këto Conit. Përse? Mjaft që i kujtova rininë. Kohēn e ëndrrave. Atë pjesë lavdie që i takon apo përfytyron për vehten çdo njeri. Dhe lirë, fare lirë, por me aq të dëshiruarën nga shqiptari sidomos: Fjalën e mirë.

---Televizori dhe figurat. A ka njeri ne bote qe te te dale orë e çast para sysh ne ekran e mos te te veleritet?. Një grua a një burre i mire qe nuk ka te share. Që nga ekrani veç buzëqesh e derdh mirësi e komplimenta me bollëk per teleshikuesin e te ftuarit? Mjaltë fare ! Nuk e beson dot sa i mire apo e mire eshte. Ka qe e besojne. Qe robi mund te jete aq i mire gjithnje. Qe nuk ka dhe ai ato te vetat. Nerva, xhinde, thartirë, jashteqitje. Po nje i mënçur që të jep vetëm mend a durohet dot gjithnjë? Ta shohesh per dite si rob shpie? Ketij mund edhe t’i thuhet:” Mjaft se na ngope me biftek intelektual. U lodhem se pertypuri. Na lere aman. Njeriu ka nevojë dhe për limonatë.” ...Po nje bukuroshe qe rrezaton bukuri, shndrit si diell a te themi nje Marilyn Monroe? Edhe ëmbëlsira me e mire të vel. Pastaj eshte dhe diabeti...Ne ekstrem do urgjent te kripur. ( Krypë, krypë, se vdiqa)
- Mendoni tani disa qe nuk kane asnje nga keto cilesi...Çdo dite. Çdo orë. ...Mos me televizorin...Ç’faj ka televizori

---FAMA-
(në kujtim të lavdisë efemere të djaloshit nga Berati)
...Ky është bërë një fenomen aq masiv, por njëherazi qesharak tek ne këto tre dekada të fundit. Tek ne është e ditës, e përditëshme, “fama”, rendja pas famës e lavdisë në shumicën e rasteve të pamerituar, bërja e gjithshkaje për tu bërë i famshëm, etja e pashuar për famë, mediatizimi madje dhe i personazheve e bëmave më banale. Dhe ka kaq shumë lavdi efemere tek ne. Lavdi afatshkurtra, lavdi të rreme(pseudolavdi), vetfryrje njerëzore, por dhe fryrje a pompime të tjetrit, ekzagjerime të tipit: “kollos, gjigand, i përjetshëm…(a e dinë ç’është përjetësia?) ....Sidomos sot në epokën e mbretërimit të mediave, e të rrjeteve sociale, fama mund edhe të fabrikohet lehtë në sajë të ndikimeve mbi të, lidhjeve me të, apo nëpërmjet pagesës. Në këto raste, sidomos për ato të lidhura me artin, mund të përdorej termi “fama “kitsch(kiç)”. Është ajo lloj fame, e atij lloj krijuesi që po në sajë të medias e së bashku me të, servir e bën të madhe veprën pseudovepër, atë që siç thotë Kundera, “na tregon qëndrimin ndaj asaj që duhet të pëlqehet me çdo kusht dhe nga një numër i madh njerëzish”. Tek ne ky fenomen ka arritur kulmin. Fama ka marrë në sensin e saj më të çuditshëm, përthyerje nga më të përçudnuarat, jorealet, apo për më shumë qesharaket. Fama është tek ne objekt dëshire i kujtdo dhe në mënyrë iluzore a të stisur, pronë e kujtdo. Media fabrikon në masë celebritete(të famshëm) qesharakë, vanitozë, të famshëm për asgjë a njerëz që pretendojnë se janë të tillë për diçka. Këta jetojnë me iluzionin e të qënurit i madh a i famshëm(a shtiren si të tillë) dhe tentojnë edhe tek të tjerët intruzionin e kësaj nëpërmjet shfaqjes e shfaqjes e rishfaqjes së tyre në media. Media e ushqen dhe e mban në këmbë këtë lloj fame.Prej saj ushqehet fama e veçanërisht Fama mediatike. Me ose pa pagesë.(nga libri "Psikologji shqiptare")
SHTOJCË: Djali nga Berati nuk eshte as delirant, as mashtrues. Ai eshte shprehja e nje deshire te parealizuar per tu bere i madh, i famshem, i suksesshem. Po kjo eshte nje deshire universale. Kush nuk e ka enderruar nje gje te tille. Jo vetem tek ne. Kudo ne bote.Se paku deri disa vite me pare kur e pyesnin femijen e vogel ne Amerike, se ç’do behej kur te rritej, pergjigjej:” President”. Dhe atje mund te behesh gjithshka. Pra pse jo dhe president. Tek ne kjo enderr( per tu bere diçka) ka vdekur per shumicen. As me pune e as me mundesi. Atehere ç’mbetet? Te ndjekesh modele te lehta fame, suksesi, pseudo te famshem.Nga ata qe servir rendom media jone. Shoqeria jone. Atehere ku ndryshon djali nga shume shqiptare te tjere? Askund pothuaj. Edhe pse luajti rol nja dy ore ne dy ekrane. Ai duhet pare me indulgjence. Perjetoi nje iluzion qe zgjati aq pak. U ndje i madh, i lavdishem, i admiruar per pak, fare pak. Nderkohe qe modeli qe ndoqi ai( lexo FAMA me siper), eshte shfaqur e shfaqet ne media mijra here. Me kete pseudofame, me kete “lavdi”, me kete “ mashtrim”. Me muaj, me vite. Faleni djalin nga Berati. Sidomos ju qe fabrikoni lavdi false. Ju qe ndertoni modelet e lavdive false. E kam fjalen jo vetem per mediat e moderatoret. Por dhe per prodhuesit e artit fals. Te shkences false. E kam fjalen per gjithe shoqerine. Faleni djalin. Ai vetem enderroi pak. Pafajesisht. Enderroi sikur ishte i famshem.(Pjesa e Munguar e “Psikologji Shqiptare”)

Janar 2019 –Pergjigje Bardhit---

BARDHYL LONDO

GJETHET E VJESHTES TEK KODRAT E LIQENIT
Shtrire ne toke pa fryme,pa jete,
Ushtare kositur nga nje batare.
Pylli trazohet,bucet uturon:
Perse perse,perse
Dergjur pa fryme,kufoma meite 
viktima te pafajshme te luftes me te re.
Liqeni dallge ngre,zhurmon,bucet,
Perse,perse,perse?
Pellembe te hapura,lypin meshire,
as vete nuk e dine ne cilen fe.
Dhe Zoti,dhe djalli,dhe dita dhe nsta,
Perse,hungerijne,perse?
Medalje te kota gjoksit te pergjakur,
askush nuk e di cfare beteje qe,
Dhe gjoksi cahet,ndahet me dysh:
Perse,perse,perse?
Shtatit te pyllit,te kodres,te shtegut,
Plage gjithmone e hapur,e rr.
Dhe pylli,dhe kodra,gjoksin cjerrin:
Perse,perse,perse?
Dhe ikin vitet,rokullisen shekujt
Te gjithe bertasin perse,perse?
Gjethet e mjera enderojne diten
kur dikush do tu thote:SEPSE...

Ylli Pango
Përgjigje gjetheve dhe mikut tim Bardhyl Londo
(Një alternativë)

-Se pemëve fatmëdha aty lart,
Plot gjethe, e nur e hije përmbi ne,
Nën këmbë do t‘ju dergjen edhe gjethet...
...gjethet që bien, kalben përmbi dhe

-Se s'ndrrojne gjethet lisin, pishën, bredhin,
Askënd që hije bën mbi gjithë ne,
Janë pemët kryelarta që ndrrojnë gjethet,
Si veshje, a mbulojë, a shtrojë mbi dhe…

-Dhe shekujt do të ikin, e vitet rrokullimë,
E gjethet s’do kuptojnë kurrë përse,
Sado te gjelbra,e të shumta, edhe bukurinë,
Ja japin pemes veç një herë mbi dhe,

Ja japin bukurine veç nje stinë
Pastaj rrëzohen, vyshken, bëhen dhe
Nuk do kuptojnë të mjerat përse bien, venë e vinë
Kur pema vetëm ngjitet lart, prek diell e re

-Dhe kur ne mijevjeçarë kjo tokë të shkretohet
E pemë e gjethe njerëz te kenë ikur(vallë pse?)
Përgjigjen ende nuk do e kene gjetur,
Dhe pemë nuk do ketë tu thonë përse…

---- SAKRIFICA. Zeni e Rezana vendosen te sakrifikojne per femijet. Gjeten nje menyre dhe mbeten ne vendin e madh matanë oqeanit. Pertej vizes, lejes a diçkaje te tille. Emigrim pa llotari. Emigrim gjithsesi. Kishin nje djale e nje vajze. Ka njerez qe mendojne se askujt nuk ja kemi borxh jeten. Se kemi vetem nje jete. Se paku perketej. Matane nuk dihet a ka tjeter. Disa mendojne se me e mira eshte te luftojme fort per ta bere te mire dhe jeten e femijeve dhe tonen. Por kjo nuk eshte gjithnje e mundur... Ajo e pati nje shans. “Kapi”nje pune ne administrate. Me rroge te ulet natyrisht. Zeni kishte qene drejtor.Ekonomist si profesion. Nuk kapi dot gje. Por duheshin para. E ndau mendjen te punoje bus-boy: Ndihmes kamerier qe shtron e ngre tavolinat ne restorant. Nga vete emri me “ boy” , bus-boy, eshte biçim zanati per djem te rinj. Zeni shkonte ne nje biçim restoranti italian dy ore larg qytetit. Nje lloj kubi me xhamllik gjithandej. Ne nje kryqezim as fshat as qytet, ku te priste era nga te kater anet. Kryqezim ku ndalonin kamionat. Ishte nja dy tre vjet poshte te pesedhjetave. Shkonte e vinte çdo dite. Kater ore udhetim vajtje ardhje. Fitonte pak. Kishin vetem nje dhome me qira. Te ndare me perde ne mes. Prinderit kendej, femijet nga ana tjeter. Vajza adoleshente, djali ende femije. Ushqimet, ujin, rrobat i blenin gjithnje ne “sale”( ulje çmimi). Kur kishte p.sh sale per corn flakes, blenin sasi te medha syresh. I konsumonin çdo mengjes me qumesht deri ne “sale”-n tjeter.Per nje muaj. Dy . Sa te ishte. Per ushqimet e tjera po ashtu. Per rrobat( Me keto ishte me lehte). Per çdo gje. Kur vinte pasditja e vone shkonin tek Dunkin Donuts. Blenin lire( nga nje here ju a falnin) kurabiet apo krokantet e pakonsumuara gjate dites. Atje dihej: për ditën tjetër prodhonin te fresketa. Te sotshmet e mbetura i hidhnin. Zeni tretej dita dites. Fytyra e zeshket sikur po i erresohej më thelle. I vogli po rritej mes amerikanesh. Shkonte ne shkolle. Mesonte natyrshem anglisht. Perfect english. Tallej pakëz me aksentin e anglishtes se babait. Pa të keq. Konflikt tipik brezash emigrantë. Prinder me anglishte të vonë. Fëmijë me anglishte tip “native speaker”( foles i lindur ne vend). Me mamin s’e kruante.E kishte dobësi. Rezana ishte gjithmone e qeshur. Kishte nje qeshje te shndritshme. Dhembe te bardhe. Lekure te bardhe. Fytyre te hapur. Te çilter. Ajo e mbante timonin. Kane jetuar keshtu 10 vjet derisa vajza, e zbehte, serioze, inteligjente, mbaroi Stanford University. Top rated. “ Kapi” nje pune super. Rezana njoftoi gjithe miqte, te afermit ne atdhe. Ne rrjetet sociale. Kishte hak. Me vuajtje, me “sale”,me perde ndarese. Me të keq.Por ja dolën. Fituan. Ata? Sidomos femijet. Mori shume urime. Shndriste edhe më shumë. Vajza ishte disi me e mbyllur. Si i jati. Djali më i hapur. Social. Si e jema. Ishte dhe i bukur. Edhe ai mbaroi shkolle te mire. Pak me vone. Edhe ai “ kapi” nje pune te mire. Pas pese vjeteve te tjera. U fejua me nje amerikane. Ajo linte koken per te. Rezana njoftoi miqte ne rrjetet sociale: çifti i ri po bente nje tip muaj mjalti rreth botes. Bora-Bora, Thailand, Aruba...Zeni vazhdoi dhe pak kohe si bus boy. Nuk ishte me e nevojshme. Tani ishin mire. Por ç’te bente. Femijet iken. Punë tjetër jo. Grup social jo. Më mirë të gjendej ne pune. Vazhdonte tretej. Nje dite vdiq. Sëmundje e keqe? Pa pritur? Pak nga pak? Nuk e di. Iku ca muaj me parë. Nuk qe i ri ne moshe. Por as i vjeter. Rezana njoftoi ne rrjetet sociale. Më theri ne shpirt. E kisha patur mik. Ishte njeri i mire e babaxhan. Nuk pata guxim ta pyes Rezanen nga se. Ndofta pati semundje te keqe. Ndofta jo. E filloi disi vone emigracionin. Sakrifikoi. Vuajti. Per femijet. (Kam idene se ne botë, këto vazhdojne t’i bejne edhe per do(ca)kohe, vetem shqiptaret. Sidomos emigrantet )

-

---Të folurit shkurt, lakonik, më duket se eshte ne traditen labe tê narracionit. Jo te çdo labi. Atij të vertetit. Autentikut. E ka dhe veriu. Edhe ata jo te gjithe. Vetëm malsoret. Ja lexojeni: Ky qe flet eshte babai i deshmorit te RENEAS. Vrare ne perpjekje me bandite (E pashe dje ne TV)
- ” Erdhi shoferi “ tregon burri. Hajde” tha . “ Eshte plagosur pak Elhami.” “ Ece “ i thashe, “ eshte vrare” . “Jo” eshte plagosur. “ Ecê “ i thashe, “ Ishte me 200 a me shume ne ore. “Ece. Eshte vrare”. Hyj ne dhomen ku eshte djali. Νe spital. Mbushur gjak. Djali rri shtrire atje. Nuk leviz. I afrohem. Mu mbush kepuca. Me gjak.” Fytyra e babait nuk leviz. As qerpiku. Nuk ka lot. Eshte tharë pa dalë. Që atëhere. Nuk ben drame. As rol. Keshtu e ka te foluren. Ngjarja ka vite qe ka ndodhur.Burri ka brazda ne fytyte. Dhimbja eshte diku thelle, brenda. Nuk do tretet kurre. Kur s’di gjë, nuk e kupton. Kur flet po. Eshte lab. Fjalepak. Dhimbjen e nxjerr nga brenda fjala. Fjala e pakë. (E nxjerr te duket. Ajo mbetet aty).Ja shkul. Te shkul dhe shpirtin kur e degjon. Fjala e rende gur. E hidhur. E kërren. Fjala çengel. E prere.E shkurter. Si plumb. Plumbi qe i mori jeten te birit.Atij qe iku i ri. Atij qe i iku vdekjes sa here, më parë. Ne perpjekje. Me bandite te tjere. Une nuk e njihja. As shume shqiptare te tjere. Dje e pashe. Per here te pare. Ate ne foto. Babane te gjalle. Mu kujtua qe shajme kur s’na mbrojne. Ka raste. Raste kur s’duan. Raste kur s’dine. Shajmë. Harrojme ata qe u vrane. Ata me zemër. Madje s’i njohim. Bejme pak per ta. Ose aspak. Ndaj kur e keqja vjen, paguajme. Paguajme mekatin. Mekatin e harreses

----ENCIKLOPEDI- EKSODI me i madh SHQIPTAR( Exodi Biblik).
...Ky eshte eksodi me i madh shqiptar i te gjitha kohrave. Eksodi i fund shekullit te 20. Ai vazhdon të jetë një plage e hapur qe nga filimi i shekullit 21, sot ne vijim e nuk dihet deri kur. Eshte nje plage e madhe qe rrjedh e vazhdon te rrjedhe pa rreshtur, gjak shqiptar, muskuj, energji shqiptare, intelekt e rini shqiptare, qe ikin e nuk kthehet me kurre.Ai po tret trupin dhe forcen e kombit, po vret te ardhmen e tij. Ky eksod gjigand numeron miliona njerez dhe kjo plage nuk dihet kur do te mbyllet a se paku zvogelohet, jo me te perthahet. Historia, jeta e ketyre njerezve qe ikēn e po ikin, eshte pjese e rendesishme e historise se Shqiperise. Parë ne disa kendveshtrime, ndofta me e rendesishmja. Pa tē ndofta nuk do kishte mbijetuar Shqipëria e sotshme. Ngjarjet, dramat, tragjedite, sukseset e triumfet e emigranteve shqiptare aktorë tē ketij eksodi epokal, jetet e tyre, te femijeve e familjeve te tyre, duhet te jene pjese e nje enciklopedie te madhe, enciklopedisē: EKSODI-t gjigand Shqiptar. Kjo enciklopedi duhet te jete pjese e historise se Shqiperise, qe te mos harrohet e shuhet si mjaft pjese te tjera te historise tone. Kjo histori duhet te kete nje autor te madh: vete Emigrantet shqiptare. Ajo mund te jete e ndare ne kapituj sipas vendeve te emigrimit: Anglia, Italia, Greqia, Amerika, Gjermania etj. Kete histori duhet ta shkruajne e tregojne vete ata: shqiptaret e diaspores se re. Ajo histori mund te mblidhet e qëmtohet, përgatitet, botohet, te perkthehet e te propagandohet ketu ne atdhe, e pastaj te perhapet gjeresisht ne Europe per te vene ne dukje vlerat e medha te shpirtit shqiptar ne bote, ne raport me antivlerat e propaganduara rendom. Kjo enciklopedi duhet te jete pjesē e nje projekti të madh me shume bashkeautorë. Libri do te shkruhet nga vete ne. Per here te pare do te kemi nje pjese te historise tone te shkruar nga vete ne.’. Ajo do te jete me shume vellime. Ato do te vazhdojne te shkruhen me vite. Sa te jemi gjalle ne. Dhe ata qe vine pas nesh. Dhe ata qe do te vine pas tyre. Do te kemi me ne fund nje histori qe nuk do te mund te zhbehet apo harrohet më. Nuk do te endet me e panjohur e ecpashkruar ne mendjet e gojen e te huajve. Emrat e te gjithe autoreve do te shkruhen ne kopertinën e këtyre librave.
Finacimi mund te kryhet nga ne vete, nga emigrantet qe do te dergojne historite e jetes se tyre ne emigracion( ikja-pritja- drama-jeta sot) por dhe me mbeshtetjen e komunitetit europian per perkthimin e botimin e vëllimeve ne shume gjuhe europiane. Do te merrem edhe vete me kete te fundit per vete punen dhe lidhjet qe kam tani. 
Do te jete nje liber i hapur per te gjithe, i hapur ne vend e ne kohe: per aq sa hemoragjia e kesaj plage te ndaloje dikur. Kur? 
Kjo ide mori shkas nga interesi qe u tregua nga miqte ne Facebook pas botimit te kujtimeve te nje “ emigranti” te vonuar dhe nostalgjia e shprehur e disa histori te derguara nga disa syresh më pas. Mori shkas nga udhetimet e mia ku kam takuar qindra emigrante ne Itali, Greqi, Gjermani, Amerike, France etj e kam degjuar sa e sa histori dranatike por dhe suksesi te tyre.Ajo u frymëzia dhe nga biseda e tregime të emigranteve qe vine here pas here ne Shqioeri.
Te interesuarit te me shkruajne ketu ne facebook ose te dergojne historite e jeteve te tyre apo te miqve te tyre, te jetuara a te treguara, ne adresen e email Messenger apo email. Ju mirepres.

-----Eksodi i pare: Ambasadat. Ikanaku i pare

Xhilit i vdiqën të dy prindërit. Punoi ca kohë te llullat, po mezi i dilte për të ngrënë. Bëri dhe një vit burg kot. Punë llullash. Te Xhili luanim poker ulur mbi tulla të vëna një mbi një. Në shtëpi nuk i kishin mbetur as karrike për tu ulur. Ishte copë-copë. Një cinik ndër lojtarët thoshte:’ S’ka bukë me hongër, luan dhe poker.” Ishte poker me pare të vogla. Po Xhili kishte një” avantazh”. Nuk kishte njeri në shtëpi. Në shtëpitë tona nuk na linin të luanim. Pokeri dënohej me ligj. Nganjëherë luanim nga liqeni ulur mbi trungjet e pemëve të prera.”Mçeftas”. ..Pastaj erdhi periudha para ambasadave. Shteti i Alisë kishte dhënë OK për Popajt ngujuar prej katër vitesh në “burgun luksoz” të ambasadës italiane. Le të iknin. Ishte 18 qershori i vitit 1990. Një tridhjetëvjeçar i papunë.Me virtutet humane të një Klod Ge-je të Viktor Hygoit. Një njeri që për të ndihmuar të tjerët dënoi vehten. Cfarë të bënte. Por punë jo, pare jo, njerëz jo. Edhe kur kapte ndonjë punë pas llullave, paga ishte siç dinte të paguante shteti i proletarëve e punëtorëve. Ai si mjaft të tjerë, për “shtetin e popullit”, nuk ishte veçse një parazit i rrezikshëm. Rrezik potencial e real i shoqërisë “ideale”. Xhilit i feksi idea. Bashkë me Ben Lutaj e ndanë mendjen të hynin në ambasadën franceze. Pse aty? Xhili ndiqte prirjen. Kishte një adhurim për Francën. Për autorët francezë. Askush deri atë ditë nuk kishte hyrë akoma në ambasada. U sorollatën ca në zhegun e vapës rrotull ambasadës. Kontrolluan situatën. Pastaj befas kërcyen mbi mur dhe ugjendën brenda. Policët mbetën gojëhapur. E paparë deri atëhere. Gjysëm shekulli. Pastaj të verbuar nga zemërimi ideologjik, u turrën t’i ndiqnin brenda mureve të ambasadës. Harruan paprekshmërinë e teritorit të huaj. Turravrap u gjendën përpara derës së madhe prej xhami. Desh i kapën çunat e nonës. Dera e mbyllur ishte një shans për ndjekësit. Pengesë fatale për ikanakët. Derë që ndante fatin e Xhilit. Dera që ndante lirinë nga burgu që e priste përsëri. Kësaj rradhe kush e di sa gjatë. Derë që kishte mbyllur brenda sa e sa njerëz që ëndërronin botën e lirë. Djemtë hezituan një moment. Vetëm një. Por zaret ishin hedhur. Xhili goditi fuqishëm me pëllëmbën e tendosur xhamin e madh. E theu. Vërshuan brenda bashkë me shokun. Perdja e fundit e hekurt ishte thyer. Por dora ishte prerë thellë në kyç të dorës dhe gjaku rridhte çurk. Policët u marrosën. Në ethet e ndjekjes tentuan të hyjnë dhe ata brenda. Djemtë u futën më thellë. U shfaq sekretari i ambasadës Emanuel Rousseau. Ndjekësit frenuan fort. U a mbathën mbrapsht. Me sytë mjegulluar nga humbja e gjakut, Xhili ndjeu që po humbiste ndjenjat dhe ra për tokë. U përmend në zyrën e sekretarit. Tërë personeli i ambasadës i qëndronte mbi kokë. Ambasadori erdhi të nesërmen nga Franca me urgjencë. Dhëmbshuri e papërfytyrueshme „borgjeze“. Njerëzillëk i panjohur deri atëhere. Xhili po qante. Surpriza e parë e një bote të re të panjohur. Francezët u shqetësuan. Kishte humbur gjak me shumicë. Duhej ndërhyrje kirurgjikale. U njoftuan autoritetet. U thirr mjeku shqiptar. Erdhi. E pa shpejt dhe tha:’ Duhet operim. Në ambasadë nuk bëhet. Duhet shtruar në spital“. Teksti e nënteksti ishin të qartë.: “Dil nga ambasada të shpëtosh jetën. Pastaj…“ ...Pastaj Xhili e dinte mirë. Me gojën që i merrej foli:’ Më mirë i vdekur këtu brenda se gjallë jashtë.” Ambasada kërkoi përsëri mjek. Erdhën dy mjekë të tjerë. Kirurgë. ...Ndofta kushtet për operim. Ndofta mjekët ishin të paaftë. Ndofta diçka më makabre. Fakti ishte se pas ndërhyrjes kirurgjikale kyçi u bë më keq. Gjaku kishte pushuar por dhimbja vazhdonte e padurueshme. Nerva, damarë, a ku ta dish çfarë ishin dëmtuar a mpleksur me njeri tjetrin.Pas një muaji dhimbje, kllapi, vuajtje, shteti i kalbur i pajisi së fundmi me pasaporta „vagabondët“e ambasadave. U nisën. Nga të gjitha ambasadat e mëdha. Drejt Europës së madhe. Në anijen e francezëve këndohej Marsejeza. Hymni i flamurit. Qanin. Qeshnin. Vetëm një pakicë flisnin frëngjisht me marinarët. Pas tre ditësh në det anija me 540 refugjatë që kishin zgjedhur Francën mbrriti në Marsejë. Së bashku me ta mbrriti dhe Xhili. I dobësuar, me dorë të lidhur, i lodhur tej mase nga dhimbjet. Por i qeshur. E shoh në foton e asaj dite tek vëren disi me habi por i lumtur pritjen e mrekullueshme që i bën Marseja dhe ca zogistë e ballistë me qeleshe, të ardhurve nga bota e absurdit. Xhilin e ndajnë nga të tjerët. Ai qe i pari. Simboli. Autoritetet kujdesen në mënyrë të veçntë për të. E shpien në Reims, në një spital. Për ta operuar siç duhet. Rizgjohet pas një hipnoze të gjatë. Mbi kokë i rrinë dy fytyra të ëmbla infermieresh. Të bardha. Të dashura. „Për një moment mendova se isha në parajsë. Dhe mbi mua ishin engjëjt.“. Pas tre javësh përkujdesje, në kamp me të tjerët. Pastaj në Paris. ..
E takova mikun tim Xhil pas gjashtë vjetësh nga ikja. Ishte punësuar në aeroportin Sharl De Gol. Punonte në kompaninë amerikane Federal Express. Kishte shumë miq. Shqiptarë që i ndihmonte të fillonin punë me të. Francezë që ju gjenden pranë në ditët e vështira. Paskalin, Ivonën, Zhaklinën, Maitenë. Shtatë vjet ja la shtëpinë pa pagesë Zhaklina. Aty u martua. Aty i lindi dhe vajza. (Dhe thonë francezët pastaj...). Punonte me dy turne. Të pasdites e të natës. Fliste frëngjishten e bukur të francezëve dhe lexonte në origjinal librat që pat lexuar e ëndërruar dikur. Kishte marrë hijn e sjelljen e francezëve. Fytyra e tij gjithnjë më është dukur një përzjerje e Moris Ronesë me Mishel Pikolinë. Ja shiheni në foto. Kur e pyeta cila ishte ndjenja më e fuqishme që pati kur nisi jetën e re, më tha: „Liria“...“ Të zgjohesh në mëngjes e të kuptosh se nuk të kërcënon asgjë. Të jesh i qetë e i sigurt“. Nuk mu mburr kurrë se arriti zenithin e mirëqënies. As faktin se tani është parisien. Ka ftuar e ka mbajtur në apartamentin e tij të vogël, gjithë të afërmit, miqtë por edhe çdo njeri sado pak të njohur që i ka shkuar atje nga atdheu. E vizitoj çdo vit. E kam mik me kokë. Edhe ai vjen çdo vit në Shqipëri. Vdes për paçe, fërgesë, gjellë tradite. Për kongë zamoni. Për dialekt Tironne. Zhargon. Vdes për atdheun. Nuk ka njerëz që i ruajnë më mirë se emigrantët, shprehjet e Tironës së vjetër. Vajza Elise, që i lindi atje, u rrit si franceze. Po shqipen e qan. Nuk ja la as Xhili as Esmerina e jëma, pa ja mësuar. Këtë vit konkuron për mjekësi. Kur babai flet në dialekt tipik,, vajza e pyet duke qeshur: „ Papa qu'est que ça veut dire“(Baba, çdo të thotë kjo). E ka fjalën për ndonjë shprehje të tipit „Aty ma lidh gamorin“ apo „Aty m’rri.“ Kjo pjesë e raportit mes tyre më pëlqen aq shumë. Gruan Esmerinen, e mori korçare. Ajo është bërë edhe më franceze se Xhili:). Punon në një universitet në Paris. Është motra e madhe e gocës. ..
...Kaluan pothuaj 30 vjet. Xhili drejton një departament në Fed Ex. Të ardhurat e tij nga puna tashmë konsiderohen ndër të lartat. Reformat Makron e „goditën“ edhe atë. I duhet të paguajë më shumë taksë banimi, toke, shtëpie etj. Xhili nuk ankohet. I jep të drejtë. Ju e kuptoni: vjen nga varfëria.

Në foto: Xhili 30 vjet më parë:

Kam ikur edhe une?( Historia e një emigranti të vonuar)

----TABLLO 1991—Pjesa e parë 
Kishin ikur dhe ata te anijeve. Eksodi biblik. Une ika ca si vonë. Në veren e 1991. Vit i rrenimit te papare. Me 200 marka gjermane. 100 dollare dhe ca pak lireta ne xhep. Markat mi dha nje mike. Dollaret i fitova ne poker. Çika çika kuptohet. Bolonja, Via Reggio. Capezzano.Fjeta te nje kusheri emigrant. Sherbetor ne nje vile verore te nje zonje fiorentine. Me fuste e me nxirrte fshehurazi. Haja ne nje manastir. Mua e ca çuna nga Lezha na jepnin te hanim prifterinjte. Prita me kot. Nuk jepnin me dokumenta.Duhet te kthehesha. Shkova ne Trieste per te marre tragetin. Markat dhe dollaret i ruaja. Kisha nje enderr: te bleja nje makine. Ne Trieste takova Tan Mojken, Laken, ... me vone Qemolin. U gjet nje makine e perdorur, Fiat 128. E shiste nje plak qe nuk e perdorte dot me. Nje makine e blere me 200 marka e 100 dollare. Liretat ishin per bileten e tragetit. Nuk kishte bileta per makine. Vetem per pasagjere. Vendet per makina ishin te zena. Durrsaket blinin e shisnin shume makina aso kohe. Biznes. E bleva bileten per 6 dite me vone. Makinen e parkoja diku prane portit buze detit. Aty flija. Diten beja guide me nje nga çunat. Kishte ardhur dimri. Nuk. kisha me para per te ngrene.Mengjesin e sajonte Tan Mojka.Ndonje croissant. Ndonjehere kapuçino. Dreke jo. As darke. Tani, rob zoti, perpiqej tju çonte ndonje makine vellezerve ne Durres..Benim dush ne nje konvikt te braktisur. Hynim fshehurazi nga dritarja. Tani i hidhte breket ne plehra sa here qe lahej. “ Njeperdorimshe” qeshte. Sot Tani eshte ne Amerike. Me tha Qemoli. Qemol Hidri. Ai erdhi nga Trevizo. San Marino? “ E pruni Zoti nga lart”. ( e thote vetë). Ishte çun i rruges Fortuzit. “ Si mêr nuk keni me hongër? As une nuk kom pare,po per te honger do gjejme.” Dhe gjeti. Hongrem ca dreka prej Qemolit. Si? Ate e dinte Qemoli. Zemra e tij. E kaluam si e kaluam. Periudhe urie. Per shqiptaret andej e per ca nga ne perkendej detit. Qemoli na shpetoi nga uria. Arrita te kthehem. Pas 6 ditesh. Nuk me besohej. “Kisha MAKINE. Isha bo me Makine!”Pas dy muajsh e shita 1500 dollare te Estrada dhe ika prape. E kisha fiksim. O do i merrja dokumentat italjone, o s’ka....
-vijon-( po deshet ju).

---TABLLO 1991- Pjesa 2-
...Ai kusheriri qe me strehoi, me mori ne telefon. “ Kot ike. Po te ishe ketu, dokumentat i rregullonim. “ Erdha prape “ i thashe. “ Ate patenten nderkombetare ma more?” pyeti (E donte shqiptare, italionja s’merrej kollaj.” ).”Po “ i thashe. Ma dha nje mik ish student qe punonte te patentat. “ Ok. Hajde” me tha. “ Tani jam roje. Ruaj nje vile ne Firence. Do rrime ketu bashke te dy. Zonja banon ne juge. Vjen vetem ne vere“ “ Erdha” (Tani kisha dhe paret e makines). Fluturova Tirane-Rome. Pastaj me tren ne Firenze. Nga stacioni i telefonoj kushos. Erdhi fluturimthi. Mori patenten dhe po aq shpejt fluturoi. “ Me telefono fiks ne shtate ne darke”me tha. “Vi e te marr se tani kam pune”. Kalova ca ore ne stacion. Ne 7 i telefonova. “ Ku je ? me tha. “ Te thashe ne 7?” “ Shtate eshte” i them. Shoh oren. Shtate e pese. “Jo”tha.” Je vone” . Mbylli telefonin pa pritur pergjigje. E qarte: ma “kishte futë ”. Çuditerisht u ndjeva me lehte. Pas aq oresh pritje ne varesi, ankth, “ vjen s’vjen” , isha vetem, mbi shpatullat e mia. Si shume here ne jete . “Beji derman vetes vella”. Kapa nje hotel koti, afer stacionit dhe rashe te flija. Duhet ta kem patur temperaturen 39-40. Isha ftohur.keq. U mbeshtolla me disa batanije e mbulova dhe koken sa desh mu zu fryma . Terapi e vjeter qe e perdorja kur ftohesha. U zhyta ne djerse e kllapi. Nga koridori vinin zera shqiptaresh qe flisnin me ze te larte. Mes tyre me degjua nje ze si ai i Lad Çuçit. U gdhiva qiqer. I dobet,i drobitur por pa temperature. Mora ne telefon nje gazetar italian ne Capezzano. E kisha njohur heren e pare. “ Hajde” tha robi i Zotit. Jane te mire italionet( apo jo Qemol?). I hypa trenit. Perseri ne nje keshtjelle. Thuhej se ishte e princit te Luksemburgut, e ishte kthyer ne manastir.Ishim pesë: kater çuna nga Ishull Lezha dhe une.Pesë krevate ne nje hapesire sa nje sallë kishe. Ajer sa te duash. Per te ngrene me jepnin prifterinjte. Çunave jo. Ata hanin vete. Punonin gjithe diten diku mes Massa Carrara e Forte dei Marmi. Punonin ne mermer. Ishin te rinj, te forte. Fitonin mire. Me i madhi Marku 25 vjeç. Me i vogli Gjeta 17. Une isha me “plaku”. 39 vjeç. Edhe ata me therrisnin “ profesor”. Dhashe nja dy intervista ne nje tv lokal per situaten, eksodin, shqiptarët. Me ate gazetarin.Me dhane ca pare te vogla. Pastaj ne lufte per dokumentat. Çunat ishin me soggiorno. Ishin te anijeve. Une pas te vjelit.Djemte ishin lidhur me goca italiane. Ishin simpatikë. Te fuqishem. Energji pas ndrydhjes. Shperthyese Gocat italiane linin kokat për ta. Ishin italianizuar disi. Visheshin mire. Unë si dreq. (Do ta gjej foton e do jua tregoj). Kisha një mjekër të çrregullt, gjysëm të thinjur e njē pallto te zhubravitur shumëvjeçare .Me i madhi nga çunat, Marku, sykalter shpatullan, u fejua me nje zyshe latinishteje. Ajo e donte. Ai sipas menyres se vet. E rrihte here pas here. Vajza ishte e zbehte, delikate, me nje fytyre tw bardhe. Ishte besimtare e shkonte ne kishe. Zotin e shihte ne zemrat e njerezve. Më pyeste: “ Te lutem me thuaj si t’ja bej? Keshtu i rrahin femrat tek ju? E dua..nuk e le dot...” Ç’t’i thosha? Nuk ishte e lehte te beje leksione psikologjie ne keso rastesh. Djemte kishin blere te gjithe motorino Vespa. Me gjeten dhe mua nje te perdorur. Ne week ende ja mbathnim ne Via Reggio, Lucca, Pisa. Plazh, ndonje film a bar nate. Nje nate kur ktheheshim per ne Capezzano, Gjini, me i zymti, po prape rob zoti, u perplas e fluturoi me Vespa mbi nje makine. Thame se vdiq. Ja hodhi. Ndenji ca dite ne spital e doli. Ishin çuna prej hekri. 
Po me mbaroheshin paret e makines.Filluan te me mbanin çunat. Kuptohet per “paret e qejfit”. Me vjen te qaj kur i kujtoj. S’ do i harroj kurre...
Afer nesh banonin nje plake nja 90 vjeçe me te birin kurrizo 70 vjeçar. Ishin copë copë, po kur dilnin nga shtepia, uleshin ne nje gur te madh, te ngroheshin ne diell e na shihnin aty prane psheretinin e thoshin:” Poveri voi( te mjerët ju )“. Po pse “poveri”?” pyesja une. “ Kini lene familjet, nenat, ...”. (Motra ne telefon me thoshte mos u kthe. Rregullohu e na merr edhe ne. Ketu eshte qameti. Nena thoshte “kthehu”.). Kishte nje te drejte plaka Nunziata me te birin e gjorë. “Halli hallit nuk i ngjan” thone shqiptaret. 
Ajo puna e dokumentave nuk po rregullohej. Gazetari Fabrizio me çoi dhe ne nje kishe ne Viareggio e me prezantoi me nje senator. Ju lut te me ndihmonte. “ E veshtire” tha ky. Po afronin Krishtlindjet. Atehere çunave u lindi nje ide tjeter....
-vijon e perfundon neser-
...--- TABLlO 1991-PJESE e tretë.FUNDI i endrrres. ( Historia e një emigranti të vonuar
...Per Krishtlindje na ftoi nje karpentier. Jetonte prane keshtjelles. “ Eshte datelindja eJezuit. Thashe t’ju ftoja se me erdhi keq. Jeni larg familjeve”. U shtruam pranê oxhakut me familjen e tij. Pime vere te kuqe, hengrem. Ishte ngrohte. Si ne familje. ( Poveri voi). Na dhuruan nga nje triko leshi te trashe seicilit. Seri me ngjyra te ndryshme me nje qen gjuetie dhe nje shkrim ne gjoks: Hunting Dog. Na pati aq lezet darka sa harruam oren. “ Çohuni burra se iku treni” kerceu Leka, bjond-romantiku i grupit. Ai që, ne mars 1991, tek nisej te ikte nga shtepia per në Durres, te anijet, i doli perpara nana:” Lek, mos don me hike? Te lutem...mos” Te gjithe ne katund e kishin marre vesh per anijet. “ Jo moj nane, si po t’lej une ty?” “ E rrejta. Hika po s’mu nenj pa kthy koken. Nana kishte ndalu e po me shifte. E kishte kuptu. Nuk kam me ja harru kurre syte,. .si më pa.” 
Leka kishte ca miq ne Portoguara. Vinin cdo vit te ri ne Itali permes Austrise. Nga Gjermania. Ishin emigrante atje. I dinin te gjithe shtigjet. Do me merrnin e do me nxirrnin ne Mynih. Me priste nje i aferm qe punonte atje. Emigrant dhe ai. Nuk doli gje ne Itali, po e provonim per Gjermani. Fuguam te peste te kapim trenin.Trenin tim. Nuk ishte kismet. Kishte ikur. Dhe nuk kishte tren deri ne mengjes. Ata miqte shkeles kufiri do me prisnin deri ne 2 pas mesnate. Pastaj do iknin. Duhej udhëtuar natën. Koha nuk i priste. Mbetem. Pastaj Marku gerthiti: “ Shpejt te marokeni.Ta marre ta çoje profesorin me makine. Ka Benz. “ E kishin shok pune. Trokitem te marokeni. Marokeni po flinte. Çeli deren duke ferkuar syte. . Ju luten. I afruan dhe para megjithese e quanin shok. Marokeni nuk pranoi. “ Nuk kam siguracion makine” tha. Genjeu? C’rendesi ka. Gjermania “u dogj”. Ikem ne fjetore si te vrare. Te nesermen e kisha ndare mendjen. Do shkoja te Mondi. Ne juge. Ne Foggia. Shansi i fundit. Po te mos dilte gje dhe atje, tragetit ne Bari dhe marsh ne shtepi. Mondi ishte durrsak. Kishte qene student i inxhinierise se nates. I kisha dhene leksione matematike. Pas provimit ishim bere miq. Kishte ikur dhe ai me anije me gjithe familje. Me kishte thene dikur te shkoja tek ai. Po te isha keq. I telefonova. “ “Hajde menjehere” me tha. Çunat me percollen te treni. Kisha shume pak pare. Çunat me dhane 50000 lireta( 40 dollare atehere).“ Te pakten t’i kesh per bilete” tha Leka. Gjeka, ai i vogli u prek. U perqafuam. “ Mos harro. Çoja babes dhuraten” i thashe. Plasi gazi. Ishte histori e lezeçme: Kur Gjeka u “bo me pare” i bën nje telefon babes dhe e pyet “çka don me t’çu dhuratë babë. Kerko ça t’dush. Kena pare tash”. Dhe baba: “ E du nji dhurate mor bir. Po kam frike se nuk ma blen dot. Nuk po muj...po m’vjen turp me ta thane.” “ Po ti thuje mër babë. Ku i dihet. Po mujta me e ble po ta çoj. Sa e shtrejte keka kjo ?.” “ Jo bir, nuk munesh. Jam tuj t’kerku shume. Po une po ta them vetem mos me e pase marak. Masanej ti m’ço nonji sen tjeter. Nji coca cola deshta, po e di qe s’munesh”. “ O babe, ça po thu? A je tu u tallë a? Po kjo nuk asht kurrgja. M’ thuj nonji gja tjetër, nonji gja taman me ta ble. Coca cola po t’sjelli sa t’dush, po kan me qesh njerzit”.
“ E kuptova bir, nuk ma blen dot e t’vjen turp me ma thane.M blej çfare te dush ti”. 
I hypa trenit dhe ika. Nuk i kam pare me djemte nga Ishull Lezha. I kerkova vite me vone ne Capezzano po nuk gjeta asnjë. Ishin shperndare. Zoti e dashte t’i takoj ndonjehere. Po ratë në ta më thoni. Ishin çuna me zemër, çuna për së mbari. Rob zoti. 
...Ne nje fshat të Foggias , Mondi me priste vetem ne nje si haur me tavan te larte. “ Ku e ke familjen” i thashe. Kishte nenen dhe dy motra e nje vella. Mblidhnin karçof ne fusha. As 400000 lireta ne muaj s’merrnin. “ Ja ketu afer jane...te nje kushri.” “ “Po a jetoni bashke?Ti me ke thene...” E kuptova. I kishte çuar diku me i liru vend profesorit. “‘Jo jo rri pa merak”. Ishte pasdite vone. “ Degjo o Mond” i thashe. “‘Sot po flej këtu se s’kam ku shkoj.” Ishim ne mes te fushes ne fshat. “Neser ne mengjes me percill te stacioni. Po shkoj ne Bari e pastaj ne shpi.Nuk ishte e shkruar“...Mondi i gjore uli koken. As ate nuk e kam parë më. 
...Në Bari nuk kishte anije tjeter veç Naftetarit. Ishte nje rraqe e vjeter qe thoshin se kishte kohe qe thuhej se do mbytej. Po vazhdonte “heroikisht” të bente udhetime kontrabande. E zeze, e shtrember. Gjithsesi 50000 liretat mi perlau. Dreka included. Makarona me vaj me origjine te panjohur, gatuar ne nje tenxhere me fund e me bark sterre te zi. Koha ishte po aq sterrë. Deti ishte plot dallgë dhe anija tallazitej si govatë e shpuar. Thamë se u mbytëm unë e ca gjynahqarë të tjerë. Gjithsesi mbrritem ne Durres ndaj te gdhire. Ishte nje mengjes gri i erret e gjithe lageshti i shkurtit te vitit 1992. Durresi dukej me i shemtuar se kurre. Karakatina kudo, gjithandej. Dola nga anija me nje torbë ne krah e nje cope lecke( tip qilimi) ne sup. Trofeja e vetme e odisesë time. Njerez te varfer, te veshur keq me kalonin perbri. Dukej sikur sapo kishte rënë bomba. Si pas lufte. Si pas tërmeti. Papritur mu shfaq perballe nje “mik” qe nuk mu be kurre mik. “ Nga na vjen keshtu o Pango?” me pyeti me tallje. “ “Nga e sat’ëme.” i thashë. 
...Një muaj më vonë u emërova zv.minister aresimi ne qeverine Meksi!

---...Jo vetem ne.(Kurrë bashkë!) As më të mençurit e ketij vendi, nuk jane bere pothuaj kurre BASHKE. Rralle tek ne, te medhenjte e te njejtes kohe, e kane mbeshtetur e vleresuar mendjen a vepren e njeri tjetrit. Ndofta vetem pas vdekjes se rivalit, tashme pa rrezik, e me shume per t’i rritur vleren vehtes. 
Prandaj te dhunshmit, te pashkollet e te paditurit, batakçinjte, kjo maxhorance e perhershme pushtetare e çdo krahu,GjITHMONE BASHKE, e kane patur me te lehte te hypin ne maje, te genjejne, t’i shtypin e te sundojne mbi te gjithe, sidomos mbi shqiptaret e thjeshte. 
( nga pjesa e munguar e librit “Psikologji Shqiptare”: Hierarkia e vlerave)

---Per emisionin OPINION
Eshte bere misherim i dekulturimit kombetar, cektesise se trajtimit te problemeve, apo trajtimit ne menyre fluturake. I keqmenaxhuar qe nga numri i madh i te ftuarve qe mezi u vjen rradha te flasin nen shkopin e dirigjentit te rrafshte ne çdo aspekt (dydimensional) e deri te te ftuarit e perhershem te emisioneve politike qe dihet c do flasin, e per ke do cicerojne; qe nga pseudospecialistet e deri te hundefutja kudo e Blendit te gjithanshem. Edhe kur ka specialiste, lejohen te flasin shume pak apo nderpriten nga fjala a mendimi gjithezoterues i “mesuesit te gjeografise”me shkop, apo nga fakti se duhet te shfaqet tabela 16, kronika 35 apo mendimi numer 12 i Blendit te madh. Duket sikur mezi pret ta mbylle duke “ kaluar rradhen” edhe kete emision ndër te tjere, ushqim i perditshem pa shije tashme edhe per mediokrit, kollajllek i pulteve te lodhura te teleshikuesve dembelë. Aty shqiptaret mesojne(çmesojne) per kulturen, artin, sportin, shkencen, historine e sidomos politiken a ngjarjet e dites, sigurisht me shume se nga te ftuarit, nga Blendi, specialisti me i mire i kultures, tifozi numer nje i kombetares, demokrati i pare rinor shqiptar, nuhatesi me i holle i politikes, dijetari mbi dijetarë, natyrisht ne nje rrafsh tejet te rrafshte. Aty mendohet se kane filluar e do fillojne pa perjashtim gjithe revolucionet, levizjet sociale, permbysjet e medha. Kujtoni si i udhehoqi ne studio edhe studentet protestues me megafon para ca javesh. 
P.S Ndonese jam ftuar por dhe sulmuar miqesisht ne Opinion nga ky i gjitheditur, ju lutem mos ma merrni per konflikt interesi. Nuk mund te mos e pershkruaja si psikolog objektivisht kete fenomen psikologjik shqiptar( e kam personazh dhe te libri “Psikoligji Shqiptare”). Nuk eshte thjesht analize quasipsikologjike. Problemi nuk eshte tek nje emision apo dy. Ky dhe ca te tjere prej vitesh kane prishur e po prishin apo po formesojne keq, çdo dite ne menyre sistematike shijet estetike, profesionale, kulturore te shqiptareve. Delir dhe megallomani e papare.

….Jo vetem emisioni Opinion. Qendrimi dhe menyra e funksionimit e nje pjese te medias e te mediatikeve sot, eshte fryme: Nje drejtues emisioni harron ose ka kohe qe ka harruar, qe ne analize te fundit duhet te jete thjesht moderator i shkathet. Ata te gjithe jane bere dhe vetkonsiderohen te gjithedijshem, liderë, me shume pushtet( se lidhen me politiken) dhe te pameshirshem ne shkeljen e te drejtave me elementare njerezore, deri ne ate te dinjiteteve njerezore. Nje pushtet opresiv( shtypes) por dhe i pakontestueshem. Pse i pakontestueshem; Sepse “ Ne jemi MEDIA dhe meqenese kemi monopolin e informimit( kete e kane vertet dhe per kete nje pjese e gazetareve sado e vogel duhet vleresuar), kemi dhe monopolin e se vertetes. Kjo jo! Shpesh genjejne mashtrojne, perpunojne opinione, shpelajne tru, me pagese a me interes.

’-Vijim-’ PERGJIGJE miqve per pyetjen “PO ME SHKOPIN Ç’PATE?” 
- Ne fakt shkopi eshte i pafajshem. Shkopi per mesuesin e gjeografise sherben per tu treguar nxenesve me mire vendet ne harte. Kur nuk ka nevoje per shkop, sepse gjerat ne ekran duken qarte, shkopi tek drejtuesi i nje emisioni televiziv, shfaqet si fenomen psikologjik shtojce, si zgjatim i personalitetit qe duke qene i vogel, kerkon te zmadhohet, te perballoje komplekset ardhur qe nga feminia, te duket me i fuqishem, pse jo te godase. 
( Nga pjesa e munguar e librit “Psikologji Shqiptare”)

..

. Per DHIMITER PASKON:
Ne panairin e fundit te librit, miku im Pandi, i biri i Kutelit te madh, me dhuroi nje liber te fundit te Mitrush Kutelit. “ Hekuri dhe Çeliku”. Megjithe respektin dhe admirimin e madh per Kutelin, duke parw titullin pata nje paragjykim. Nuk ishte faji i shkrimtarit. Jemi lodhur kaq shume nga hekurat, çeliqet e teneqet e partise, sa qe nuk me shkoi mendja fare se behej fjale per dy njerez me emrat Çelik e Hekur. Per dy tregetare te vegjel korçare, nje samarxhi e nje çikerrimashites, per dialogjet e tyre te bukura ne dialekt te pasur juglindor e per fatin qe i lidh bashke deri ne fund. Me pas lexojeni vete. Nuk po bej reklame: po ndaj nje ndjesi: I shkruajta Pandit: “ Me vjen aq keq per librat e babait tend te nderuar, ende te palexuar nga shqiptaret. Por me vjen keq me shume keq per perlat gjuhesore te asaj treve, qe i kam njohur prej tij qe i vogel nga Xinxifilua e qe rrjedhin e gurgullojne aq paster e me bollek nga goja e Hekurit e Çelikut, si nga nje gurre qe po e lene te shterre e te thahet si shume te tjera”

-

--OPINIONI PER TJETRIN:
Ne shqiptarët priremi ta japim gjykimin shpejt dhe cekët, sipas fjalëve të të tjerëve, ose pas pak kontaktesh, qoftë edhe formale me tjetrin. Kur personi është publik, zoteron ndikimi i vlerësimeve të medias. Perceptimi e gjykimi për tjetrin, kësisoj është përgjithësisht i cekët, i sipërfaqshëm, jo rrallë tendencioz, i njëanshëm, paragjykues. Ne priremi të besojmë atë çka na pëlqen të besojmë, mbështetur për këtë dhe nga media e cekët. Dhe çfarë është më e keqja, pasi krijojmë një perceptim, a formojmë një ide, kemi pak gjasa të ndërrojmë mendje. Ne kemi vështirësi të ndërrojmë mendje, edhe nëse do të na jepen informacione të tjera që bien ndesh me opinionin e parë, madje edhe kur këto informacione, janë të bazuara në fakte. “Ne kemi prirje për të mos zhbërë opinionet që tashmë i kemi formuar”, thotë Taleb. “ ... ne i trajtojmë idetë tona, si zotërime, prona dhe është e vështirë që të ndahemi prej tyre.” 
(nga libri “ PSIKOLOGJI SHQIPTARE”)

--Dhjetor 2019 -URIM Te dashur miq! Me lejoni te ndaj nga larg me ju nje urim apo deshire edhe per vehten!Vehtes nuk i uroj vit me te mire se viti 2018. 
1-Kete vit qe po mbyllim u aprovova si ekspert i Komisionit Europian ne kater fusha: Aresim i Larte, Media, Kulture, Trashegimi Kulturore. Jam qe nga fillimi i vitit Vleresues i projekteve europiane ne kater gjuhe. Ndofta nder punet e niveleve me te larta qe kam bere ne jeten time! Aplikim individual me CV titujt, diplomat e certifikatat e mia dhe aprovim nga Brukseli pa asnje mbeshtetje politike prej kendej. 
2-Kete vit mbrojten doktoratat nen udheheqjen time shkencore dy pedagoge te nderuara te Universitetit te Tetoves dhe eshte ne perfundim te doktorates, nje zonje e trete laureuar ne Universitetin La Sapienza. 
3-Kete vit te mbare mu botua nga UET libri “Psikologji Shqiptare”, pune-veper e disa viteve
4-Kete vit mu botua nga Shtepia Botuese Albas, vellimi “Nje mal diamanti” me perkthime te mia te tregimeve te autorit te madh amerikan Scott Fitzgerald. 
5-Djali im Viktori filloi nje pune te nderuar fale aftesive,perkushtimit dhe vleresimit te drejte qe ju be nga ata qe e emeruan
6-Miqte dhe te afermit me falen e u fala perseri dashuri dhe me bene te ndjehem mire perseri si ne vitet e mia me te mira e me te veshtira. 
7- Zoti a cilido kreator qofte me dha shendet e miresi ne zemren time
-Nga viti qe vjen nuk do doja me shume se shendet dhe vazhdim te puneve te nisura apo te ngjashme me keto te ketij viti. 
Miqte perveç urimit per 2019, qe u bera pak me pare, i falenderoj per mbeshtetjen dhe vleresimin. Jodashamiresve u afroj urimin “me nje zemër të mirë e me suksese në punën TUAJ”.

---LIDERËT-KOMANDANTË
Për liderët-komandantë populli mbetet nocion enkas abstrakt i manipulueshem, i denjë veç per fjalime e fushata; disi më konkret diten e zgjedhjeve, kur popullit i servilosen, e quajnë “sovran”, per t i marrë votën. Pas kesaj për komandantet, nuk ka më popull por individe te veçuar, mjeranë, në shumicen e tyre ne raport me liderin, nevojtarë ( disa pak dhe nevojtore) te tij, me nivele te ndryshme nevojash, nga me e ulta ekzistenciale, deri te endrra oborrtare. Si te tillë, ndare ne individe, komandanti nuk e ka kurre frike popullin. Seicilin e mposht kollaj. Populli pra nuk ekziston më për të pas zgjedhjeve. Seicilit individ, ( nga populli) komandanti i thote “ ti nuk je populli”. Kesisoj ai e di mire qe nuk do flase kurre me popullin, sepse populli nuk behet dot popull ne kuptimin “me qindra mijra bashke” qe te flasin me te me nje goje.Ja perse komandanti ka interes qe populli te mbetet nocion abstrakt. Komandanti nuk flet dot kurre me popullin. Populli nuk ekziston. Komandanti flet me te dhe e shtron ate veçmas, me individe, me grupe. Ky eshte spekullimi. I fshehur ne fillim, i hapur kur populli nuk mban me. Pas kesaj gjithmone ndodhin ngjarje te medha. ndryshim i madh
(“ Nga pjesa e munguar e ““Psikologjia Shqiptare”)

---Partite dhe Hierarkia e vlerave. Këtu hierarkinë e vlerave shkatërrojnë partitë, liderët e
tyre, politika e interesat e saj të ngushta. Në pjesën më të madhe të tyre ata që emërohen si ministra e drejtorë pa meritë, gjëja e parë që mësojnë është mënyra
se si duhet të nusërojnë: si të vishen, si t’u flasin njerëzve, si të mos firmosin,si të jenë hijerëndë. Kjo mbi bazën e një tradite trashëguar dhe modeluar nga e kaluara por dhe përsëritur edhe nga media me mijëra herë. Edhe nga vetja, mentaliteti vetjak, nën instruksionet e servilëve përreth. Rrallë u fol e u vlerësuan te ne ministrat (e drejtorët) për rezultatet e punën e tyre, sukseset, matjen e saktë të tyre. Në përgjithësi, si pa e kuptuar, njerëzit e medias vlerësojnë nusërimet e tyre. “Të dish të nusërosh”, së bashku me veshjen përkatëse e qëndrimin hijerëndë përkatës, është pjesa më e rëndësishme e të qenurit lart. Pjesa me e madhe e të emëruarve në poste të larta, tek ne mësojnë të jenë ministra (të nusërojnë) shumë shpejt. Njerëzit shumë shpejt pastaj fillojnë të vlerësojnë sa ministrorë janë ata aty lart dhe rrallë të pyesin ata, por edhe veten: “More po ç’pamë të mirë nga puna e këtij dhe e qeverisë së tij. Ç’rezultat konkret dha?”.Shprehja
"të nusëroja dhe një herë pa e dija unë”, te ne, e humbet disi vlerën. Këtu njerëzit dinë të hipin e të nusërojnë shumë shpejt, a thua se kanë qenë tërë jetën në majë. E për më tepër e
kanë zor të zdrypin nga kali i nuses. Për rrjedhojë nuk kanë pse të presin shansin e nusërimit të dytë, se nusërimin e bëjnë shpejt zanat. Problemi bazë i hierarkisë së jovlerave është jo vetëm tek individët, por në shumicën e qeverisjeve tona. Këtu në përgjithësi vetëm nusërohet, jo qeveriset. 
( nga libri "Psikologji Shqiptare)

BALLO PA MASKA 
Dhe kemi arritur kësisoj së fundmi të jemi të gjithë në piacë, vallëzojmë të gjithë në shfaqje publike, në media, në një BALLO të madhe pa MASKA. Tani të gjithë po vallëzojnë e çapëlejnë pa maska. Politikanë, analistë, bankierë, biznesmenë, mediabërës, “akademikë”. Së fundmi janë flakur tej edhe maskat. Maskat e të gjitha llojeve. Maskat moral, maskat virtyt, maskat antikorrupsion, maskat drejtësi, (gjyqtarë e qyqarë), maskat paanshmëri analistësh, maskat demokraci, maskat dituri e erudicion etj., etj. Tani të “gjithë” e dimë kush është tjetri, ai, ajo, ata. Të gjithë, e dinë kush janë “të gjithë”. Tani të gjithë vallëzojnë. hapur pa maska dhe publiku i duartroket ashtu si janë pa maska. Dirigjuar nga regjisorë politikë, gjithashtu pa maska. Ngjason disi (por me fuqishem) me fenomenin gjithnjë e më të shfaqur në dekadat e fundit në futboll, ku dihet se ndeshjet shiten jo rrallë, por publiku sërish i ndjek, në stadium, me pult në dorë (si emisionet opinione) i duartroket, bën tifo. Se prapëseprapë jemi tifozë. Kemi nevojë për adrenalinë. Vallëzimi, balloja pa maska është bërë vallja e shqipeve. Apo anasjelltas? Te gjithë dorë më dorë hedhin vallen pa maska, ballon e korruptës së hapur. I gëzohen ditëve që sollën partitë.
(nga libri “Psikologji shqiptare” viti 2018)

---ShOQëRIA GjASME. - 
...Aty ku tradita është vlerë, aty ku historia, e kaluara është themel, aty dhe e zakonshmja në dukje, dhe ajo që s'duket, një restorant, një dritare, një kafe e thjeshtë, kthehet në institucion. Një restorant i vjetër në Paris, "Le Procope", një rruginë, një vend ku takoheshin Rusoi, Verleni, Dideroi e të tjerë. Një atmosferë që të rrethon tek hyn ... A thua se takon vetë ata, tek sheh fotot në mure, vjetërsinë e bukur të drurit, pasqyrat e kristalta, “menynë e filozofëve”. Çdo gjë e ruajtur me dashuri. Histori, detaj, qëndrueshmëri, vlerë, respekt për të shkuarën. THjesht: ata që iluminuan një popull kanë qenë edhe këtu..janë e mbeten ende gjallë.
...Ndërkohë te ne çdo gjë sikur është bërë e bëhet, stiset a ndërtohet që të mbetet veç për pak, përkohësisht, fluturake,kalimtare. Që shpejt të bjerë apo dhe në s'bie, të vijnë të tjerët, ata më pas e ta shembin. Që dhe në pastë a u bëftë vlerë ta vdesin: njëherazi, pas pak kohe apo pak nga pak si çdo gjë. E që pastaj të na shfaqet diçka tjetër, e porsa lindur a e rilindur, e re, e paparë. Këtu, nuk mbetet dot gjë e qëndrueshme në këmbë, vlerë e qenësishme, histori, materje, njerëz. Asgjë pothuaj; as njerëzore e as lëndë o Zot! Çdo gjë që ka brenda vlerë, traditë, a histori shembet apo mbulohet, zhduket, vdes, kalon në heshtje. Kujtoni vargjet, të lexuara pak ndryshe e të përsëritura pa fund te ne me cikle brezash, “e vjetra shembet, një jetë e re rilind gërmadhash”. A thua se i themi a duam t'i kujtojmë gjithnjë vetes e tjetrit, se jemi kalimtarë, se shpejt do të ikim, do të vdesim e nuk do të lemë e nuk do të mbetet asgjë pas nesh, as histori, as emër, as e kaluar. As nam e as nishan... .....Dhe ja ku jemi sot e kemi ardhur pothuajse pranë fundit: në rrëgjimin e pjesës më të madhe të vlerave, në rrafshimin e hierarkisë së vlerave të së shkuarës e të së tashmes: si mishërim i degradimit total të të gjitha sistemeve: arsimore, politike, juridike, akademike e mediatike dhe të zëvendësimit të tyre me sistemet Gjasme. Kemi arritur kështu në një Shoqëri Gjasme: ... Liderë e deputetë injorantë me shumicë: gjasme, kriminelë-deputetë: gjasme, pronarë injorantë të mediave e universiteteve (gjasme), besim fetar gjasme,diploma gjasme, akademikë e profesorë e doktorë madje edhe skandale gjasme (se duhen edhe skandale, sado gjasme) që të duket edhe kjo shoqëri e plotë, me të tëra, si të tjerat. Shoqëria Gjasme në tërësinë e saj gjasme, me të mira e të këqija gjasme, me paradat, mburrjet, titujt, gradat, ofiqet e mbretin që i jep...gjasme. ...Vetëm banaliteti nuk është gjasme... 
(nga libri "Psikologji Shqiptare)

---GjËMA E MADHE E MËSONJTORES SË LARTË ShQIPE
Shkatërrimi i vlerave e hierarkisë së tyre në Shqipëri arrin kulmin me Shkatërrimin e arsimit të lartë, si një kulm i rrënimit të vlerave e hierarkisë së tyre. Inondata e universiteteve private dhe degjenerimi i tyre në biznese private vulgare pati ndikim fatal si fenomen në shkatërrimin e hierarkisë së vlerave. Më pas, rrënimi paralel i të dyja sistemeve, privat e publik, mund të konsiderohen së bashku ndër fenomenet që i kanë dhënë goditjet më rrënimtare hierarkisë së vlerave te ne. Me të drejtë, këtë goditje, ndër më fatalet që i janë dhënë arsimit të lartë dekadat e fundit mund ta quajmë me një emër: Gjëma e madhe e mësonjtores (së lartë) shqipe.

Arsimi i lartë është një ndër burimet kryesore të vlerave e hierarkisë së tyre. Arsimi, kulmimi i tij me arsimin e lartë, krijon te njeriu disa vlera fondamentale: Vlerën e madhe kulturë. Vlerën jetësore profesion. Vlerën e madhe dije. I shton një vlerë ose disa vlera të tjera personalitetit. Është njëherazi vlerë e madhe si e ardhme e kombit. Ndotja, ndyrja e këtij burimi, zëvendësimi me rrëke, sjell bastardimin dhe zhdukjen e çdo hierarkie vlerash. Të rrënosh, bastardosh, karikaturizosh atë, është të shkatërrosh të ardhmen. “Rrënimi i hierarkisë së vlerave, te ne zë fill e ushqehet nga politika dhe merr goditjen më rrënimtare, me degjenerimin e sistemit universitar, arsimit të ashtuquajtur të lartë”. Kështu mund të quhet me plot gojën ajo që ndodhi pas viteve 2005. Në formë ditari duhet të fillohej kështu: Duke filluar nga viti 2005 e tëhu filluan të hapen e vazhduan të hapen me dhjetëra universitete private. Kjo inondatë bëri që së bashku me ato ekzistuese, numri i universitete a institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri të shkonte në mbi 60. Këtu u shfaq deri në babëzi, si fillim dëshira e mjaft privatëve të pangopur për fitim. Për fat të keq mes tyre dhe e mjaft injorantëve që nuk kishin asnjë lidhje me botën akademike. Për ta lëshuar pa fre këtë inondatë, u shfrytëzua në mënyrë spekulative nga qeveritë edhe dëshira e kahershme dhe e përhershme e prindit shqiptar për t’u dhënë fëmijëve shkollim të lartë. Etja e tyre për një diplomë për fëmijët, duke e lidhur këtë gjithnjë me zënien e vendit të punës, karrierën, deri në konceptin e rrënjosur që në diktaturë se sidomos për femrën, diploma ishte një lloj paje me goxha vlerë. “Le të shkojë rinia, s’ka asnjë të keqe”, ishte një ndër parullat qeveritare të kohës. “Sa të rrijë rrugëve, le ta kalojë kohën në bankat e shkollës rinia?!”. Harrohej vetëm një gjë: në bankat e moçalishteve të quajtura shkolla të larta, niste të vdiste e ardhmja e një kombi që pastaj më kot kërkohej të ringjallej e vdekur gjenetikisht që në embrion. Truri i malformuar që në rini, madje që në vegjëli mediatikisht, politikisht, kulturalisht, nuk shërohet dot, në moshë të madhe kur metastazat e injorancës, padijes e mentalitetit mbrapsht e kanë inonduar.… Ndërkohë që ne arrinim numrin 63 të universiteteve, në vendet më të zhvilluara të Europës, në vendet e OECD etj. (Organizata për Zhvillim dhe Kooperim Ekonomik, ku bëjnë pjesë vendet e BE-së dhe Kanadaja, Australia, Japonia etj., Forum ku qeveritë e këtyre vendeve punojnë së bashku duke shkëmbyer eksperiencat e zgjidhur problemet e përbashkëta), kishte dhe ka një standard sipas të cilit duhet të ketë mesatarisht një universitet për një milion banorë?! Te ne, edhe pas mbylljes me të drejtë pas vitit 2013, të 22 uçilishte-moçalishteve, ka ende dhe 36 të tjera. Një numër sa qesharak për një vend me më pak se 3 milionë banorë tashmë, po aq edhe i frikshëm për nga pasojat e budallallëkut në të ardhmen e vendit, rinisë së këtij vendi, e progres-regresit të tij. Pa mohuar që mes tyre ka disa pak shkolla të larta cilësore, shumicën syresh, mund t’i quash sërish moçalishte, ku vazhdon mbytet, përmbytet, a më mirë zbrazet truri i ri shqiptar. (Sa i takon trurit që ikën e që studion jashtë vendit e që rrallë kthehet për të kontribuar këtu, ai nuk është më yni. Progresi ynë mbetet kësisoj në duar që zor se do të dinë ta mbajnë të ardhmen e këtij vendi si europiane) ... Një numër
i vogël të rinjsh, tej çdo propagande, punësohet me këto diploma në Shqipëri. Në Europë nuk bëhet fjalë. Ndër kulmet e gënjeshtrave hipokrite është ajo e njohjes së diplomave të disa universiteteve shqiptare jashtë vendit. Formalisht për një pakicë edhe mundet. Praktikisht, vend pune me to nuk ka gjetur njeri deri më sot ... Pastaj historia vazhdon pak a shumë kështu në formë kronologjie a ditari: 15 tetor i çdo viti arsimor pas viteve 2000. Një armatë e tërë rinore i drejtohet univers(?)iteteve. Jepen mijëra letra me vlerë (lek), në këmbim të letrave pa vlerë (kartonë të quajtur diploma). Më tej vijon farsa e vitit arsimor. 
...E gjitha kjo pra filloi me hapjen e paparë pa fre të “mësonjtoreve të lartëra”, siç do të mund t’i kishin quajtur Noli e Konica, apo uçilishteve-moçalishte (uçilishtet në sistemin arsimor sovjetik ishin shkolla të tipit universitar për përgatitjen kryesisht të mësuesve, që nuk shquheshin për ndonjë nivel të lartë në krahasim me universitetet). Gjithsesi edhe uçilishtet ishin ku e ku më lart në krahasim me pjesën më të madhe të këtyre tonave. Këto u lejuan të bëhen të panumërta me pretekstin bazë të moslënies rrugëve të rinisë e zënies së kohës së tyre të lirë në mënyrë “produktive e të kulturuar”. Në qoftë se do të bënim një krahasim me periudhën nga erdhëm deri në inondatën e universiteteve private, do të thoshim se kaluam nga uçilishte në moçalishte. Po t’i krahasojmë më tej si etapa historike, mund të thuhet se pas vitit 2013 u bë një tentativë për të disiplinuar disi uçilishtet (shkollat publike) e për të reduktuar me rreth 40% moçalishtet.Kjo ishte vetëm një pjesë e asaj që duhej bërë. 
Mbeti sërish shumë kalbësi. E kjo bëri që shumica e asaj që quhet arësim i lartë tek ne, të vazhdojë të jetē një Hipokrizi masive a shtetërore (arsimore) ku të gjithë, në një pjesë dërrmuese gënjejnë veten, fëmijët e njëri-tjetrin se po arsimohen, “së larti”, kur ndërkohë zbritet e zbritet poshtë e më poshtë. Një hipokrizi masive, brenda një sistemi mashtrimi masiv të paparë në botë deri më sot. Ky është një arsim formal fals, ku thelbi i së keqes është se studentët, shumica të dobët e pa interesa, duhet të kalojnë edhe kot, sepse Pronari (e theksoj pronari i biznesit) e jo “administratori”, siç e quajnë gjoja me modesti veten ata, duhet të fusë në xhep paratë, të gjitha paratë. Paratë janë vetëm të tij. Ndërkohë shumicën e 36 UT-ve, i kemi të tilla dhe paratë e studentëve nuk shkojnë siç duhet në një masë dërrmuese, për zhvillimin më tej të tyre, për hapjen e bibliotekave, laboratorëve, mjediseve rekreative, klinikave universitare. Ato shkojnë si fitim biznesi te të quajturit “administratorë”. Ndërkohë që këta, sipas ligjeve për universitetet private në çdo vend të botës, duhet të marrin vetëm paga. Shumë-shumë paga të larta. Kjo, sepse administrimin e parave të studentëve nuk e bëjnë siç e ka bota e ligjet e saj të studiuara mirë, bordet e të besuarve (board of trustees) me njerëz të zgjedhur nga prindërit, komuniteti, biznesi etj. Ato para thjesht mblidhen në thesin e pronarit a pronarëve. Kjo është dhe thembra e Akilit e universiteteve private: Kthimi i tyre në biznese mirëfilli me qëllim pasurimin e pronarëve e jo mirarsimimin e të rinjve. Universitetet private duhet ditur, se ndonëse të themeluar nga individë privatë, janë një e mirë publike, që i shërben publikut. Universiteti sado që quhet privat, ka përgjegjësi për formimin e të ardhmes së vendit, dhe si e tillë duhet të kontrollohet e nuk mund t’i lihet në dorë një individi. Jo rrallëherë individ ky, pa lidhje me sistemin akademik, madje më keq. Për një pjesë të universiteteve e keqja qëndron edhe te një pjesë e pedagogëve që nuk janë në nivelin e duhur, madje janë në mjaft raste edhe nën nivelin mesatar si ish-studentë të dobët. Ka ndër ta me diploma të falsifikuara universitare e doktorale. Deri falsifikim dokumentash profesorale. Ndonëse për hir të së vërtetës në disa pak prej universiteteve private, janë rekrutuar me sukses në sajë të pagave të larta pedagogë nga më të mirët e universitetit të dikurshëm shtetëror të Tiranës, e ndonëse për hir të ndërgjegjes tashmë të brumosur profesionale, leksionet e tyre janë mjaft të mira, arsimi i lartë privat në shumicën e tij, çalon keqas. Sepse problemi edhe në këtë rast qëndron në faktin që sado të përgatitur pedagogët (në një pjesë të tyre), të gjithë studentët, sado të dobët, duhet me detyrim të kalohen prej tyre. Sepse ndryshe bien të ardhurat e pronarit. Kësisoj lind pyetja, se sa ndër studentët i ndjekin a i dëgjojnë këta pedagogë të mirë e leksionet e tyre për të përfituar dije? Shumica e di që do të kalojë se prindi paguan. Kemi për rrjedhojë është detyrimin e pedagogut, herë të thënë direkt e herë në mënyrë të kamufluar, për të kaluar çdo student parapagues. Duket sikur në disa nga universitetet private, nuk të thotë kush gjë po e ngele studentin. Por thjesht pas një kohe relativisht të shkurtër, pedagogut që ngel i bëhet dalje. Diktatorët e vegjël të UT-ve private veprojnë në çifligun e tyre, me dorë autokratike, asistuar nga shërbyes të vegjël nga rrethi i ngushtë, i të afërmve a të besuarve. Gjithçka si në një biznes a pronë private familjare. Prindërit dhe pjesa më e madhe e publikut të gjerë, nuk e dinë se si funksionon ky sistem në botë e si duhet të funksionojë edhe te ne. Duhet ditur se universitetet private ndryshojnë rrënjësisht si funksionim nga bizneset e tjera, për një arsye thelbësore të lidhur me atë thembrën e Akilit që u përmend më sipër: pikërisht sepse aty formohet profesionalisht një brez e një e ardhme e tërë e një vendi, cilido qoftë themeluesi. Me kalimin e kohës, shkollat e larta edhe pse të rithemeluara nga individë, nuk i takojnë më vetëm atij, por në atë mënyrën që thamë më sipër, edhe publikut. Në botë, publiku i ka ato nën mbikëqyrje nëpërmjet bordit kontrollues publik që shumë-shumë ia rrit edhe deri në kufij qiellorë rrogën pronar-administratorit, por edhe e nxjerr jashtë biznesit, kur universiteti ecën keq. Pak a shumë siç i ndodhi Jobs- it me bordin e aksionerëve, të themeluar nga ai vetë, që e nxorën jashtë biznesit kur aksionet ranë. Dhe kjo ndodhi me Jobs-in. Me njeriun që ndryshoi botën. Pavarësisht se ai me gjeninë e tij u ringrit e krijoi menjëherë një tjetër kompani. Kurse te ne administratori nuk ka as më të voglin kontroll real. Kësisoj shumë shpejt veç fuksave e plebenjve intelektualë që bëjnë ligjin, do të vijë një ditë që në universitetet private, pse jo, edhe gjyshja e administratorit (pronarit), t’u kallëzojë përralla nga e kaluara studentëve ...
Shumica e këtyre shkollave të larta, janë universitete jouniversitete, që ashtu si në historinë e vërtetë të McDonalds me klientët, kanë kohë që i japin publikut, vendit, të ardhmes së tij, në vend të lëngut natyral, lëng artificial pluhur. Apo ndryshe në shqip, sapunë në vend të djathit. Biznesi mbi të gjitha. Puro biznes. Ndërkohë është dhënë premtimi që shpejt këto biznes-universitete të kthehen në fondacione. Por vitet po kalojnë e kjo po rezulton një gënjeshtër e madhe e tipit “kalenda greke”, ndërkohë që pronarët e “kulturës universitare” vazhdojnë të mbushin xhepat, duke inkasuar shuma gjigante e duke menduar për riinvestime gjigante a shumëfishime të bizneseve universitare deri në zaptimin e plotë edhe të këtij “biznesi” pas atyre të bananeve, mediave, karrigeve parlamentare ...
...Në 100-vjetorin e Partisë Laburiste Angleze, ish-ministri i Jashtëm, Robin Cook, vuri në dukje se “në rast se nuk do të mendojmë për arsimimin e brezit të ri, për mileniumin e ardhshëm, Anglia rrezikon të bjerë në kurthin e varfërisë”! Kjo u tha për gjashtë vendet më të industrializuara të botës. Ndërkohë te ne në buxhet, arsimi nuk renditet kurrë ndër sektorët prioritarë. E ndërkohë që ne jemi ndër dy-tri vendet më të pazhvilluara të Europës dhe kjo reflekton ku e ku më direkt në jetën tonë. E ndërkohë që qeveria jep disa pak qindra USD per capita për arsimin, kur bota jep 7000. Madje ua ndan edhe privatëve një pjesë të këtyre, se janë “të varfër” dhe kjo quhet reformë madje e madhe e suksesshme. Dhe kjo natyrisht ka ecur e vazhdon të ecë, përderisa ka prindër të paditur, por dhe të mashtruar që nuk kuptojnë a nuk duan t’ia dinë se po mashtrohen. Mjafton të marrin fëmijët një diplomë. Pranojnë sistemin, përshtaten me të, paguajnë për një copë letër pa vlerë, e më pas në rrugë tjetër, kërkojnë vende pune për fëmijët gjoja të shkolluar. Natyrshëm që nuk njohin asnjë lloj vlere, hierarkie, pedagogjie. Nga kjo natyrshëm del se pa kuptuar mbajnë në këmbë e ruajnë sistemin dekadent ekzistues duke e ushqyer bija e bij “specialistë” fals. Si përfundim së bashku me arsimimin fals, i bëjnë ata më mediokër se vetja e tyre, për një kohë më tej se e tyrja. Në antitezë me thënien vërtet rilindëse të një shekulli e kusur më parë: Mësojini fëmijët të dinë më tepër se vetja ... juaj se ata janë për një kohë më tej se koha juaj.
Po kur filloi tamam kjo gjëmë
Kjo nuk filloi kur ligji i arsimit të lartë lejoi të formohen dy tri universitetet e para private. As edhe kur letrat pa vlerë me titullin “Doktor i shkencave” mbi to në universitetet publike e ndonjë privat iu shpërndanë si tollona qindra individëve. As atëhere kur në universitetet publike kishte “profesorë “ me deri 60 udhëheqje diplomash doktorale. Kjo gjëmë madje nuk kishte filluar akoma tamam, as atëherë kur ish-pedagogu im tha se arsimi i lartë kishte hyrë në një fazë rreziku të lartë se nëpër auditorë po jepnin mësim si pedagogë ish-studentët e gjashtave, (ndërkohë që kishin filluar të bëheshin “lektorë” edhe ata të pesave e katrave). Deri në këto kohëra që po flasim, situata po përkeqësohej, por nuk ishte akoma katastrofë.
... Në të vërtetë, kjo gjëmë e madhe e mësonjëtores së lartë shqipe filloi të ndodhte atëherë kur batakçinjtë e qylaxhinjtë, njerëz pa asnjë lidhje me sistemin akademik, nisën të nuhasin erën e mishit të ngordhur edhe në botën universitare, aty ku nuk kishte bërë ende vaki të hynin injorantët, shkatërruesit e vlerave të çfarëdo lloji në këtë vend. Sepse deri atëhere nuk ia vlente barra qiranë të lodheshe a bëje këtë, në ato fillime kur ishte shumë më e lehtë të merreshe me politikë, biznes, media. Asokohe ende nuk ishte i zorshëm biznesi që të jepte shumë para, sepse mund të shisje dhe mish të ngordhur gomari, mjaft ta sillje nga jashtë, e t’i mbushje hazinetë plot. Por një ditë edhe këto fusha ishin pushtuar, rafinuar, monopolizuar, kishin bosët e tyre e nuk mund të haje më kollaj në to. Së fundmi, duhet të gjenin diçka tjetër të kollajtë dhe e gjetën. Ishte gjeniale, e paparashikueshme, e paparë: Nuhatën erë e mishit të ngordhur “akademik”, e kërmës universitare dhe mësynë e filluan të hanë edhe aty. Pra kjo ndodhi kur erdhi më në fund koha kur çakejtë e hienat nuk po i gabonte më nuhatja, se diçka po ndodhte a po kalbej edhe në atë që duhej të ishte koka, truri, pjesa elitare e trupit të drobitur të këtij vendi dhe se edhe atje mund të hyhej për të bërë biznes e për të fituar pa llogaritur si atëherë në kohën e biznesit të gjelave, se sa mend a sa shkollë kishe. Kësisoj dyert e tempujve të dijes filluan të shqyhen. Erdhën me rrokullimë vitet kur së fundmi të quajturit pronarë universitetesh, në një pjesë të madhe injorantë, krijuan universitetet letër, u bashkëngjitën edhe një aradhe të paaftësh, që u kthyen në pedagogë. Kishte syresh nga ata që nuk kishin dhënë më parë as edhe një orë leksion në jetë të tyre. Jo më kot është thënë se në këtë vend mund të bëhesh gjithçka dhe kushdo. Mund të bëhesh ministër e drejtor, biznesmen e president, shef i madh ... me gjasme a pa gjasme, mjaft të dish të nusërosh disi. Por të bëheshe pedagog, pedagog, ca më pak profesor me titull, kjo nuk ishte menduar kurrë se mund të ndodhte. Megjithatë ndodhi edhe kjo. Si ndodhi?! Si mundi të ndodhë? ... Sepse, siç thamë, të jesh pedagog të duhet së paku të dalësh para studentëve e të lexosh në mos të thuash diçka. Por këtë nuk e bën dot kushdo se “e zë libri”. (“Ndodh si me atë politikanin që duke pritur avionin, tek pa se të gjithë po lexonin diçka,“ krreu“ edhe ai një libërth e zu kinse të lexojë, por ra papritmas palmuç e s’morën vesh ç’e gjeti. Shyqyr që u gjet dikush me mend e ia bëri diagnozën ‘e zuri libri’ tha, e ia hoqën librin nga dora e kështu shpëtoi“). E tamam këtu fillon e komplikohet historia që duket se nuk gjen shpjegim e s’ekziston në asnjë vend të botës e pedagogëve fals. Historia e atyre që nuhatën kërmë e mësynë si mëzatë të padijes mbi UT e u bënë me nder edhe pedagogë.
...Megjithatë nuk mbaroi vetëm këtu e keqja e madhe që pllakosi shkollën tonë të lartë. Sepse për hir të së vërtetës kishte e ka siç thamë, ende pedagogë që ligjërojnë në universitetet private, pas një karriere të gjatë në universitetin publik e që zhvillojnë mësim të mirëfilltë. Batakçinjtë e „pedaguakët“ prapë edhe për një fare kohe, nuk ishin shumicë.
... E keqja tamam, zuri rrënjë që hajde t’i shkulësh, kur politika, qeveria, partia, partitë, në pamundësi për t’u zgjidhur njerëzve problemet e mëdha, pasi u themeluan nja dy-tre universitete të mira, nga njerëz që kishin një jetë tërë, në botën akademike, hapën dyert për vërshimin, inondatën e dhjetëra universiteteve të tjera. Pa asnjë kriter e pa çarë kokë se kush po i themelonte këto universitete. E keqja u betonua tamam kur njëherazi me “biznesmenët e dijes”, politika filloi të shëtiste fshat më fshat e qytezë më qytezë e të premtonte se dhe aty do të themelonin një universitet. Më e keqja ishte se si rrallëherë këtu e mbanin fjalën. Dhe kësisoj lloj-lloj honxhobonxhosh kthyen madje edhe shkollat tetëvjeçare e të mesme në universitete. Ca të tjerë me më shumë para, ndërtuan vetë godina, duke e konsideruar aliazhin llaç-tulla-beton, të mjaftueshëm për t’i vënë emrin universitet. ... E keqja e vërtetë në arsimin e lartë, u bë fenomen, kur veç biznesmenëve vulgarë që më vonë u bënë oligarkë, edhe politika e pa dhe arsimin e lartë si biznes që mund t’ua falte a shiste biznesmenëve e elektoratit. Sidomos atyre pa asnjë lidhje me botën akademike. E keqja vazhdoi edhe kur pak më pas këta biznesmenë filluan t’i paguajnë asaj jo vetëm në para. Në disa lloje formash e shpërblimesh dhe për ta pasur më pas biznes krejt personal. Ja këtu ka filluar shkatërrimi i arsimit të lartë që në themel, e vazhdon me rrokopujë tatëpjetën e s’ka kush e mban më drejt rënies së lirë. E nuk ka fasadë ta mbulojë karakatinën që është brenda. Për rrjedhojë kemi në piacë një kulturë të tipit bulevardesk a të gjithëdijshëm gazetaresk, a ndryshe “gjithologji” gazetareske, nga ajo disi më e kultivuara e deri tek ajo e niveleve më të ulëta, që shfaqet rëndom në mediat tona deri në të shprehurit me gabime gjuhësore. Tipologji e kulturës shqiptare të kohës. Pak a shumë të kujton kohën kur disa tipa merrnin nga disa pak më të ditur, thërrmija informacioni a copa njohurish për tua servirur të tjerëve si të lexuara në libra, a si pjesë e kulturës së tyre personale.
Po ndërkohë, universitetet publike (jo të gjitha) vazhdonin udhën e tyre. Disa pak sipas traditës, kurse ca të tjera nën udhën e shembullit të keq. “Përse të mos përfitojmë edhe ne, kur deti u bë kos, e ne ishim të parët që hanim nga ky kos kur ende ishte në pjatë”, menduan këta. Dhe nisi natyrshëm edhe një debat i tipit: “Privatët apo publiku”. Për hir të së vërtetës, janë disa fakultete të UT publike që nuk e humbasin traditën. Janë disa pedagogë atje që do të mbeten pedagogë e profesorë në tërë kuptimin e kësaj fjale derisa të vdesin. Por ka për fat të keq sot veç universitete private, mjaft universitete publike moçalishte. Ka brenda mureve të tyre, klane e oligarkë të këtyre moçalishteve që nuk i lëshojnë prej dekadash këto lloj pronash publiko-private nga dora. Ka dhe aty profa të çuditshëm që nuk dinë ç’është leksioni. Ka banda mediokrish që janë po aq poshtë sa 20 vjet më parë a ca më poshtë ... Ka pseudoprofër që udhëheqin 60 doktorata njëherësh etj. Ka që u plakën e nuk japin dot më as drejtësi e respekt hierarkie akademike as në pleqëri. Japin përkundrazi një goxha padrejtësi sa një mal. Këta janë disa nga drejtuesit e sistemit publik të arsimit të lartë. Jo të gjithë. Por në gjithë sistemin e kalbjes së vlerave e bjerrjes së hierarkisë së tyre, pas do kohe, zor të mbeten më ishuj të gjelbër ... Më e frikshmja është se për këtë gjendje a për këto universitete private, e në mbrojtje të disave publike, protestojnë, luftojnë a debatojnë jo më shumë se ca dhjetëra maksimumi qindra studentë, ndonjë a ndoca pedagogë e as edhe një prind. Përgjegjësia qytetare, njohja së paku e së keqes, e cila mbetet tërësore, thelbësore, e jo në nivel lufte mes privatit e publikut, siç reduktohet shpesh, mbetet në nivel pranë zeros. E ndërkohë shkatërrimi i sistemit të arsimit të lartë vijon e ka kohë që ka marrë përmasa mbarë kombëtare
( Nga libri “ Psikologji Shqiptare”)

P.S Libri nga i cili u shkëput me shkurtime ky kapitull, u shkrua ndër vite e u botua një muaj më parë. Përpara se numri i studentëve protestues të arrinte me mijra.

---- LIDERËT-KOMANDANTË

Besimet, shumë vlera humane,morale Po përse ndodhi e ende po ndodh që te ne ranë besimet, shumë vlera humane,morale (më pak fetare) te jo pak njerëz? Sepse vlerat materiale dolën menjëherë e
sidomos sot kanë dalë dukshëm mbi ato morale minimale apo pothuaj inekzistente a hipokrite. Madje i kanë mbytur këto të fundit. Sepse te ne moralja(false) në kohën e diktaturës, u absolutizua (pa ekzistuar në thelb), në ekstrem, në kurriz të materiales. Dhe kjo e fundit e tejshtypur, e minimizuar, si për t’u hakmarrë në mënyrë spontane apo të vetëdijshme kaloi në ekstrem sot. Hakmarrje e shpirtit të munduar njerëzor. Efekt
i komprimimit shumëvjeçar të një sistemi absurd. Gjithsesi, me çdo lloj justifikimi, një fakt i rëndë. Ndërruan pra rolet. Vlera morale u minimizua. Si një lloj hakmarrjeje
ndaj pseudoideales, por edhe si pasojë e hipokrizisë së paraqitjes së saj si mbisunduese në shoqërinë totalitare. Vlera materiale mori kësisoj revansh të paparë. Kaloi deri
në vëllavrasje. Ndërkohë që vlerat morale u flakën së pari prej kohësh nga ata që i predikonin e kërkonin tua ngulitnin të tjerëve: nga lidershipi komunist e oborrtarët e tij. Dhe kjo pati e ka pasoja kolosale edhe sot. Ekseset pjellin eksese. Ne jemi sot në fazën kur qëndrimet tona janë ekstremisht të kundërta me qëndrimet e vlerat së paku minimale shoqërore që mbajnë botën në këmbë. Kemi arritur deri në pikat kulmore,
kur brohoritet persekutori, fitimtari i korruptuar, krimi në pushtet. Dhe injorohet, përbuzet viktima, i paafti, ai që nuk mund të mbijetojë në këtë mënyrë e vetëm punon
ndershmërisht. Jemi në një situatë kur njerëzit janë pajtuar në atë nivel me të keqen,saqë e pranojnë dhe e besojnë atë si modelin e vetëm që duhet ndjekur. Sigurisht edhe
qëndrimet e tyre e të fëmijëve të tyre janë të tilla, që në të ardhmen të punohet vetëm mbi bazën e këtyre e jo të parimeve, vlerave që mbajnë shoqëritë njerëzore në këmbë.
Kjo përbën çekuilibër social dhe natyrisht si i tillë nuk mund të mbijetojë gjithmonë.Së paku duhet të synohet të ndryshojnë e të bëhen më të arsyeshme raportet vlera /
antivlera. Por problem është edhe çështja e kohës. Sa kohë do të dojë ekuilibri të vijë? Ndërkohë është kollaj të thuash “herët ose vonë” do të vijë. Sa më gjatë të shkojë, aq më
thellë e keqja e qëndrimeve antihumane depërton deri në qelizën më të vogël sociale.(Nga libri "Psikologji Shqiptare")

Nentor 2019 Çfarë besojnë shqiptarët sot: Njerëzit besojnë më shumë atë që u japin të fuqishmit. Besojnë më shumë te partitë e
mëdha, mediat e mëdha, njerëzit influentë. Sidomos, te ne në mënyrë paradoksale, njerëzit vazhdojnë ende të besojnë më shumë sesa mund të mendohet, mediat. Edhe sepse shpesh mes tyre thonë “na lodhën … gënjejnë, s’i shoh më dot …”, pulti përsëri qëndron tek emisionet e stërpërsëritura e bajate, opinionet, lajmet tejet politike,kronikat në shumicën e tyre të zeza …. Pastaj shqiptarët besojnë më shumë atë që duan të
besojnë, që priren ta besojnë, që u pëlqen ta besojnë, që u leverdis ta besojnë. Shpesh sipas preferencave, interesave, urrejtjeve, simpative apo antipative personale a grupore. Por edhe sipas bindjeve, tifozllëqeve, anëmbajtjeve, tashmë të formuara.
Tani përfytyroni sa vështirë është t’i bësh njerëzit të besojnë. Atë që do t’i bësh të besojnë, edhe nëse kjo është e vërtetë. Sidomos kur ti s’je veçse një individ a një grup i vogël që sado i drejtë nuk ka ende peshë në shoqëri. Sidomos kur ka dhe shumë të tjerë që duan ta bëjnë këtë e ta bindin njeriun ndryshe. Sidomos kur ai që duhet të bindet ka qenë e është nën trysni ideologjie e media-partie me dekada, e sidomos
kur është i parealizuar, i vuajtur, i trembur …. … Të bësh të besojnë njerëzit … një shkencë, një strategji e tërë...Për të bërë këtë është krijuar, krijohet çdo ditë, përpiqet, ka punuar
e punon një makineri e histori e tërë, një industri e ideologji e tërë, parti e media të tëra. E gjithë bota ndahet në bindës e njerëz të bindur a që duhen bindur. Derisa ai që duam të bindim, të bindet për atë që duan bindësit. Pastaj atij i krijohet bindja “që hajde t’ia shkulësh”....por që kur je i ri, ke ide të reja, je këmbëngulës, kur je shumë bindës, edhe mund t’ia shkulësh.(nga libri "Psikologji shqiptare")

--- Per LIBRIN“ Psikologji Shqiptare:O miq. Prape per librin e kam. Per LIBRIN“ Psikologji Shqiptare” a ndryshe “ Shqiptari siç eshte” ( Ah qe nuk e titullova keshtu. Vone ma sollen a me erdhi nder mend). 
Lexojeni dhe me kuptoni pse po shkruaj perseri per te miq. Kam botuar 15 libra. Ka nder ta, të ribotuar dhjetra here si ”Psikoterapia”. Ka si “Psikologjia Sociale” botuar më pak here. Gjithsesi ne to kane studiuar mijra studente shqiptare ketu por dhe ne Kosove e Maqedonu. Ka nder librat e mi, te lexuar e te vleresuar nga mjaft lexues. Libra me fat si “ Amerika”, “Zogu i zi”, “ Te fshehtat e kujteses”...Ka edhe me pak te lexuar apo qe nuk paten ndonje fat te mire. ( Krim, Vip, ...). Gjithsesi te gjithe ishin pjella te miat. Te mire e te ligj. Ama asnjerin nuk e ndoqa nga pas sa te rritej. Asnjerin nuk e mburra. As reklame nuk u bera. I lashe te ecnin vete. Ca u mbajten ne kembet e veta. Ca u rrezuan. Po ne nje vend si yni e ne nje kohe si e sotmja, ku te mbyt reklama e mediokritetit, e shitja e mallit kallp me shumice, nuk habitem e nuk me vjen keq aspak, edhe per te humburit e mi, si edhe te shume te tjereve. C’est la vie. Ketu ne Shqiperi.
Ama kete liber, kete “Psikologji shqiptare” a ndryshe kete “ “Shqiptari siç eshte”, ndofta libri im i fundit, nuk do ta le. Nuk do ta braktis kurre. Do ta ndjek kemba kembes. Sa te jem gjalle. Sa te hedhe shtat siç i takon. Ju betohem! Sa ta lexojne sa me shume shqiptare. Pastaj do ta perkthej e do tua jap edhe te huajve. Europianeve. Atyre me te cilet punoj tani. A e dini pse? Se aty jeni ju, jam une, jemi te gjithe ne. Me te mira e te keqia. Eshte jeta ime, juaja,jona. Eshte pellembë e sentencë. Eshte faqe e portrete shqiptaresh. Eshte kapitull e ngjarje, epidode, mendje albanezësh. LEXOJENI! Dhe shamëni, kritikomëni, mor mos thoni as edhe nje fjale te mire nese nuk u vjen. Vetem LEXOJENI. ( Me pakez, fare pakez durim). Pastaj flasim.

Tetor 2018  - Këtu tek ne çdo metaforë, (e fuqishme a boshe) fantazi, art, dëshirë për të krijuar, mbetet prapa realitetit: eshte një realitet me “bojna”, gjithë bojra, kryesisht te zymta,që ja fut çdo lloji arti. Cdo shembull krahasues mbetet i varfër. Çdo hiperbolë, mezi mbahet në këmbë. Ndodh çdo ditë nje ngjarje e re, e papare, e padegjuar, e pabesueshme, ekstra, që e le pas , e nxjerr jashtë mode çdo lloj arti a tentative për të bërë art.

---Ese per Paridin, njeriun me vlera te mitologjise se re:

“ Ruaju nga njeriu me nje sandale”. Keshtu i thane mbretit Pelias te mitologjise:” Ishte fjala per Jason-in, njeriun qe po vinte t’i merrte fronin Pelias-it, mbretit ilegjitim. Ne faktt, ne rastin konkret, Jasoni je ti Parid. Mbreterit ilegjitime do te behen bashke. Do te te njohin. Facebooku tashmë u ka thënë. Nje nga sandaler e tua, do ta marre tatêpjetë, përroi i rrëmbyer malor, tek ngjitesh. Po do te jete defryese, siç thua ti. Do te shohesh e do te shohim gallate, kur te orvaten te te ndalojne qe rruges, ende pa mbrritur ne shpatin e pabesë të KQZ-eut. Po ti do e kalosh atë shpat, ...edhe ca te tjere. Kujdes vetem kur te mbrrish ne maje prane fronit te Pelias-it. Aty jane te tmerrshëm. Po ja dole te mos biesh aty lart, do te te dergojne te marresh bashkën( jo bashkinë) e artë. Atë e ruajnë dy kuçedra me nga një sy. Apo ndryshe një kuçedër me dy koka. (Zgjidh kë të duash). Vjellin zjarr e flakë shpifjesh e frikësimesh. Po ja dole ta marresh e te kthehesh me gjithe shoke, do e marresh fronin bashkiak se fundmi, e me tej te shohim. Keshtu thote orakulli. Gjithsesi i humbur kurre nuk do dalesh. Do kesh ç’tu tregosh njerezve me vepren tende, si borizan i parë. Zoti dhe elektorati qofshin me ty

Monologu i njeriut të zi”( a të parealizuar po të doni)”:

“Vdiq edhe ky, shkoi me të shumtët,ra edhe ky nga fiku, mbaroi dhe ajo, shkoi e vate lavdia, s’ka më zë kjo tjetra, ai qenka me sëmundje të keqe, këtë e pret burgu. e kam të sigurt. ... Ky tjetri...po dreqi e mori, ç’është ky tjetri që po na del tani: “gjoja i suksesshëm”, po ky tjetri kur u pasurua, ku i bëri paratë, kush ja dha( me siguri ka vjedhur), ...po këtē ç’po na i nxjerrin në Tv çdo ditë, ç’ka bërë xhanëm( libêr,biznes, pfffff!), ... ky si u bë drejtor, kur u bë, si qysh? kush e bëri, pse? si e bëri?Plehrat! Ja edhe nje, shih edhe ky, kjo, edhe një tjetër, po ky nga doli?Ooohhhh, nuk i gjen dot shpirti gëzim të shkretit njeri, ta prishin kaq shpejt, menjeherë, të tjerë. të tjerë, të tjerë”

Konkluzione per te keqen..Sa vone arrihet tek ne,në konkluzione e pergjithesime per te keqen. Pasi ndodh qindra, mijra here,... me ne fund thuhet. Shume shume pohohet. Konstatohet. Dhe prape ndonese viktimat vazhdojne shtohen, asgje nuk rregullohet. Inercia dhe forca e së keqes fitojnë
Aleatja tjeter, harresa i ndihmon. Vazhdimisht harrohet. Por e hidhura mbetet diku thellë në shpirtra... 
...Dhe të keqiat vazhdojne e vazhdojne, shtohen, behen kapicë. Harrohen por nuk harrohen: mblidhen ne subkoshience. Te shtypin, te mundojne, te helmojne. Dhe prandaj njerezit dorezohen,ikin...(Pjesa e munguar „ Psikologji shqiptare“

Shtator 2018 Ëndrra miliardere

Kam njohur një njeri që mishëron sa askush, apo si shumë të tjerë, ëndrrën miliardere shqiptare të këtyre dekadave postçmënduri e çmënduri lloji tjetër njëherazi. Kur në verën e vitit 90 u hapën ambasadat, ai ishte ndër të parët që u përgatit. I erdhi rrotull ambasadës disa ditë rrjesht, njohu mirë gjendjen, pa të hynin sa e sa dhe pastaj si një filooksidental i vërtetë, lindur për atë dhe vetëm atë botë, hyri qetësisht brenda në ambasadë, pikërisht ditën e fundit, atëhere kur u tha që do të mbylleshin portat. Në atdheun që po linte pas ishte marrë me gjithshka, që mund të arrinte të bënte një njeri i mendjemprehtë, i cili me inteligjencën e shkathësitë që kishte, nuk mund të pranonte të bënte jetën mizerabël që impononte ai sistem. Brenda ligjit por ca herë edhe jashtë ligjit. Gjente monedha të mbretërve të njëqind dyqind e kusur vjetëve më parë, aty ku nuk ja priste mendja njeriu, në shtëpi qytetarësh rënë nga vakti, në sëndyqe fshatarësh, në fshatra a vende nga më të largëtit e më të humburit.I rishiste e i këmbente ato që gjente a që i blinte për hiçmosgjë. Gjente gjela siç quheshin atëhere monedhat e arta e blinte me to sahatë, i nxirrte jashtë e i fuste brenda. Gjente stoli e objekte të vjetra. Shkurt bënte këto e sa e sa të tjera punëra kontrabandë që i kanë bërë dhe të tjerë,madje edhe vetë shteti hipokrit i asaj kohe. Por askush nuk i bënte si ai. Me talent e dashuri. Jo aq për fitimin që e rishpërndante bujarisht, se sa për vetë aksionin, shijen e tij e të rrezikut që mbartte. Kaq ishte protesta ekonomike që mund t'i bënte asokohe regjimit. Ligji i asaj kohe arriti ta “fshikte” veç një herë por jo aq rëndë. E provoi ca kohë burgun por veç një herë e jo më. Ndofta sepse jo vetëm ishte vetë i shkathët por edhe sepse i ruhej si dreqi humbjes së lirisë, që edhe ashtu ishte mjaft e kufizuar. Kështu pra për t'ju kthyer verës së vitit 90, pas atyre peripecive në ambasada që dihen tashmë, u gjend në anije tok me emigrantë të tjerë me drejtim atdheun e dytë europerëndimor. Biznesin në botën e re e filloi që pa zbritur akoma nga anija. Nisi të ndante punët, ku do të shkonte njeri, e çfarë do të bënte tjetri. Parashikime e projekte të mëdha. Harruam tu themi se zërin e kishte të ëmbël, ishte tregimtar i zoti e dinte të bënte për vehte cilindo që i kish mbetur qoftë edhe një fije sado e vogël besimi tek raca njerëzore. Kur mbrritën, mësoi shpejt e shpejt, a aq sa i duhej për dialog nga gjuha e vendasve dhe hyri menjëherë në negociata allishverishesh me ta. Solli në atdhe sa e sa ngarkesa mallrash të çdo lloji që nga veshjet e deri tek pijet dhe u angazhua u lidh e punoi me sa e sa biznesmenë të vegjël e të mëdhenj andej e këndej kufirit. Ndërkohë nëpërmjet njohjeve që bëri atje, " importoi"( kuptohet ndër vite), nga atdheu familjen, të afërm, e miq, duke u bërë nder sa e sa njerëzve. Arriti disa here të kishte para plot, por edhe t'i harxhonte me shpejtësi marramendëse. Për vete por edhe për të tjerë se ishte hovarda. Kuptohet në nivele dhjetra apo dhe qindra mijra eurosh(disa thonë me siguri miliona) por asnjëherë të bëra tok, për arësye që porsa thamë. Edhe për një arësye tjetër. Ai synonte të bënte tok disa miliona, pa pastaj të mendonte, nëse do të bënte pushim, një lloj grumbullimi përfundimtar…apo pse jo, ndonjë investim akoma edhe më të fuqishëm për miliona e miliona pse jo miliarda të tjera...Përmasat e ëndrrës së tij nuk njohën kurrë kufi. Edhe në momentet më të vështira,kur ishte i sëmurë a në prag të vdekjes, gjithnjë në mendjen e tij vërtiteshin njëherazi disa plane milionash" Një biznes nën dhjetë milion euro, nuk është biznes" e kishte zakon të thoshte. …Gjithsesi gjithë ç'pati e ç’nuk pati, nuk ju panë kurrë sa pati. Miqtë thonë se arriti disa here të bënte miliona, por ai nuk i llogariti dot kurrë se nuk i shkonte dot t’i rrinin asnjëherë të gjitha bashkë. Priste rastin e madh kur të mos kishte nevojë as për numërim, por veç të shtynte thesin e parave me këmbë, siç thoshte dikur miku i tij Ciu, edhe ky një personazh i këij lloji, tashmë në emigrim. Dhe rasti i erdhi dikur, diku në atdhe të bënte dhe ai betejën e tij të madhe. Ja gjeti anën e fillin kryeministrit të aksh kohe të tranzicionit , e i mbushi mendjen që t' i besonte kontratën e furnizimit me tagji (a grurë), të gjithë bagëtisë (a njerëzisë shqiptare).Tagjia do të ishte nga më e mira dhe do vinte drejt e nga hambarët më në zë të Perëndimit të bekuar. Mori dhe një kapar të mirë e u kthye në atdheun e dytë, në kështjellën luksoze që ja blatoi për do kohë një mik e partner vendas i atij shteti bujar që aq shumë i ndihmoi shqiptarët në atë fillim. Jetoi shumë kohë atje si kont, sepse veç fëmijëve të vet adaptoi dhe ca të tjerë, që sipas ligjit i jepnin veç parave edhe shpërblime e benefite të tjera të mëdha për aktin bujar. Nuk dihet si e qysh ndodhi por tagjia(a gruri) nuk shkoi kurrë në vend, ndofta jo për faj të tij. Ai u shpall nongrata e nuk erdhi dot më në atdhe për një kohë daha të gjatë. Pastaj u muar me punë të tjera të mëdha si biznese reale a imagjinare gjerdanësh, xhevahiresh, diamantesh, porosira miliona tonelatash hekur për t’ i çuar më pas në Dubai, naftë të tipit të rrallë për Kaukaz etj etj, projekte madhështore që mbetën një pjesë e mirë në letër, por që e bënë të përjetonte iluzione ku e ku më të bukura se përrallat e të njëmijë e një netëve, piratëve të Karaibeve a të Ali Babës vetë. Kur u lirua disi dora në Shqypni e u ndrruan regjimet “demokratike” me njeri tjetrin, ju harrua bema erdhi sërish në atdhe se e kishte marrë dhe malli. Ndërkohë aty na kishin hedhur shtat piramidat e Zoti e desh që në majë të piramidës më të madhe na kish hypur, vetë ai, shoku i tij i ushtrisë V. Miku që ja dinte aftësitë, sapo e takoi, e vuri menjëherë në komandën superiore të piramidës, direkt pas vetes. U bë kësisoj prapë me para, por jo tamam siç do donte. Nuk ja zinin syrin rrogat sado të mëdha të ishin. Synimi i asaj pune nuk ishin rrogat por ajo punë që do ta shpinte në atë qafën e lartë aq të dëshiruar. E po me rroga sado të mëdha, milionat nuk bëheshin dot. Kishte dhe shpenzime shumë në fakt. Kur ulej në Kafe Milioner e rrjepacukët i mblidheshin për rreth, i daroviste të gjithë bujarisht. Gazetashitësve u a blente tërë gazetat njëherësh. Të gjithë bashkaatdhetarëve donte tu jepte ndonjë gëzim, se tashmë ishte dhe i huaj për nga pasaporta. I vinte keq për ta dhe kurrë s' u a tha një llaf të keq, madje edhe kur e bezdisnin shumë. Njëherë u tha ca lypësve se nuk kishte ç 'u jepte gjë tjetër atë ditë veç parave. “U lutej shumë që së paku atë ditë të mos e lodhnin me kërkesa të tjera”. Me ikjen e piramidave, iku dhe ai sërish në atdheun e dytë. Sërish pa e plotësuar ëndrrën e plotë..,Vijoi më tej me projekte të mëdha me algjerianë, francezë, me dy marokenë, projektin e madh kinez, negociatat me rusët ...Gjithnjë mes dy planesh të mëdha, apo me një plan të madh që do i sillte ca plane akoma më të mëdha, e më pas miliona. Gjithmonë në telefon do të dëgjonim një surprizë të re, një udhëtim të ri. Asnjëherë nuk e humbi iluzionin e bukur se një ditë do ta arrinte objektivin që e kishte munduar që në rininë e largët. As kur u sëmur rëndë herën e parë dhe mbijetoi jo vetëm se jetonte në një vend ku "është fat të jesh i sëmurë"por sidomos sepse, edhe atëhere nuk donte a nuk dinte të pushonte asnjëherë...Udhëtonte në kërkim të iluzionit të tij të artë, vinte sërish në vendlindje, bridhte nëpër Europë, më larg, për një zbulim të ri, për një premtim të ri, një negociatë të re me rëndësi. Pastaj e goditi vala e dytë, sëmundja fatale. Mënyra se si ju tha nga një mjeke tuafe, ishte e ashpër:" Nuk ke veçse pak muaj jetë". Shoku i parë psikologjik, ishte dërrmues. Por patën për të një kujdes të paparë. Si për çdo qytetar të atij vendi. Veç tani nuk udhëtonte dot më. Zuri shtratin, në shtëpi në fillim e më pas në spital. Për do kohë, çuditërisht(asnjë çudi për të),e rimori veten goxha psikologjikisht. Fliste në telefon për plane të reja, ide, udhëtime. Kur zuri shtratin e fundit, e hyri në dhomën e të dënuarve pa shpresë, dhe e kuptoi se nuk do ngrihej më, lëshoi shakanë e fundit:" Hej ,miku im. Si është të vdesësh, më thuaj të lutem…Nuk e kam provuar asnjëherë..."Ditën që u nda nga kjo botë, nuk dukej fare si i sëmurë. Përkujdesjet ishin të atilla sa veç të tjerash edhe grimi i fytyrës bëhej ditët e fundit, zghaste me orë të tëra që të mos ngjiste fare si i sëmurë. Një mik i vjetër që i shkoi pranë, ndenji gjatë me të. Pastaj u largua, pa e qenë i sigurt se kishte ardhur tashmë momenti i fundit. Kishte ende shpresë. Ku ta dish. Me të ngjisnin gjithnjë çudira. Dikush i kishte thënë para do kohe se lëngata mund të zgjaste edhe nja një muaj. Ndofta edhe një vit. Por tek udhëtonte me tren për në shtëpi, mikut i telefonon e shoqja e të sëmurit. Kishte mbaruar. Ai u kthye pas një jave në atë qytet, për ceremoninë. I ndjeri kishte lënë porosi ta digjnin. ...Sot ky njeri shqiptar i të dy epokave, prehet siç e deshi vetë, poshtë rrënjëve të një peme e s' është veçse një grusht hi në një kuti, në qytetin e bukur ku e çoi fati, por sidomos vullneti i vet, një ditë vere të fillim viteve 90. Aty ku emigroi,ëndërroi e jetoi me familjen e miqtë e tjerë që solli më pas, mbi çerek shekulli. Sigurisht nuk është i vetmi. Ka mjaft të tjerë, fate shqiptarësh të tjerë, mbetur udhëve në kërkim të milionit a miliardit të parë. Por unë së paku nuk gjej njeri që me jetën e tij të më kujtojë më fuqishëm ëndrën më të çmëndur shqiptare të këtyre tre dekadave, ëndrrën miliardere, iluzionin për të cilin u vranë e u prenë, u arratisën e terratisën,u çmendën e ëndërruan miliona shqiptarë Ai e ushqeu tërë jetën këtë iluzion, jetoi pothuaj i lumtur me të. E arriti pothuaj, a ju duk se e arriti dhjetra here ëndrrën por pastaj vetë e shkapërdante atë. Dhe riniste sërish turravrapin e tij. Sikur të mos donte vetë ta arrinte atë. Sigurisht donte më mirë të jetonte, të vazhdonte të jetonte me ëndrrën a iluzionin, se sa me miliardin a milionin e ëndërruar nga sa e sa shqiptarë. Me iluzionin i cili jo rrallë është më i bukur se realizimi i ëndrrës..ashtu si gjithë jeta., si vetë ajo. Miku i tij i mirë, njeriu me “Nj” të madhe Xhil, shkroi atë ditë pas djegjes së trupit të tij dhe bashkë me të dhe të ëndrrës së tij të madhe:"I hipa trenit dhe lashë pas mikun tim të kthyer në hi. I dhashë lamtumirën e fundit, e putha në emrin e gjithë miqve që nuk mundën të ishin...do më mungojë tmerrësisht...u prehtë në paqe miku ynë i dashur,personazh "a multiple facettes",(shumëdimensional) nga ata që rrallë lindin .(Nga libri "Psikologji Shqiptare")..

--- Të gjithë ç’e kanë komanduar këtë vend kanë dashur t’i krahasojnë, të krahasohen me Skënderbeun. Vetëm Skënderbeu nuk kërkoi të ngjante me ndonjë. Se nuk kish me kë të ngjante.Por as.nuk e dinte,se edhe kërkush nuk do t’i ngjante. Së paku për mbi 500 vjet.
 
Korrik 2018---- Te Hani i Pazarit te Korçës Jemi ulur me Xhilin te Hani i Pazarit te Korçës. Po pimē nga nje birrë e po hamē ca kērrnace. Në tryezēn para, ca gra pe Korçe, mbi të tridhjetat , llafosin me zë të lartë e pinē limonata.Vjen kamerieri. Nxjerrin ca kuletka e paguajnē seicila lekat e veta.Pastajza u ngritën e ikën. Nga mosha mund të kishin qenë vajzat e mia. Nga softi, nuk di pse, mu bēnē si tetot e mia.

Lakeu A eshte i lumtur lakeu? Nano na kishte dikur nje keshilltar me floke te zinj dredha dredha,demokrat ne ato fillime e socialist ne ato vazhdime...”Afro koken! i thote nje dite keshilluesit. Dhe i shkundi cigaren ne koken-tavell. Koke-tavlla vazhdoi te sherbente me besnikeri e nenshtrim tavllor. Me vone u be dhe ambasador...Si thoni..a mund te kete qenë i lumtur...lakeu? ( “ Psikologji shqiptare”)

Jeta dhe vdekja---Sa e komplikojne njerezit jeten. Vdekja eshte kaq e thjeshte..

Me se mburremi ---Nje i njohuri im 70 vjeç me thote:” Shif, jom 70 vjeç dhe nuk kom pike barku”
Nje miku im skulptor 80 vjeç me tha nje dite kur e pyeta pse ishte dobesuar aq shume:” Me mire, ...si doktor filani. Ne kete moshe po u thave, jeton me gjate”.
Nje mik tjeter 55 vjeç qe pi shume me tha nje dite kur i thashe “ pi por pi më pak:” Nigjo, une pi po jom i frymë. Nuk më gje gjo. Pijaneci po filloi me u tha, ka maru( mulçia)”.
Te dashur miq ju lutem me thoni:” Njeriu mburret me ate qe ka apo me ate qe s’ka?”

Aktorët ----- Ka do kohë që shohim aktorë. Aktorë të artit të madh, aktorë të. mëdhenj, aktorë që deklamojnë fjalën e madhe, fjalën e të tjerëve,luajnë jetën e të tjerëve, të mëdhenjve të jetës. Në role aktorët bëhen mbretër,presidentë,heronj, mafiozë të regjur. O zot ç’zë, ç’staturë, ç’portret. Deklamojnë aq bukur fuqishëm, të duket se do shembin botën. Flasin si ata mbahen si ata, paraqiten madhështorë si ata. Si heronjtë që luajnë. Na bëjnë të mendojnë se janë ata, u ringjallën ata, heronjtë, strategët, prijësat e mëdhenj. Dhe vjen një kohë që natyrshëm edhe aktorët të ndjehen disi si ata, si të mëdhenjtë e jetës. Dhe dalin aktorët në skenën e jetës, dhe flasin aktorët si heronjtë. Është kaq e lehtë:një hap, një kërcim: hop: nga skena e vogël te e madhja.. Po në jetë qënka pak ndryshe. Pak t’i prekësh, tremben, shfryhen, largohen, frikësohen,madje as fjalën e tyre nuk e thonë më dot. Kur Brandon e thirrën mafiozët rolin e të cilëve kishte luajtur, për një drink, shkoi po u tremb shumë,Meryl Streep doli e foli kunder Trump, po dukej faqeza që nuk e kishte fjalën e saj. Robert De Niro i tha plot guxim oresidentit “fuck you”. Ishte roli më i dobët i jetës së tij. Shembuj të tjerë?Nuk po shkoj mē poshtē:) 
- P.S I admiroj aktorët,i adhuroj disa. Kam respekt, kur bëjnë art, kur bëjnë mirë punën, punën e tyre ama

E liga dhe e mira: --- A e dini se ka njerëz tek ne që çdo ditë, për tre dekada pothuaj, marrin frymë,ushqehen,jetojnë, rrisin fëmijët, duke prodhuar helm për të tjerët në tavolina, gazeta, tv, rrjete sociale,WC?!!Ç’prodhimtari! Dhe kanë goxha tifozeri! E megjithatë:
- “Αty ku mundesh bëj më të mirën o “ njeri”.Aty ku s’di a s’bën dot mirë, së paku mos bëj keq, mos fol keq, mos mendo keq. Mos ha inat. U drobite o i gjorë. E di! Ke arritur shumë kështu! Mirëqënie, lavdi të zezë, pjellori!Por gjithsesi është e lodhshme të urresh, shash, shpifësh tërë jetën! Me porosi a thjesht për ligësi! Do të të hajë gjithë ai helm që s’të shterr brenda. Nuk është e thënë të jenë të gjithë njëlloj. Kaq të është dhënë a kaq ke patur fuqi të arrish.Mos shaj më e mos u përpiq t’i ulësh të gjithë më të mirët. Nuk do ja arrish dot. Gjithnjë do të lindin më të mirë!Jeto edhe ti të mirën që kanë bërë e bëjnë edhe për ty, të tjerët, më të mirët, më të mënçurit dhe falëndero krijuesin që të dha mundësinë të jetosh, të shijosh, të helmosh. Të jesh i sigurt, do vuash më pak, do ndjehesh më mirë. Jeta jetohet dhe thjesht, pa helm e pa sharje, pa pompë e pa bujë.

---Lufta brenda llojit tek ne është e paparë në pabesi e egërsi. As edhe një herë nuk mendohet minimalisht se të gjithë ne jemi forma të së njëjtës ekzistencë, specie të të njejtit lloj, të destinuar të jetojmë në të njejtin territor, që duhet ta mbrojmë atë së bashku me veten tonë, e si pjesa më e qenësishme e tij, si pjesë e saj, si një e tërë me të. Ne haemi egërsisht e sistematikisht, si fillim mbi bazën e armiqësive personale, kur ka e kur nuk ka arësye të qenësishme. Po ne shkojmë edhe më tej. Ne kemi një shumllojshmëri e pasuri të paparë konfliktesh. Për tu coptuar (jo veç sipas vedit) edhe më ligjërisht, ndahemi në parti ku i nxjerrim sytë njeri tjatrit jo për ideale a bindje(hajde de), as fe e parime, por duke qenë atje veç për një dëshire e një qëllim: të përfitojmë sa më shumë. Dhe nëse e humbasim këtë mundësi duke mos qenë në pushtet e këtë mundësi e ka tjetri, urrejtja e dasia nuk ka kufi. Ne kemi p.sh konflikte partiake që për nga numri e larmia nuk kanë të krahasuar me ato të asnjë vendi tjetër. Tek ne partitë e kanë halë në sy njera tjetrën e liderët urrehen për vdekje. Konflikti e majtë- e djathtë(PS-PD), është konflikti më tradicional që ka hyrë prej kohe në „vlerat kombëtare“. (Kështu e quajnë ndonjëherë njera tjetrën partitë). Për rrjedhojë edhe konfliktin që i mban gjallë. "Po këto i ka të natyrshme dhe bota“, do thotë dikush. Natyrisht, por jo me kaq shumë larmi, antagonizëm e në një copë vend kaq të vogël ama. Për rrjedhojë, grindja nuk pushon. Dhe kjo tek ne, quhet madje demokraci e pluralizëm. Në të vërtetë mes partive tona, në mënyrë tipike, ndodh ajo që ve në dukje Curçilli:”Grindjet më të këqia shpërthejnë kur të dy palët kanë dhe nuk kanë të drejtë në të njejtin proporcion”. Partitë tona me të drejtë, nuk mund t’i mbushin mendjen, njera tjetrës, por edhe popullit, se cila ka më shumë të drejtë e cila më pak. Po si shqiptarë, ne çahemi e ndahemi edhe më tej. Me familje, ku secila mbron gjoja emrin, gjenezën, nderin, pronën(shpesh sajesë) e vet. Më tej ne kemi konflikte mes qeverive e shtetasve, të të gjithë llojeve, punonjës, pedagogë, artistë, minatorë. Jo greva, protesta, si gjithë bota. Konflikte. Më tej kemi konflikte urrejtje mes studiuesve, gazetarëve e gazetave me njera tjetrën, mes rektorëve e pedagogëve, rektorëve e dekanëve që presin tua zgjidhë konfliktin vdekje prurës(xhepa prurës), qeveria. Tek ne ka konflikte mes universiteteve private e atyre publike. Kemi konflikte mes biznesmenëve e shtetit, biznesmenëve me shoshoqin(që shkojnë deri në vrasje të njeri tjetrit), mes ortakëve, vëllezërve, familjeve, konflikte gjaku, trashëgimie, konflikte kot së koti, (nga ky lloj kemi shumë), konflikte, konflikte, konflikte. Po edhe bota i ka këto, do të thoni. Natyrisht. Po aty ka një drejtësi që zgjidh konfliktet, aty ka një llogjikë që shpesh mënjanon konfliktet, një demokraci që njeh deri ku shkon e drejta e njerit e e tjetrit. Kurse këtu në këtë copë vend konflikti të del edhe aty ku nuk ta pret mendja: Në AJëR. Si në ajër? Pikërisht. Si realizohet kjo? Ja ashtu. Ky është një reaksion i çuditshëm që bën vaki vetëm tek ne. Sapo ne arrijmë të grupohemi qoftë edhe në dy apo tre veta, diçka(djalli), hyn në ajrin mes nesh dhe menjëherë gjeneron konflikti, çarja, urrejtja për njeri tjetrin. Optika erret, dhe fytyrat e njeri tjetrit na duken të njollosura. Kështu po u bëmë ortakë, gjëja e parë që mendojmë apo dyshojmë, është se si mund të na i hedhë tjetri, e se si do ja hedhim ne atij më parë. Ndaj shumica e shqipove preferon biznes më vehte, individual, madje as me vëllanë. E veçanta tjetër është se ne urrehemi thellë,duke synuar ta dëmtojmë sa më shumë njeri tjetrin. Deri në asgjësim, deri në vdekje. Politikanët japin sidomos shembujt e modelet e mllefeve më të shkëlqyera në ekrane. Modele që ndiqen me babëzi, e stimulohen nga moderatorë që nuk mund të konceptojnë studio pa sherr. Po përse jemi kaq të pasur me këtë mineral konfliktesh. Veç të tjerash mendoj edhe sepse nuk dimë a nuk pranojmë t‘i nënshtrohemi një fuqie më madhore që është sipër nesh. Gjithkush e ka një të tillë. Cdokush në botë i falet dickaje më lart se vehtja. Një Zoti, një ligji, një të drejte. Një më të afti. Një më të dituri. Një hierarkie vlerash. T’i ndjekim, t’i dëgjojmë, të mësojmë nga dikush që është qoftë edhe pakëz sipër nesh. Sepse kudo, edhe tek ne, duan s’duan shqiptarët, ka një hierarki idealesh, vlerash, besimesh, morali, drejtësie.(Nga Libri "Psikologji Shqiptare")

----Aty ku pushteti është kriminal. gjykohen e dënohen të pafajshmit; aty ku pushtetarët janë injorantë, njerëzia tallen me të mençurit,aty ku sundon e keqja, e mira struket në qoshe...

Qershor 2018   Besimet e bindjet shqiptare. Po përse vallë ndodhi e ende po ndodh që tek ne ranë besimet tek shumë vlera humane, morale, (më pak fetare).tek shumë njerëz? Sepse vlerat materiale dolën menjëherë e sidomos sot kanë dalë dukshëm mbi ato morale minimale apo pothuaj inekzistente a hipokrite. Madje i kanë mbytur këto të fundit. Sepse tek ne moralja në kohë të diktaturës, u absolutizua ( pa ekzistuar në thelb), në ekstrem, në kurriz të materiales. Dhe kjo e fundit e tejshtypur, e minimizuar, si për t’u hakmarrë në mënyrë spontane apo të vetëdijshme kaloi në ekstrem. Hakmarrje e shpirtit të munduar njerëzor. Efekt i komprimimit shumëvjecar të një sistemi absurd. Gjithsesi me cdo lloj justifikimi, një fakt i rëndë. Ndërruan pra rolet. Vlera morale u minimizua. Si një lloj hakmarrje ndaj pseudoideales, por edhe si pasojë e hipokrizisë së paraqitjes së saj si mbisunduese në shoqërinë totalitare. Vlera materiale mori kësisoj, revansh të paparë. I coi njerëzit deri në vëllavrasje. Ndërkohë që vlerat morale, u flakën. Së pari dhe prej kohësh nga ata që i predikonin e kërkonin tua ngulitnin të tjerëve: nga lidershipi komunist e oborrtarët e tij. Dhe kjo pati e ka pasoja kolosale edhe sot. Ekseset pjellin eksese. Ne jemi sot në fazën kur qëndrimet tona janë ekstremalisht të kundërta me qëndrimet e vlerat së paku minimale shoqërore që mbajnë botën në këmbë. Kemi arritur deri në pikat kulmore, kur brohoritet persekutori, fitimtari i korruptuar, krimi në pushtet. Dhe injorohet, përbuzet viktima, i paafti, ai që nuk mund të mbijetojë në këtë mënyrë e vetëm punon ndershmërisht. Jemi në një situatë kur njerëzit janë pajtuar në atë nivel me të keqen, saqë e pranojnë dhe e besojnë atë si modelin e vetëm që duhet ndjekur.(Nga libri "Psikologji Shqiptare")

Telat e Shpirtit --- Cdo dite duhet ngacmuar sado pak, një tel shpirti. Një film, një tabllo, një libër, pak muzikë shpirti..., pak art...Po a i gjen dot gjithmonë të duhurat.,.ato që do shpirti? Se jane të rralla...(ka kaq shumë surogato përrreth)...Shpirti( aty ku ekziston), ngjason disi me pianon. Po e le gjatë pa ngacmuar, prekur, luajtur sado pak me të, çakordohet, humbet ndjeshmërinë,nga mospëdorimi, heshtja, banaliteti i të përditshmes... ( ndjesi pas filmit “Franc njeriu qe desha”).

Brezi midis dy epokave---Brezit tonë lindur rreth mesit te shekullit te 20, i qëlloi të kalojë gjysmën e jetës në diktaturë dhe gjysmën në anarki, tranzicion, a biçim- demokraci. Ka rezultuar një mesatare njerëzore( jo aritmetike), që shprehet në dy forma:” Nuk e kupton” as vetë se si i shkel rregullat, kur është fjala për interesa të vetat. Bërtet fort “ku është shteti”, kur rregullat i shkelin të tjerët. Mos ndofta kanë mësuar prej nesh, dhe ata që po vinë pas nesh?

P.S Ndofta bëjnë përjashtim ata qē emigruan e jetojnë në perëndim prej vitesh
(Nga pjesa e munguar e librit "Psikologji Shqiptare")

Gjermonët dhe ne --- Sa e duan fitoren gjermanet: në luftë, në mireqenie, nê futboll, kudo. Edhe ne: vdesim per te fituar, per te dale te paret, per tu shquar. Sa ngjakemi me gjermanet!Ca thonë qē jemi dhe arianë! Po ku dallojme atëhere? Ata e shijojne fitoren qe kurse nisin te punojne për të,sepse shijojne, duan vetë punen,punen qe çon ne fitore. Ne nuk e duam hiç punën. Ne duam vetem fitoren, lavdinë... pa punë...

Kafka dhe opinione---A nuk ju duket dhe juve se tek ne, opinionet, analizat, tryezat e debateve, e te tjera si këto, i bëjnë kryesisht, kafkat e shtrembëra? Ju lutem mos e merrni vetëm anatomikisht

---Amerikanët tentojnë shumë tek vlera sociale si individualizmi,liria e veprimit, populizmi. Ata e shohin me dyshim autoritetin social. Liria e largimi nga autoriteti, janë dy vlera që amerikanët e europianët po vazhdojnë t’i përpunojnë e t’i duan duke i konsideruar si vlera të së ardhmes. Por amerikani e lidh lirinë me autonominë, pavarësinë nga tjetri. Sa më i pasur aq më i pavarur. Europiani e sheh më shumë autonominë jo në lirinë totale po në përfshirje, marrëdhënie përfshirëse sociale. Në vecanti sipas Gustave Le Bon, francezi nuk shqetësohet tepër për lirinë, por më shumë për barazinë. Ai, sipas tij, i duron më lehtë të gjithë despotizmat mjafton të jenë pavetore. A mos jemi edhe ne të tillë? A nuk ka pasur e ka ende tek ne vend të dukshëm tendenca për barazi e sintetizuar jo vetëm nga sistemi barazitar, por edhe nga shprehja anekdotike e shqiptarit “ merrja dhe atij tjetrit pa le të mos kem asgjë unë“.(Marrë nga libri "Psikologji Shqiptare").

Shqiptari e qytetari---Ketu ka shqiptarí, por jo qytetari. Ne ruajtem gjuhen, kostumet, zakonet, vallet...Prandaj jemi, mbetëm, nuk u zhdukem si shqiptarë. Por ne shkaterruam cdo gje qytetare,shtepi karakteristike qytetare, rruge, pazare te vjetra, kinema, teater, duam te shkaterrojme Parlamentin e vjeter, Pallatin e Kultures,Muzeun ...Mbetemi shqiptarë, nuk arrijme te behemi qytetare.

Maj 2018----Raca te pastra a raca te perzjera: Kudo ka perzjerje racash, gjaqesh, të gjithē janë përzjerë,...edhe italianet, edhe francezet, edhe ruset, ...te gjithe e pranojne qe ne sa e sa dyndje, perzjerje,pushtime emigrime, jane perzjere.shume gjaqe, jane derdhur e tretur ne shume detra e lumenj, Edhe ne jemi te perzjere. Gjaku ne boten, tashme mijra vjet globale,nuk ruhet dot.Nuk ka gjaqe e raca te pastra. Ajo qe ruhet eshte identiteti, gjuha,zakonet, mentaliteti zoterues i nje kombi. E ruajne më të mirët bijtë e zgjedhur dhe etërit e kombeve, eterit themelues, ata që e duan tanam ata që e rilindin vërtet vendin kur drobitet, ata qe sakrifikuan... dhe atë që mbetet, që ruhet, thelbin, ju a percjellin te tjereve. Kjo i bashkon njerezit dhe i ben ta duan vendin, ta ruajne njeri tjetrin, te jenë të ngjashem,,te çmenden e te ngjirren edhe kur nje top hyn ne rrjete, te qajne perpara nje pelhure me ngjyre qe quhet flamur, te jene krenare se jane italiane. greke, gjermane,...madje dhe amerikane sado te ndryshem si prejardhje mes tyre...Po ne? Ne që nga mē i larti në karrike e deri te ai që rri ne kafe gjithe diten, promovojme urrejtje per shoshoqin, shahemi,pergojohemi,, shpifim,...pastaj merzitemi kaq shume me njeri tjetrin (jo me vendin se prape mbetet i bukur)sa marrim arratine e ikim, “shpetojme”, por dhe firojme, derisa ketu te mbetemi me pak se 1 milion, siç u shkrua ne kete statistike te fundit te OKB. ..Aty larg pastaj na merr malli, qajme,na mungon dhe thashethemi, sharja, kafja e zeze, shohim dhe lajmet më banale e komentojme dhe mediokrit më të pavlerë qe mbeten ne kete toke...,theksojme se jemi shqiptare, madje dhe pas ca brezash...por sa para ben...vete kemi “shpêtuar”, por kete toke e kemi lene...Deri kur? Sa te mbetet djerre?( Nga libri “Psikologji Shqiptare”).

Prill 2018---Ngushellim- Kur ndokush(anonim,askush),ju shan,fyen, përflet, sidomos prapa kurrizit, mos u mërzisni. Në këtë vend përflitet dhe Kadareja...

--- Bota ecën; ne e komentojmë. Bota bën shkencë , jep spektakël, luan futboll, ...na le akoma më mbrapa... ne e analizojmë, japim mend...
( mbresa e perjetime, duke degjuar komentatoret tanë,ekspertet tanē kompetentë të shkelqyer politikë, sportivë,të artit, të Oscar-ve...)

 Mars 2018  Elisa- Ellis bijw e revolucionit proletar: Është e mahnitshme se si pas rreth 100 vjetësh pas Revolucionit tw Tetorit, unë e pashë përsëri atë, komsomolasen, *(anëtaren e rinisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik), Zojën, Kllashën, Parashën, heroinën e rinisë së revolucionit rus të vitit 1917, ashtu si na i paraqiste letërsia e kinematografia sovjetike e atwhershme, ashtu si u riprodhua, u klonua tek ne pas 1944, në pushkatime politike, aksione, zbore ushtarake. E vendosur, e vrazhdë,e paepur për „cështjen“, me flokë të prera shkurt, pak pa gusto, e veshur keq apo më mirë proletarçe, por revolucionare...Ajo fliste me pathos revolucionar, mbronte „parimet“, moralin proletar, partinë e saj. Zëri, mimika, egërsia, ligësia ishin një me tw athershmet. Me pak ndryshim,. Ajo ka lindur rreth trecerek shekulli pas revolucionit të tetorit, dhe rreth gjysëm shekulli pas clirimit të Shqipërisë. C'mrekulli si i ripjell, riprodhon historia, ideologjia, partia, njerëzit. Pothuaj të njëjtë në formë e përmbajtje. Disi të ndryshëm në modë, veshje, grim. Por janw ata. ..Dhe ja tek vjen edhe tek ne modeli, disi më primitiv, crudo, por i “yni”, shqiptar ... Në fillim në një parti ende në opozitë, në afshin e pathosit revolucionar, mikroborgjezka e vogël, ju kundërvu " pwr cwshtjen", edhe kryetarit eksentrik. Por vec për hir të çështjes. Kryetari sa s'e eliminoi, por pastaj sic i ndodh rëndom në trillet e tij të zakonshme, mendoi të eksperimentonte edhe pak. I dha një llokmë. Një post kryekontrollor. Ndofta për ta djegur a ngrënë me presh në dorë...Por proletarka, komsomolasja, kishte një krah të fortë nw krah. Ai vwrtet nuk ishte bir i Komsomolitn, por qe i regjur, dinak, ishte bir i biznesit proletar. Ellis doli pa lagur. Por dhe me një status ekonomik ku e ku më lart se i pari. Për rrjedhojë edhe me një look tejet të ndryshuar: Rilindi krejt tjetër, në flokë, veshje, luks, çantë ... edhe në shprehje...Rilindi një polemiste luftarake, ndryshe. Njw komsomolase..e moderuar...Mikroborgjezka polli proletarkwn e kjo mw tej polli borgjezkën e pasur. Shikoni c’metamorfozw. Nëpër emisione politike u shfaq polemistja moderne, flakë e zjarr. Herë herë reminishencat rishfaqeshin. Lideri i shtrenjtw, adhurimi, patetizmi. Në një moment pathosi, kaloi nw halucinacion: komandanti ju faneps si hero kombwtar, me pwrkrenare e qillota. Kaq u desh. Ajo kish rilindur edhe pwr komandantin...Unë e shoh i mrekulluar në ekrane e nuk ngopem së pari. Është një mrekulli, një ringjallje, njw Rilindje e vwrtetw. Pas rreth 100 vjetësh. As ajo vetw nuk e kupton ndofta, mrekullinw e ekzistencws sw saj. Si është e mundur? Si lindi? Si u poll kaq identike? Partia? Koha?Trashëgimia? E c'rwndwsi ka. Wshtw gjithsesi një mrekulli...(nga Libri “Psikologji Shqiptare”)

(Nuk e di se si ndodh por e kuruar, trukuar, zbukuruar goxha ne krahasim me ç’ishte, ta shpif me keq po ta krahasosh me origjinalin e viteve me pare. Si dreqin ndodh? Eshte kuruar goxha mire dhe duket qe shpenzon shume per kete. Ndofta origjinali ka qene kaq impresiv sa nuk e zevendesojme qe nuk e zevendesojme dot me kopjen. Ju si mendoni? (Ju e dini per ke e kam fjalen)J

Të artikuluarit:----Më ka bërë shumë përshtypje kohët e fundit, që disa nga ministrat e qeverisë aktuale, lexojnë jo keq, pothuaj pa gabime shqip.

---- Lidershipi: Beteja e fituar, lavdia, zenithi, dehja… dhe më pas drama, rënia, disfata a largimi, e së fundmi takimi me të pashmangshmin, gllabëruesin e gjithshkaje, destinacionin e fundit, Anonimat-Masë. Takimi me atë që pasi i ngre peshe deri në qiell i flak pastaj në harresë duke i rikthyer ne vetminë e njëshit, dhimbjen, vuajtjen, tmerrin e mungesës së vëmendjes, harresës….Që nga lodhja e njerëzve nga tregimet e heroizmave të tij e plakja i braktisur nën Argon e rrënuar, e Jasonit të mitologjisë greke; nga ekzekutimi nën brohoritjen e masave që aq shumë e kishin adhuruar e liderit të revolucioni francez Robespierit; e deri te vetmia e telefonit të shurdhëruar të Thecerit në pension; përmes mijrash vjet kohëra,vinë tronditëse dhimbja e trishtimi i heroit të harruar, liderit të plakur, prijësit që pasi udhëheq trimat në aventura e fitore…. së fundmi përfundon në harresë. Me dhjetra, qindra,a më shumë prijës, liderë, krye politikanë e kanë kapur e kapërcyer këtë ylber, zenith, atë triumf e pastaj diku butë-butë e dalngadalë, e diku tjetër me vrik e me mënxyrë, kanë rënë tëposhtë, dikur, diku në vetmi, në terrin e harresës.E megjithatë kurdoherë e kudo, në agimin e shoqërisë njerëzore e deri sot, të gjithë kanë luftuar e luftojnë, shqyhen, copëtohen, vriten me njeri tjetrin e vrasin të tjerë, të mbrrijnë atje…me cdo kusht atje…E duan këtë mbrritje në majë, këtë triumf, këtë iluzion, këtë fitore-me disfatë të sigurt në fund, disfatë fatale aq të ngjashme me jetën, aq pranë fundit të saj. Nuk e dinë vallë ? Shpresojnë që jo? Mendojnë përjetësinë a lavdinë? Apo duke ditur përkohësinë, e duan për aq sa janë, për sa të jetë, sa të kenë jetë,, ndofta edhe për të harruar, a shmangur frikën e vdekjes. 
(Nga Libri "Psikologji Shqiptare")

Shkurt 2018 BALLO PA MASKA. Tani të gjithë po vallzojne pa maska. Politikanë, analistë, bankierë, biznesmenë, mediabërës, “akademikë”. Së fundmi janë flakur tej edhe maskat. Maskat e të gjitha llojeve. Maskat Moral, maskat Virtut, maskat Antikorrupsion, maskat Drejtësi, (gjyqtarë e qyqarë), maskat Paanshmeri analistash, maskat Demokraci...etj etj. Tani të "gjithë"e dimë kush është tjetri, ai,ajo, ata. Të gjithë, e dinë kush janë "të gjithë". Tani, ..të gjithë vallzojnë hapur pa maska dhe publiku i duartroket ashtu si janë,.. pa maska. Dirigjuar nga regjisorë politikë, po pa maska. Është si te fenomeni gjithnjë në zhvillim në futboll, ku dihet se shiten shumë ndeshje, por publiku sërish i ndjek, në stadium,në TV, me pult në dorë(si emisionet opinione) i duartroket, bën tifo. Se prapëseprapë jemi tifozë. Kemi nevojë për adrenalinë gjithsesi. Vallzimi, ballua pa maska është bërë vallja e shqipeve. Apo anasjelltas? Te gjithë dorë më dorë hedhin vallen pa maska, ballon e korruptës së hapur. I gezohemi ditëve që sollën partitë...( nga Libri "Psikologji Shqiptare")

---Komplekset e pas-territ.
....Sa të thella janë komplekset e adoleshencës, të rinisë, sa zorr të shkulen,... ,aq zorr sa kurrë nuk shkulen, dot kurrë...O zot c‘ rrënjë. Une shoh, fytyren me blana e bllunga komplekse të masturbatorit që të gjithë e njihni; atë të shtrembëruar e palavinë të të ngjashmit të tij të zi, që gjithaq e shihni....Shoh kokën me xhunga, bëlldunga qelbi, të atij tjetrit, rrahur që në fëmini e rishtaz në rini, pas cdo spiunimi të zellshëm të shokëve... Por nuk shoh vetëm këta....shoh dhjetra të tjerë, komplekse lëvizëse, frustracione lëvizëse, që nuk lëvizin veç vehten: për fat të keq me forcën e frustracionit, të qelbit të mbledhur, lëvizin a përcudnojnë, transformojnë, përdhunojne per ahmarrje, një shoqëri të tërë... për tmerr. Shoh ata që cojnë drejt së ligës turmat, të coroditurit, të paditurit, mediokrit,...që me fjalët, shkrimet, sharjet e tyre, mediat e tyre, politikën e tyre, vrasin njerëz, qelbin ajrin me frymën e tyre, ndosin mjedisin me pamjen e tyre, ndyjnë fundosin shkatërrojne mendjet me mendësine e tyre diabolike, shumfishuar në mijra faqe të fletushkave të tyre të ndyra, tashmë edhe elektronike... Shoh ata, që e morën në qafë ketë vend, që e pushtuan, zaptuan, mposhtën, inonduan, çfisnikëruan, çqytetëruan. Tamam kur filluam të mendojmë se po nisim të qytetërohemi, kur nisëm t’i themi njeri tjetrit Zotni, kur menduam se terrin së fundmi kaluam... Shoh ata që fëlliqën apo bënë të heshtin, zbuan, syrgjynosën, edhe ata pak që sado sido, disi u qytetëruan, a aspiruan të qytetërohen. Shoh cdo ditë, në qendër, në fokus, në zemër të vendit, ata që na i ndynë apo rindynë pas kaq vjetësh terr, kur thamë se dolëm në dritë, këtë kryeqytet, këtë vend, këta njerëz , që mposhtën, larguan, vranë kaq shumë njerëz, e bashkë me ta, atë pak të mire që kish mbetur në këtë vend.......

Ndjesi per Francën----Se c’ka nje gje Franca, ...po dhe Italia...por me shume Franca... qe ja dua ...aq shume kur jam larg saj e qe nuk ja gjej dot kur jam atje

---Besimet-

---Njerëzit besojnë më shumë atë që ju a japin fuqishëm. Njerëzit besojnë më shumë të fuqishmit. Besojnë më shumë tek partitë e mëdha, mediat e mëdha, njerëzit influentë. ….Pastaj besojnë më shumë atë që duan të besojnë, që priren ta besojnë , që ju pëlqen ta besojnë, që ju leverdis ta besojnë. Shpesh sipas preferencave, interesave, urrejtjeve, simpative apo antipative personale a grupore. Por edhe sipas bindjeve, tifozllëqeve, anëmbajtjeve, tashmë të formuara. Tani përfytyroni sa vështirë është t’i bësh njerëzit të besojnë. Atë që do t’i bësh të besojnë, edhe nëse kjo është e vërtetë. Sidomos kur ti s’je vecse një individ a një grup i vogël pa peshë në shoqëri. Sidomos kur ka dhe shumë të tjerë që duan ta bëjnë këtë e ta bindin ndryshe. Sidomos kur ai që duhet të bindet ka qenë e është nën trysni ideologjie e media- partie me dekada e sidomos kur është i parealizuar, i vuajtur, i trembur…. …Të bësh të besojnë njerëzit… një shkencë e tërë, për të bërë këtë është krijuar, krijohet cdo ditë, përpiqet, ka punuar e punon një makineri e histori e tërë, një industri e ideologji e tërë, parti e media të tëra. E gjithë bota ndahet në bindës e të bindur. Derisa ai që duam të bindim, të bindet për dicka. Pastaj atij i krijohet bindja “që hajde t’ja shkulësh”, por që ndonjëherë, rrallë, kur je shumë bindës, edhe mund t’ja shkulësh. 
….Një kushërira ime në moshë të thyer, dikur aty nga fillimi i viteve 90, më ngulte këmbë, e ishte e bindur… po aq e bindur për dicka…sa nuk jua them dot. ” Më beso, të jesh i bindur, nuk e diskutoj, është absolute,..e lexova vetë në gazetë…” “Në cilën gazetë..?” “Nuk e di, nuk më kujtohet, po ishte në gazetë...“ E mahnitshme. Kishte me dhjetra gazeta në treg, një e Kocos, një e Maqos, një e Taqos,…letër e shtypur, me gërma, me pika, me presje, me...nën kontrollin e Maqos, Taqos, Kocos,…Por c’prestigj…“Pse gënjen gazeta“ më tha? Vinim nga vitet e partisë…C’gatuante partia, hante populli. Po sot?( Nga Libri “Psikologji Shqiptare”)

Janar 2018

Burra shteti Episodi 1-I ra një telefon dikuj, një meso burri, që ishte lodhur disi nga puna e zyrave, e që e kishte ndarë mendjen të bënte pushim deri në pleqëri. Si shok kishte zgjedhur tavllën. Luante e mërzente kësisoj, rrëzë malit diku në një qytet larg qendrës, kur i ra ai telefoni e dikush i tha: “Kam një lajm për ty por e di që fjala e parë që do më thuash do të jetë se jam i luajtur… Ja po ta them:. Duhet të vish në kryeqytet se do të të bëjnë kryetar qeverie”. “ Ke të drejtë” ja priti ky “ Ti ke luajtur” …Po pastaj i kujtoi vetes me dashamirësi, se ishte burrë i zoti, dhe “se s’kishin farë gjëje më shumë ata që e kishin bërë më parë atë punë… Kësisoj u nis për ku i thanë dhe po atë natë u bë kryeqeveritar. Që në fillim e ndjeu se nuk ishte ndonjë zorr i madh. Dha intervistën e pare ku tha pak a shumë këto fjalë: “ Do të luftojmë… , .. po ne pastaj,.. se do bëhet ..atje, ne e dimë…prandaj populli… aty këtu, …dhe ne atë e kishim… me përpara dhe ja avash avash.. ai i atij, ajo e asaj , po burra …nga mbrapa, përpara…. ju faleminderit…”. Ashtu si dhe më vonë në fjalime të tjera, fraza e tij mbeti e sofistikuar por gjithëpërfshirëse. …Postin e mbylli shpejt por në kuzhinë e mbajtën gjatë. Më vonë disa nga njerëzit që marrin vesh shumë, thanë se ky burrë kur erdhi, atë vit të mbrapshtë e ktheu parsh dhe e shpëtoi vendin nga katrahura më e madhe që kish njohur deri atëhere. Me goxha kurajo, frazë, terezi e oreks të mirë…mbetet legjendë e gjallë edhe sot…
Episodi 2-Një pensionist i ndershëm luante sistematikisht, prej vitesh bilardo. Kur ja dhe këtij një ditë ditë prej ditësh ja presin kënaqësinë në mes. Dikush e merr dhe këtë në telefon e pak a shumë i thotë po ato fjalët si atij më sipër. Vetëm me një ndryshim të vogël: do e bënin kryetar shteti. Erdhi dhe ky në krye të sofrës, foli, hëngri, piu, dha dhe disa komanda me zë të trashë. Disa njerëz më pas thanë se ky kish qenë kryetari më i mirë i shtetit, që ka patur ky vend. Kjo i dha besim të kandidonte prapë por naaaa, s’ka më. (Prit se ka të tjerë, nuk di vetëm ti bilardo). E mbylli me aq, e vazhdoi duke u shfaqur ndonjëherë më të rrallë si opinionist a analist, e mbajti kandar drejtësie sic dinë ta mbajnë vetëm analistët e vërtetë.
Episodi 3-Një të treti, më pak të njohur, që edhe ky sa kish filluar të gëzonte pensionin, i cuan dikë t’i trokiste te dera në shtëpi. Personi që trokiti i tha se do i jepte një lajm…e pastaj bëri një pauzë. Pati frikën e ndonjë ataku kardiak,a kush e di., dhe e paralajmëroi: “ Të lutem mbaje veten,…jo jo nuk është lajm i keq, është lajm i mirë shumë bile, vetëm se mund të të vijë papritur. ..Do të të bëjnë ministër drejtësie..” “Kisha kohë që e prisja” tha ky…hijerëndë,..”madje jini disi me vonesë”. Lajmësit i ra të fikët. Edhe ky ja shaloi karrikes e shkëlqeu në ministrim. Ky më vonë u harrua por as nuk i plasi ta kujtonin më. Aq ju desh.
…Të tre shkurt hesapi mësuan të drejtojnë(nusërojnë) aq shpejt, sa të thoje se kishin lindur për prijësa. …Tani më thoni kush ka faj që këta njerëz rrinin aq gjatë në hije?Ata vetë apo ata që nuk i zgjodhën aq gjatë por që gjithsesi u kujtuan aq vonë…Por më mire, po bëj 3 pyetje:
Pyetje 1(retorike)- 1-Ku, në cilin vend të globit zhvillohen a mund të zhvillohen, qoftë edhe teorikisht këto ngjarje? 
Pyetje 2(prapë retorike): 2-Janë vetëm këto raste apo ka (pak apo shumë) të tjera të ngjashme me to.
Pyetje 3- (Jo retorike. Fituesi merr cmim): “ Përse këto episode nuk xhirohen kërkund tjetër?

Dhjetor 2017

---ARMIQVE e Të Ligjve, ju kam dhënë kaq shumë gezime me ato që më kanë bërë: “ Bombë,copëtim trupi, shkatërrim imazhi, anatemime, fyerje,pushim nga puna, mospranime aty ku mundja e mundem akoma të jap kaq shume..etj etj....Dhe përsëri kur ndonjëherë, kur kam shkruar diçka që nuk ju pëlqen, të më jenë kthyer me kaq tërbim, që ç’t’ju them o miq... E mahnitshme: cfarë do të dëshironin më? Vdekjen time?Po ç'do ta donin ? Nuk do kishin më shans tu jepja gëzime të tjera

(Pas “ngushellimeve” te padeshiruara)---Bera nje analize te se keqes tek ne, se deri ku mund te shkoje ajo dhe kesaj rradhe mora veten si shembull. Por objekti qendror i analizes psikologjike nuk eshte vehtja ime por E KEQJA, si dhe ne statuse te tjera te miat. Miqte qe i falenderoj shume, u merakosen dhe me çuan pershendetje e mbeshtetje. Te dashur miq! Ka kohe qe e kam kaluar ate shqetesim. Une as kam qene e as do jem qendra e asgjeje. Thjesht si psikolog analizoj fenomenin. Thjesht me lexoni e mirekuptoni si psikolog. Jo si Ylli. Ju perqafoj e ju falenderoj perseri.

Dy miq të mërguar ---Kam dy miq të mirë, që i njoh prej gati 40 vjetësh. I vizitoj jo rrallë dhe kur ndonjeri mungon në qytetin e madh ku jeton, ai qytet më duket disi bosh.Kjo do ju duket pak cudi, po të dini ku jetojnë.Njeri jeton në Stamboll e tjetri në Paris. Shikoni se c'vend zenë?! (Kuptohet për mua). Se janë goxha qytete apo jo e njeriu ka ku shkon. 
Rrallë, shumë rrallë kam dëgjuar ndokënd të flasë keq për këta dy miq. Dhe pyes ata që i njohin, e i kanë miq si unë; Përse? Kanë të dy nja dy tipare që rrallë i gjen në viset tona. Së pari e duan njeriun. Seicili sipas mënyrës së vet, por e duan e dinë ta duan njeriun. Dhe së dyti, shohin punën e tyre, e duan shumë punën e tyre, por që dhe kjo nuk është thjesht e tyre, por punë që i lidh kaq shumë me njerëzit. Kështu mendoj unë. Nuk di c'mendoni ju që i njihni apo që tashmë e kini marrë vesh me siguri se për kë e kam fjalën

---Kam dy miq të mirë, që i njoh prej gati 40 vjetësh. I vizitoj jo rrallë dhe kur ndonjeri mungon në qytetin e madh ku jeton, ai qytet më duket disi bosh.Kjo do ju duket pak cudi, po të dini ku jetojnë.Njeri jeton në Stamboll e tjetri në Paris. Shikoni se c'vend zenë?! (Kuptohet për mua). Se janë goxha qytete apo jo e njeriu ka ku shkon. 
Rrallë, shumë rrallë kam dëgjuar ndokënd të flasë keq për këta dy miq. Dhe pyes ata që i njohin, e i kanë miq si unë; Përse? Kanë të dy nja dy tipare që rrallë i gjen në viset tona. Së pari e duan njeriun. Seicili sipas mënyrës së vet, por e duan e dinë ta duan njeriun. Dhe së dyti, shohin punën e tyre, e duan shumë punën e tyre, por që dhe kjo nuk është thjesht e tyre, por punë që i lidh kaq shumë me njerëzit. Kështu mendoj unë. Nuk di c'mendoni ju që i njihni apo që tashmë e kini marrë vesh me siguri se për kë e kanë fjalën

Nentor 2017

E keqja kunder se keqes: E keqja më e madhe është atëhere, kur kundër së keqes lufton po e keqja. Të luftonte e mira në njerin krah, dikur do të fitonte. Kur ndeshen dy a më shumë të këqia, sërish vjen në fuqi e keqja. E Keqja është pra, kur zihen dy të këqia dhe e mira rri strukur

Shtator 2017

Qenia e vogel: Është një qënie e vogel që e njihni të gjithë. I madh e i vogel.I vogël në trup po ca më shumë në shpirt. Nuk le kërkend pa sharë e lehur. Deri të zotin. (Këtë më shumë pas krahëve). Të zotin e madh në trup e në bëma, Që ende e mban. Ashtu kot për gusto. Pyes vehten: "C'është kjo qënie që nuk gjen pajtim me kërkend.C'e grryen e mundon? C'i thotë vehtes vallë?" Ndofta: "Ah të mundja t'i bëja pis të gjithë. Do mbetesha atëherë vec unë..., vërtet i vogël, por i pastër...(A thua te kete ndrruar sot kur I vune dhe spaleta. Me duket se eshte bere pak me i heshtur. Po meson ne te 50-at te drejtoje shtetin. I kane vene nje tufe djemsh e vajzash qe vine nga jashte t’i mesojne abc-ne e burokracise statale)

---Bota ndërtohet e ngihet mbi bazën e vlerave, njohjes e pranimit të tyre. Njerëzit i njohin vlerat njeri tjetrit, kombeve, shoqërive, i përvehtësojnë, i bëjnë të tyret, i cojnë më tej, pasurohen në shpirt, kulturë, pse jo dhe në materje..Se kjo i con më tej të parat e shkon më tej soje.... 
…Ne sot po ndërtohemi(mendojmë se ndërtohemi) jo rrallë mbi bazë anti-vlerash, i promovojmë ato në poltikë, në art, kulturë, shpirt ...dhe themi: "Pse jo dhe ne?A nuk kemi dhe ne art, shkencë, universitete, gjithshka...Mbi themele të rreme, ngrihen vec ngrehina që bien. Ne biem e biem ...se ajo cka ngremë destionohet të shembet...Dhe vetë ata mbi ne, jo rrallë dhe ne, kënaqemi ta shembim e rishembim...se s'ka bazë e themel...A nuk kanë kërkuar të na rilindin, gjithnjë të na rilindin, ) të gjithë ata që vumë mbi krye... ( kurrë të lindin e të vijojnë atë, sadopak, që kanë ngritur të tjerët) Shihni pas një shekull histori...

Ekzibicion---…Ti nuk je në Shqipëri për ta bërë këtë vend. Ti kishe nevojë vec për një skenë për ekzibicionizmin tënd, për kënaqjen e egos tënde...që së fundmi ndjehet e plotësuar pas kaq dështimesh a mosplotësimesh të gjata në…fëmini, intrigë, hakmarrje

Qeni i races---Të mirës gjithmonë i lehin. Madje dhe ashtu kot, pa i ngarë as kurrë, tek shkon udhës në punë të saj…Ashtu si qentë e rrugës qenit të racës së mirë, ..Ashtu pa shkak e arësye….jo vërtet pa shkak: i shqetëson,i grryen me pamjen e vet…ju kujton si janë, ju kujton nga vinë, ju kujton kush janë

Qershor 2016(Kampionati Europian i futbollit)(ndjesi, mbresa, emocione, adrenalinë)---.

......Atmosfere e jashtezakonshme emocionuese sot ne Lens.
Mbi 20000 shqiptare kryesisht te rinj dhane nje spektakel te papare mbeshtetje per ekipin tone. Spektakel emocional, art, kulture, adrenaline njeherazi. Ekipi yne per pak, per fare pak, nuk arriti t'i shperbleje keta (dhe miliona te tjere para ekraneve) per dashurine e tyre, per gjithshka i treguam Frances. Per pak me shume fat e qetesi para porte, dhe per shume me teper drejtesi nga spanjollli qe na mohoi penalltine. Gjithsesi ky ekip duhet falenderuar. Uroj te mos ndahet edhe per shume vjet...Jane ende kaq te rinj shumica dhe mendoni me c'pervoje e sa bagazh me shume do te luajne ne vitet qe vine. Kam frike mos ndahemi serish, si shpesh here ne shekuj, kur edhe nese arrijme te bejme gjera te mira, sikur dikush, dikush brenda nesh, do te na ktheje prape pas. Shpresoj qe kesaj radhze jo.

....Perseri mbi 20000 shqiptare ne stadiumin e Marsejes kendojne:"O flamuri me i bukur ne bote"... Uragan ne Velodrome te Marsejes...Nuk eshte fjala vetem te futbolli, qe edhe atij djemte shqiptare i dhane kaq bukuri e burreri ne kete ndeshje, sa francezet u cmenden nga gezimi e nuk u besonin syve kur shenuan, por as deri naten vone neper rruget e Marsejes,aq kocke e forte ishte ekipi yne...por vec futbollit, eshte kaq prekese, ka kaq dashuri, emocion,force, te te gjithe shqiptaret e ardhur nga te kater anet e globit, Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Zvicra, gjithe Europa, Kanadaja, Australia, ShBA etj.,sa edhe lojtareve ne fushe ju ngjethet mishi..;Lexoni c'shkruan Mavraj, ky njeri dhe lojtar-burre me i hekurt ne mbrojtje e me zemer kaq te ndjeshme: "Uuhhh çfarë emocionesh na keni dhuruar... Lumturi e jashtëzakonshme teksa shikoje stadiumin kuqezi Krenar për kombin shqiptar”...Kush me shume Mergim?Ne juve apo Ju neve.

......Une nuk kisha pare deri me sot as ne stadiume, as ne mjedise tifozesh, ne bare, lokale, sheshe, perpara ndeshjeve te vogla a te medha qofshin, ate qe pashe ne Vieux Port, ne Marseille,dje:..tifoze shqiptare me flamurin kuq e zi lart qe kendonin hymnin tone kombetar e ngjitur me ta tifoze franceze qe me flamurin trikolor lart kendonin Marsejezen; Dhe asnje fyerje, asnje sharje, asnje dhune fizike...vetem nje gare ku kush e kush perpiqej te kendonte me fuqishem...
.....por une nuk kisha pare as me te bukur gjest se sa te atij djali shqiptar me bluze- flamur kuq e zi, qe televizionet franceze e dhane aq here: te atij djali qe kur pas ndeshjes, tifozi francez me gishtin poshte deshi t'i thoshte "ju mundem", ngriti supet me trishtim si te donte t'i thoshte "c't'i besh, c'est la vie"...por pastaj kur francezi mori te ikte i thirri:"Hej, hej"... "Quoi" pyeti francezi. "Ja cfare" dhe filloi te puthte bluzen e vet me shqiponje...

... .......Sidomos per imazhin e vendit ky eveniment ka qene fantastik. Kjo gje me ka shqetesuar gjithnje: aq balte ne 25 vjet dhe ne qe kemi bere kaq pak per ta permiresuar. U kam thene miqve se do na duheshin miliona reklama per te ndrequr disi ate qe eshte ngjizur kaq keq keto 25 vjet, edhe per faj tone por dhe te atyre qe nuk na duan a nuk na njohin mire, me te keqiat por edhe me te mirat tona. Vetem dy here u shfaqem me reklama te fuqishme, ne 2008 ne CNN dhe ne 2009 ne Euronews. Punoi nje staf i tere..;Me qindra transmetime per Shqiperine turistike ne dy rrjetet me te fuqishme televizive ne bote e me aq pak para dhe prape e kuptonim se kishim bere shume pak;... dhe prape na anatemuan. Ata qe vec shajne, ata qe per kete vend, kurre nje gje nuk e bene...Por ata qe merren me turizem e dine efektin e atyre spoteve atehere. Dhe me pas asgje... 7 vjet asgje, as edhe nje spot i ketyre permasave. Ne nje kohe qe fqinjet tane 3 here me te vegjel se ne, shpenzojne miliona cdo vit per spote turistike...;.;Po ja ku vjen ky sukses e shans i papritur me pjesemarrjen ne kampionatin europian dhe jemi aq te vleresuar keto dite edhe ketu ne France sa nuk e merrni dot me mend. Traineri i Frances Dechamp e kosideron ekipin tone te forte e me nje generositet impresionues, shtypi francez flet vec mire, tifozet tane vleresohen si fantastike. Kuq e zija ketu ngjall vec simpati e respekt keto dite. Kjo vlen sa nje milion reklama. Eshte evenimenti i trete i madh qe marr pjese pas olimpiades se Kines dhe boterorit te Frances 1998,por si ketu nuk jam emocionuar kurre.Kjo nuk duhet humbur, kjo duhet perseritur, kjo duhet bere vije...uroj te mos ndahet kombetarja, uroj te mos largohen drejtuesit e traineret e mire, uroj qe se fundi nje gje te mire qe arritem te mos e humbim si shpesh here ne shekuj, per shkak dasish, ambiciesh te vogla e shpirtrash te vegjel...

.......Une nuk kam pare...u bera kaq e nuk kam pare, nje sinkron te tille energjie, fuqie, te nje mase kaq te madhe njerezish me nje grup djemsh te mrekullueshem e kurajoze, si ketu ne Lion. Kjo ishte fitorja e kurajos, vullnetit, optimizmit dhe mosdekurajimit edhe pas dy humbjeve te pamerituara. Ne radhe te pare e djemve te De Biasit, por edhe e nje publiku fantastik qe nuk rreshti se mbeshteturi fuqishem,pa u lodhur, per 90 minuta e njelloj, nga ndeshja e pare deri tek e fundit idhujt e vet. E kemi pare ndeshjen ne kembe ne shkallet e stadiumit, pa u ulur..., askush nuk donte te ulej, as edhe per tu shplodhur pak, por vetem, kercente, brohoriste ne kembe, ngjirrej, vuante, gezohej, se fundmi kalonte ne delir tek inkurajonte djemte e vet qe dukej vertet sikur fluturonin. Ky ishte modeli me i mire i karakterit te hekurt, psikologjise se fitores, energjise, por edhe shkrirjes se nje ekipi fantastik me mijra fansat e vet qe ishin bere njesh me ta, qe i donin me shpirt ata, qe shihnin se fundmi tek ata nje forme te tille realizimi te tille te identitetit tone kombetar, qe besoj ka lene te habitur edhe me indiferentet, ne mos dashakeqesit me te thekur tanet ne Europe. .;;Une besoj se edhe Zoti a kushdo qofte mbi ne,mund dhe duhet ta shperbleje per ate cka treguan,kete ekip djemsh e kete mase njerezish te etur per fitore, ta shperbleje per te vazhduar me tej sa me mire, po kaq mire, akoma me mire...ne mos ketu ne France,(uroj qe ketu), ne te tjera beteja...

.......Ketu kam ndjere sa gjera te mira mund te bejme po te jemi te bashkuar. Dhe ashtu te bukur, sic shkruan ti,u jemi dukur te gjitheve ketu. Ndryshe nga imazhi i se shkuares. Kudo buzeqeshje simpatie, aprovimi, mbeshtetje e habie te mire, per kete fryme fantastike. Kudo ne rruget e stadiumet e Lensit, Marsejes, Lionit. Paska qene gjithe kjo energji e ndrydhur. Duhet te derdhet akoma; pa fund...(pergjigje  ishnxeneses time te mire Donika Micit)

Top of Form

(FUND kampionati Europian))

-

-(ne vijim te disa vargjeve te Dritero Agollit):...ka njerez, vec te keqen pertypin...., ripertypin....dite, nate..., muaj, vite,... jete te tere..;,me te keqen ngopen, e keqja u ze fytin..., nga e keqja mbyten,mavijosen,,nxihen ne fytyre: derisa nje dite nga kjo bote ikin... me te keqen ikin,... por prape sa shume te keqe, pas vetes oh na lene...-

Prill 2017 Mosmirenjohja. Vesi me i shemtuar. E kam ndeshur sa here ne jete,deri sot. A ndjejne valle ndonjehere, sadopak brerje ndergjegje mosmirenjohesit? Pergjigjuni ketu mosmirenjohes, se paku ju, gjoja-friends,ende ne facebook!A ndjeni ndopak sembim? Apo mos valle jeni dhe burracake? Jeni, sigurisht qe jeni,sepse vete mosmirenjohja eshte nje lloj akti tradhetie te fshehur, paburrerie,fshehje edhe nga vehtja te faktit sa te poshter jeni!

Mars 2016  Manifesti i së keqes
….Unë shoh sot këtu dhjetra, qindra komplekse levizëse, frustracione ulëritëse, që lëvizin nëpër Tiranë, që gëlojnë, larvojnë, por që duke lëvizur ashtu, ngadalë, zvarrë, si vemjet,krimbat, gjarpërinjtë, trondisin deri në shkatërrim gjithë shoqërinë tonë, që e troshisin për tmerr, që cojnë drejt së ligës turma të tëra, me fjalët , mediat e tyre, politikllëqet e tyre, që vrasin njerëz,qelbin ajrin me frymën, sharjet e tyre, ndosin mjedisin me pamjen e tyre, ndyjnë fundosin, shkatërrojne mendjet me mendësine e tyre, shumfishuar për tmerr si vezë insektesh,në mijra, miliona faqe te fletushkave, ekraneve të tyre. 
Unë shoh e njoh mirë ata që e morën në qafë ketë vend, që e pushtuan, zaptuan mposhtën, inonduan, këtë kryeqytet, këtë vend, këto qytete e atë pak qytetari që kishte mbetur. Shoh e dëgjoj cdo ditë ata që fituan këtu mbi Njerëz , që i mposhtën, larguan, dëbuan,vranë, shkatërruan Njerëzit, e atë pak të mire që kish mbetur në këtë truall…
- Këto qënie që nuk mund, nuk kam të drejtë, t’i quaj njerëz, e kaluan e po e kalojnë jetën me të Keqen, bij e etër të saj… Ata e prodhojne atë, e bluajnë cdo dite në dhëmbë, në gojë, në majën e penës, në firomën e tyre, në taste kompiuteri zverdhur, nxirë nga vreri i tyre.... Shpirti i tyre noton në det urrejtje dhe mllefesh. Këta shpifin përgjojne ,përgojojne , urrejnë, i sherbejnë te Keqes, asaj të madhes fare, me tërë trupin e shpirtin e tyre, paguhen prej saj,janë skllevër e padronë të saj..
Këta nuk dinë që ka dhe muzikë të bukur, vrap rreth liqenit, art, filma(njeri syresh thosh diku se e urrente filmin)mirësi, miqësi, tretje dhe jo vetem vjellje, dashuri, dhe jo vetem shtazëri, gëzim dhe jo vetëm helm e urrejtje për njerëzit. ...
...keta e kane dëbuar të Mirën, uroj jo përfundimisht, por gjatë, nga ky vend, nga zemrat, nga shpirtrat njerezore, por dhe fizikisht, me emigrim..,
...Po kush jane keta? Ku jane? ...si janë? Nga erdhën mes nesh, si u dyndën , si i pushtuan të gjitha, në këto dekada…si i zaptuan mor me media, e me drejtësi, me politikë e me katandi, me universitete e me qytete. Si u bënë kaq shumë. Apo si fituan duke qenë kaq poshtë
…Ju vetë e dini, i kini parë, dëgjuar, nuhatur, pranuar, u jinni nënshtruar, ndërkohë që ju kanë pushtuar, inonduar, ndotur, invaduar, prishur mendjet trupin, shpirtin... Këta prej vitesh pinë kafe në zemrën e kryeqytetit, me orë të tëra pinë, gjerbin kafe, se aty njëherazi, intrigojnë, shpifin shajnë, thurin, shkruajnë, vjellin të vjella, vrer, helm. Aty thuren programet, planet, skenaret, sharjet, urrejtjet...
Këta e kanë shitur të ligën me para, janë paguar mirë për të, por prapë nuk janë të ngopur a nuk dinë të ndalojnë, t’i thonë vetes mjaft…As sa për t’i gëzuar ato para se jeta edhe për ta ikën e fluturon…
….Jo njerëz ngushëllohuni disi,..nuk mund t,i gezojnë, se janë të dënuar, se jeta e tyre dhe e keqja janë një, se e keqja e tyre nuk mund të ndjejë gëzim, të ikë diku, të pushojë, pak, të shijojë natyrë, të shlodhet, … …Por jo nuk mundet, ndonjeri syresh, ka provuar ndonjëherë rrallë, por është ndjerë vetëm, bosh, pa jetë, atje në botën e qytetëruar, është ndjerë vetëm mes të mirave dhe është kthyer sërish e është ulur këmbëkryq këtu, këtu te kafja, tek helmi, në qendër të qytetit dhe ka rifilluar të thurë të keqen, ta vjellë, ...se këtu e ka zëmrën…Se rron me të keqen, se vetëm ngërdheshjen e së keqes ka në fytyrë, së i zymtë ka jetuar e do të vdesë bashkë me të.
…Jo këta, gjymtyrët e së keqes, helmi i saj, fryma, e keqja vetë, nuk shëtisin dot një pasdite te bukur, nuk shkojnë dot në plazh në verë ndonëse kanë makina, të lahen, të nxiehn në diell, si shumica e njerëzve tanë që ikin, qoftë edhe me turma, ngjeshur me njeri tjetrin, qoftë edhe me furgona … Këta edhe trupin e lajnë rrallë, shumë rrallë, kurse kokën pothuaj fare, kurrë… Pse vallë? Mos tremben se shpëlajnë vajin e „krezmimit“, a lëngjet e së keqes. Njeri syresh, tek të tjerët hynin në det, pas një rruge të gjatë plot pluhur, nuk shkoi me ta,….. shkoi në hotel, u kall në dhomë, në krevat, ashtu gjithë djersë e pluhur të flinte…ndofta të ëndërronte, të thurte të bluante në vetmi planin e së keqes së radhës...
...Këta nuk do shpetojnë kurrë... nga e Keqja, nga vetë vreri e helmi i tyre që e kanë e e mbajnë brenda, që i mbyt... nuk do të shpetojnë dot, deri në vdekje...se nuk shpëtohet dot nga vehtja. Ndofta vetëm nëse një ditë do të helmojnë veten me helmin e tyre, pasi të kenë helmuar njerëzinë mbarë. Si akrepi.
Mëshirë njerëz për kafkat e shtrembra, mjerimin e tyre, fytyrat me ngjyrën e së vjellës, mëshirë o njerëz për qëniet- jo njerëz, që vec hedhin pështyma, gelBaze cdo ditë e ndyjnë me të, fytyrën, trupin, shpirtin e shoqërisë
...Vec një gjë….E keqja ka lexueshmëri të lartë, dëgjueshmëri të lartë, shikueshmëri të lartë, ...e dini pse? Se ka mjerisht jo pak njerëz që ushqehen me të keqen, me të keqen e të tjerëve, me fatkeqësine e vuajtjen e të tjerëve, me poshtërimin e të tjerëve. Më shumë akoma, me ngopjen e ambicjeve te parealizuara, qetësimin e dhimbjeve të dështimeve, plotësimin e epsheve inatcore,.. nëpërmjet përlyerjes të të tjereve.Dhe kjo ka kohë që e ushqen lubinë e së Keqes tek ne. Që në kohra të merhumit kur njerëzit prisnin me padurim të priteshin koka e koka parreshtur mjaft që koka e tyre të mos pritej...
Jo njerëz, nuk është kjo rruga e qetësimit a e shpëtimit. Mos e ndiqni e duartrokisni të keqen. Shpejt ju vjen radha...E keqja nuk kursen asnjë...Se e Keqja nuk ka vetëm dëgjues, shikues e lexues shumë. Ajo ka dhe antena shumë, përgjues, përndjekës, përcues shumë, që i kanë shërbyer e i shërbejnë. Sot në botën e teknologjisë ajo ka ndjeshmeri të larte, vec dëgjueshmerisë, lexueshmërisë së larte...Ja vini re...këtu në këtë manifest, nuk ka asnjë emër.,, por ata e dinë, e ndjejnë, shqetësohen, e ulërijnë, e dinë se ky është Manifesti , antimanifesti i tyre.. e dinë këtë kafkat e shtrëmbra, pushtuesit e kryeqyyetit, mbytësit e qytetarisë, ata e Keqja e madhe...ata Triumfi i së Keqes...ja do ta shihni e dëgjoni sic e keni parë edhe shumë herë më parë...

Shkurt 2016- Informacion per punet e vjedhura---Per dijeni te shkodraneve, dhe gjithe shqiptareve, Rruga e Dugajave te Reja ne SHkoder, ndryshe pedonalja, aq e pelqyer nga te gjithe, u ndertua gjate vitit 2008 e u inagurua ne 2009 me Financim te Ministrise se Kultures, dhe me fonde te mbledhura jo lehte, pasi ishte mesi i vitit buxhetor dhe per te nuk ishte caktuar asnje fond. Veper e punes se palodhur te gjithe stafit te Minsitrise se asaj kohe, pjesetar i se cilit kam qene edhe une. Cilido qe perveteson punen e te tjereve, le te degjoje fjalimin e inagurimit te kryeministrit te asaj kohe. Ne vijim kur te vije rasti, do t ju tregojme edhe per pune te tjera te mira. Puna nuk mbulohet, as vidhet. Ky status, ndonese pak i vonuar, reagim ndaj asaj, qe ne zgjedhjet e 2009 e deklaroi si pune te vet.

Rob batute ----Ti duhet ta kuptosh se edhe batuta jote me "e ndritur", humori yt me "brilant", shkendijat e mendimit tend sipwran, shtatlartesia a shtatmadheria jote, autoriteti yt shtypes, pesha a hija jote e rende, jane nje dhe vetem nje. Jane pak, shume pak edhe po tu shtosh te gjithe mediat servile a gojekycura qe te bejne fresk, qe i blen, i shtyp a i korrupton. Ja u bekeni 10, 15 ,ja nja 20 se bashku me to ...vetem kaq. 
A s'e kupton edhe, gjigand i swmurw, qe media e gjere, ajo e lire, sociale, online, ka fituar, e ka mundur se fundmi perbindeshin e kontrolluar mediatik, qe me urdhrin tuaj e te tjereve si ti, ka vrare sa e sa njerez e shpirtra njerezish. Ajo eshte aq e madhe tashme, sa nuk mund te perballet mw dot askush me te, as oligarku, diktatori a paranojaku me i cmendur. Ajo, eshte media e gjere, media sociale, media e te gjitheve e paroberueshme nga asnje pronar manjat a politkan superior, nga asnje parti, pushtet, a monokrat. Ajo u DEMOKRATIZUA se fundmi. Eshte e lire. Cilido shkruan si ja do qejfi, si do e si mendon, pa kontroll e pa censure, pa urdher, ...pa le te thone se ra niveli, se shkruan cilido e cfaredo, se u ndy e u shpela, se u mbush me budallallalleqe e te tjera si keto. Ani, le te thone, le te kete sa te doni edhe nga keta...aty brenda si metali i cmuar brenda mineralit, gjendet e verteta, fakti, shpirti, ajo qe ndjejne njerezit. Nuk e kontrollon dot o i fundmi i moderuar i diktatoreve, antinjerezoreve, shqiptarmohuesve, ...Ti e ve re dhe vete. Thjesht sa per ilustrim. Per nje pjeshke fole ti, dhjetra pjeshke te kalbura te fluturuan ne surrat...Ja kendej nga media e gjere, media sociale, media e te gjitheve...

tyre, politika e interesat e saj të ngushta. Në pjesën më të madhe të tyre ata që emërohen si ministra e dr